Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka kërkuar reflektim brenda forcës politike, duke theksuar se përgjegjësia për çdo largim nga partia bie mbi lidershipin Sali Berisha.
I ftuar në studion e QUO VADIS, ai u shpreh se të gjithë demokratët që angazhohen në parti duan të jenë fitues dhe nuk mund të etiketohen si “kriminelë” pse kërkojnë sukses politik.
Salianji kritikoi qasjen e drejtuesve që, sipas tij, nuk marrin parasysh mendimin e demokratëve, duke shtuar se partia nuk duhet trajtuar si pronë personale.
“Quhen kriminalë demokratët që duan të jenë fitues. Të gjithë demokratët që vijnë aty duan të jenë fitues. Partia ka vetëm një interes, si të rrisë numrin e anëtarëve, votuesëve. Partinë Demokratike duan ta mbajnë si pronë.
Nëse drejtuesit thonë që nuk na intereson çfarë mendojnë demokratët, duan ta mbajnë si pronë. Duhet ta bëjmë tani, që të mos flasim pas një viti.
Duhet të ishim sot me 61 kandidatë, me njerëz të ndarë në zona. Kur janë në PD, nuk ikën njeri. Përgjegjësia për çdo largim nga PD është e lidershipit”, tha Salianji.
Fol ti fol por malokët me saliun e Nul Nokën,Zhelalin etj e trajtojnë pe -den sikur ua ka lënë babai.Ata janë njerëz që nuk kanë as turp e as nder,janë të drunjt,janë fundërina të kombit tonë.Dhe mirë t’ju bëhet juve kur udhëheqin njerzit e tokës së xanun.PD-ja do ngelet në opozitë sa të jetë gjallë sali maloku.Për këtë mblidheni mëndjen,sepse sali karaxhiçi është një njeri i zi,një kriminel i çpifur.
Mirë e thua o Babale , po kujt ja thua . Saliu nuk dëgjon nga veshët , se helbete plak njeri , po ka filluar dhe të mos shofë nga sytë ! Me sa duket po i vjen fundi .