Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

4 Dhjetor 2025, 21:54Politika TEMA
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike.

Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend dhe se reagimi i partisë ka qenë apatik.

“Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji.

Salianji foli edhe për zgjedhjet e pjesshme, teksa tha se kandidatët që mbështeti PD-ja në të gjitha bashkitë nuk morën vota as sa për një mandat deputeti. Sa i përket protestave të përjavshme para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Salianji ironizoi aksionin e selisë blu.

“Si? Duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës”, pyeti ai.

1 Komente

  1. r
    robi

    O Salianji na bere per te qeshur me lot me ate muziken para kryeministrise, po si nuk.e kemi vene re kete veprim te cmendur te vicidolit. Hajde gallate hajde me muzike do rrezojme Edi Ramen me shalepiprren sharebajge Elda Hoti ,.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje