SHBA njoftoi ngrirjen e fondeve për SPAK, Balla: Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, Amerika s’ka ndryshuar qasje

5 Shkurt 2025, 09:38Politika TEMA
SHBA njoftoi ngrirjen e fondeve për SPAK, Balla: Mos t’i japim

Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla komentoi dekretin e Donald Trump që preku edhe Shqipërinë me ngrirjen e fondeve për institucionet, mes tyre edhe SPAK.

Në reagimin e parë që vjen nga Partia Socialiste, ministri Balla thekson se SPAK është një institucion i pavarur i një vendi sovran dhe që mbështetet nga buxheti i shtetit.

Balla shprehet se nuk duhet t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, pasi sipas tij SHBA nuk ka ndryshuar qasje për Shqipërinë, veçse administrata Trump po bën një ridimensionim të ndihmës së huaj.

“SHBA ka qenë dhe mbetet mbështetëse e reformave shtetformuese në Kosovë, të shtetit të se drejtës në Shqipëri. Nuk shoh ndryshim të qasjes, Shqipëria mbetet partneriteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për SHBA.

Trump ka qenë president në mandatin e kaluar, në atë kohë ishte momenti kur u krijua SPAK dhe u mbështet. Të mos ngatërrojmë, dy qasje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. SHBA janë duke ridimensionuar mënyrën e akordimit të fondeve të tyre, po mendojnë të ulin asistencën jashtë, por kjo s’do ndërpritet dhe Rubio ishte i qartë në deklaratën e djeshme.

Partneriteti i rëndësishëm vazhdon, po ridimensionojnë ndihmën e tyre të huaj. Ajo që thotë Rama merr edhe vlerë më të madhe, SHBA këtu ka qenë ndër vite që nga ‘91, por PS ishte ajo që e vuri në program dhe që e realizoi reformën në drejtësi dhe PS është ajo që do vazhdojë të mbështesë dhe me fondet që i duhen.

Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, për ta përdorur këtë qasje të re të administratës amerikane me një institucion të një vendi sovran siç është Shqipëria. Edhe këtë vit nëse e shihni buxheti i alokuar nga buxheti i shtetit për SPAK, ka pasur rritje nga ai alokuar 1 vit më parë”, tha Balla në Report Tv.

 

5 Komente

  1. T
    Taulanti kërkon një motër!

    Me demek ky Tao është "pakoruptuar" !!! Mos është gjë 1 Prilli sot ??

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po,Taulant Palla eshte me i ndershmi i qeverise Rama, besoje po deshe! El-salvador per Fatosin e Partise...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      Mero Prifti pse nuk publikon takimet qe po organizojn Partit e reja ne diaspore. Te Dielen Agron Shehaj mblodhi mbi 2500 Shqiptar ne Brescia Itali . Ju nuk shkruani asnje rresht. Balla mezi mbledh 50 vete ju e beni lajm. Boll mbrojte pushtetin qe perzuri ne kohe rekord 1miljon Shqiptar nga vendi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Sa te nxituar qe jeni, po lereni te shkretin te mashtroje deri me 11 maj.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qyfyre rilindjote

          Ja dhe shoku Balla, ky kokrra Katunarit / me gojen shtremberu nga "Vegla" e Kryetarit / ky pra "Deputeti me i votuar" me mjaft perkushtim / nga suporti i Suel Celave qe jane gjoja "ne kerkim" /

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje