
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri.
Ai ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar.
Sakaq, kryeministri ka thënë se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes.
“Nuk dua të zgjatem më shumë se doja t’i lija vendin tre zonjave se janë forca reale, por Luigi do gjithmonë që unë të flas në evente. Në këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë.
Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar.
Meqë ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli”, u shpreh ndër të tjera Rama.
BRAVO RAMA.
Forca plako!
Qe ne krye te fjales dallohet qarte synimi i rames. Atij kurresesi nuk i intereson permabjtja e samitit, vendimet, procesi ne vetevete. Rames i mjafton, madje i tejkalon, fakti qe po behet nje samit ne Tirane dhe ai eshte ne qender te vemendjes. Kaq. Sa per vendime dhe shqyrtime as i plas trapi fare.
Ky kllauni qe ben per te qeshur po merret me dekorin sidomos me Tapetin e Kuq ku do te parakalojne nga shalthata Ursusja Von e me rradhe gay te tjere. Sa shpejt e "harroi" Ballkanin e Hapur qe u mbyll pa filluar pune dhe zero rezultat.
..... rruges u kenaqem me shakate e kripura te Duces......(kllauni Rama)s
Me qënë se ngeli pa 120 miljonët e premtuar si subvencione për bujqësinë nga BE sepse 60 miljonë euro që tundi ambasadori i BE Luigji Soreka para 4 vjetësh, duke kërcyer naplonin me eurot e BE me Edi Ramën rrotull xhepistes mjerane Krifca, u zhdukën pa vajtur asnjë cent tek ndonjë bujk i mirfilltë që gdhihet e ngryset duke u mar me tokën e me bagëtitë, ikën u avulluan si me magji dhe BE ndërpreu subvencionet për bujqësinë. Shoku Rama nuk mund të bëj pa subvencione dhe investime të BE dhe me mënçuri hodhi nga trasta e tij diplomatike dobiçin ruso serb Open Ballkan dhe futi në të procesin e Berlinit dhe me të në kurris brodhi në vëndet e Ballkanit duke kandisur zotërinjtë e BE që mëlçin e majme plot subvencione dhe investime të procesit të Berlinit t'ja var atij në qafë dhe menaxheri i parave që vijnë nga në Shqipëri nga bota e jashtme, shoku Ilir Beqja po pret me padurim që tu gjej vëndin e duhur miljonave që po premton Van der Lein, ........me përvojën e çmuar të drejtoreshës së AZHBR Krifca me 60 miljonët e subvencioneve për bujqësinë që kanë shkuar në vëndin e duhur por jo për bujqësin, natyrisht pa dijenin e ambasadorit Soreka që nuk e kuptonte fare që mbrapa kurrizit të tij haheshin dardha. Nga këto miljona premtuar nga BE në kuadrin e procesit të Berlinit do ketë për të gjithë, atodo të ndahen në mënyrë të arsyeshme dhe vetkuptohet, do të ketë jo vetëm për shokun Edi Rama por dotë ketë edhe për drejtuesit e BE që të shkretët , të ken ca miljona mënjëanë dhe të hapin edhe ata ndonjë biznes kur të dalin në pension sikurse projektonte me të drejtë zoti Mc Gonigal i FBI po ti shkonte mbar bashkpunimi me Edi Ramën. Vetë emërimi përsëri i sinjor Luigji Sorekës ambasador i BE, ardhja e ish ambasadores së nerume Vllahutin që lavdëron sukseset e SPAK tregon që afera e zhdukejs së 60 miljonëve të subvencioneve për bujqësin do të mbyllet dhe miljona e miljona të tjera subvencione dhe investime të BE, edhe ato në kuadrin e procesit të Berlinit, do të zhduken në vrimën e zezë të kusarisë dhe korrupsionit që ka stisurme shumë mundim shoku Edi Rama, lider i nivelit global në fushën e kusarisë që me samite si ky në Tiranë në 16 tetor ka mar përsipër që kusarin ta shtrij edhe në qarqet drejtuese të BE ku ka edhe aty që janë bërë presidentë, ambasadorë, kryeministra, deputetë, ministra .......vetëm për të vjedhur që të mos ngelen varfanjakë të kësaj bote. Të jeni të sigurt që populli shqipëtar, Shqipëria kurr nuk kan për të fituar gjë në marrveshjet ku aktivizohet Edi Rama, prisni mbas samitit të sukseshëm të nesërm vetëm vargojë të rinjë kusarie me ngritjen e taksave dhe çmimeve në nivelin e çmënduris jetvrasëse, taksa e banesës, e tokës , taksa e dhunshme e sigurimit të banesave , kasolleve dhe koteceve të pulave nga tërmeti, rritja drastike e çmimit të ujit që na fal natyra por që do të bëhet pronë e qeverisë, dmth Edi Ramës se ai është realisht qeveria, pritni dhe nuk keni parë gjë akoma mbas samitit të nesërm të suksesshëm o popull......më saktë o pensionistë të mjerë, se ju keni ngelur pa emigruar dhe ju keni ngelur që t'ju vjeth Edi Rama me kallashnikovin e taksave dhe çmimeve të marrosura.