"Serbia saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska", Basha në KiE: Hetim ndërkombëtar për parregullësitë e zgjedhjeve serbe

23 Janar 2024, 16:40Politika TemA

"Serbia saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska",

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku është diskutuar për zgjedhjet në Serbi.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Ndër të tjera ai bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi pak ditë më parë.

“Shkelje masive dhe parregullsi në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE-së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabarta.

Konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë.

Qytetarë nga shtete të tjera, si Bosnjë dhe Hercegovina, u transportuan për të votuar në Beograd, ndërsa shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve.

Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e  dokumenteve, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave”, tha ndër të tjera Basha.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Beri cirak edhe ketu brenda ky po tani do na ver ne vije Rusine dhe Serbine. Ky eshte trap fare. Ky e pa qe nuk la me gje pa shitur ketu brenda bashke me Salen, qe nga deti etj, dhe tani na shkon na merret me keto te tjerat qe te duket se po ben dicka per ceshtjen kombetare. Pyke.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erjoni. ( jo Kunati)

      Kerko hetim edhe per zgjedhjen e Kryetarit te PD ne vitet 2013; 2017; 2021… Je i math o xhigant.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ledina

        Kjo deklarate eshte pershendetur ne Beograd dhe Moske, pasi e dine pse e ben bashkepunetori i tyre ...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje