“Saliu ka vetëm interesin e tij", Çupi: Kërkon njerëz poshtë ballkonit dhe rrëmujë në parlament, do t’i thotë SHBA e drejtësisë se…

7 Mars 2024, 09:41Politika TEMA
“Saliu ka vetëm interesin e tij", Çupi: Kërkon

Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkon që poshtë ballkonit të shtëpisë së tij, t’i shkojnë sa më shumë njerëz, ndërsa në parlament të ketë rrëmujë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha kërkon t’i tregojë Amerikës dhe drejtësisë që ka njerëz pas vetes.

“Saliu ka vetëm interesin e tij. Mos e bëj Saliun një udhëheqës që do të mirat e vendit, të mirat e Partisë Demokratike.

Saliu po shikon gjënë e vet, do sa më shumë njerëz poshtë ballkonit, do një rrëmujë në parlament dhe do t’i thotë Amerikës dhe drejtësisë, që unë kam njerëz me vete dhe unë, kushedi, mund të pëlcasë ndonjë bombë.

Saliu tani është i burgosur. E quaj të burgosur, mafioz dhe njeri anti-amerikan. Kush i shkon pas vetes? Në jetë, kemi njerëz të fiksuar dhe sidomos te diktatori, te i dhunshmi, njerëzit fiksohen më shumë, kanë probleme me mentalitetin e tyre.

Ka njerëz që e kanë të lidhur fatin e tyre me Sali Berishën sepse janë edhe ata të korruptuar dhe hajdut. Ka njerëz që e duan edhe pa interes”, theksoi ai.

1 Komente

  1. u
    u shofshin ZAGARET !

    Sa me shume ZAGARE e kishe fjalen besoj !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje