Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se përmbytjet e këtyre ditëve nuk janë ndryshe nga ato që ka kaluar shpesh vendi, por këtë herë janë të ngarkuara për shkak të debatit politik.
Sipas tij, diskutimi më i madh që bëhet sot nuk është kush u përmbyt, por a do ikë apo jo qeveria.
“Nuk do t’ia dijë njëri për përmbytjet, të gjithë pyesin do vijnë amerikanët apo s’do vijnë amerikanët, shqiptarët kanë që në ‘45 që presin amerikanët. Nuk mendoj se është lajm doli ministri apo kryeministri në terren, çfarë do bëjë, do dalë në fotografi? Shteti ka sot 180 mijë punonjës, të cilët të paktën 50 mijë duhet të ishin në punë. Është një histori që përsëritet dhe vjen për shkak të një arsyeje themelore, ne nuk zëmë mend nga fatkeqësitë.
E gjitha bota është ndërtuar mbi bazën e fatkeqësive; Londra, Parisi janë ndërtuar mbi bazën e fatkeqësive sepse shtetet kanë zënë mend nga fatkeqësitë. Ndodhin edhe përmbytje, Evropa sot është e bllokuar, por nuk ndodh debati çfarë bëri qeveria, gjithë puna është se ne nuk vëmë mend. Kjo situatë ka ngarkesë politike që e kemi trashëguar nga fundi i vitit të shkuar. Askush s’e ka mendjen te kanalet sot, kanë ngarkesë politike për shkak të debatit politik. Në bulevardin e Tiranës nuk diskutohet u mbyt apo jo Novosela, por a do iki apo jo qeveria, debati është politik”, tha Manjani.
Po ja fusin kot. ..qytetet shqiptare jane ndertuar pa planimetri . Durresi eshte nen nivelin e detit ndersa keneta me poshte akoma , kush i lejoje te ndertojne shtepi ne nje terrene jo constructible ?qe do jeté gangrène per gjithe jeten. Shikoni apartamente e ndertuar nga diktatura qe jane degraduar , normalisht duhet nje zgjidhje e tipit Gjeorgjian ndryshe do vdesin njerez. Vlora po ashtu nen nivelin e detit. Lezha me keq me derrdhjen e lumit sidomos kur deti ka batic .... Eshte mire te heshtin dhe te mendojne per ta zgjidhur dhe jo te protestosh por te japesh ndihmen tende si i zgjedhur me vone kur gjerat qehtesohen kerkohet llogari.
Sa I peshtire....boll u talle o pasanik. Shiko cthote Ahmetaj per Portin e Durresit.
Ke te drejte "O njeri pa din e pa iman", kur thua qe kane reflektuar dhe mesuar nga fatkeqesite. Por ti dhe llumrat e njellojte me takemin tend, lumturohuni me nje popull qe eshte i perveluar te jetoje me fatkeqesite e cdo lloji, qe nga mortjet si puna jote edhe keto kafshe politike qe ia vrane ta ardhmen pikerisht atehere kur ky popull e meritonte, pas vuajtjeve dhe lengimeve qe nga 1468, kur Gjergj Kastrioti nderroi jete. Ti je kamarja e turpit ne aktialitetin politik o Manjan.