
Tre muaj para zgjedhjeve, prokurori i SPAK, Ols Dado dhe gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, vendosën të arrestojnë mbi bazën e dyshimit kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky akt u cilësua si ndërhyrje në politikë, por edhe në procesin zgjedhor të 11 Majit, duke qenë se Veliaj, veç kryebashkiak i kryeqytetit me 1 milion banorë dhe i zgjedhur për 3 mandate radhazi, është edhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, ku jeton edhe pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë.
Por, shumëkush do të habitet nga fakti që me sa duket vërteton një lojë me dy standarde të prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani në këtë rast. Për këtë duhet të sjellim në kujtesë hetimin për kryetarin e PD-së Sali Berisha. Kur gjykata ndryshoi masën e Berishës nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, GJKKO ka shkruajtur e zeza mbi të bardhë arsyetimin e mëposhtëm:
“… si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.”
Tani bien në sy dy gjëra:
E para, GJKKO pranon se mbajtja e Berishës në "arrest shtëpie", edhe pse me një masë shumë më të lehtë se Veliaj, mund të kishte ndikim në zgjedhje;
E dyta, ky vendim u mor në nëntor 2024. Pra, gjykata mendon se mbajtja e Berishës në "arrest shtëpie" pesë muaj para zgjedhjeve do të kishte ndikim, ndërsa arrestimi i Veliajt, Drejtuesit Politik i PS për Qarkun e Tiranës, tre muaj para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në burg nuk ka asnjë ndikim në rezultatet zgjedhore.
- A është ky një qëndrim me dy standarde i prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani?
- A kanë ndërhyrë qëllimisht ata në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke arrestuar drejtuesin e Qarkut më të madh në Shqipëri?
- A i kanë bërë kujt një favor me arrestimin e Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
- A është njoftuar PD nga gjyqtari Bani sapo ai firmosi vendimin për arrest me burg për Veliajn dhe a do të ketë një hëtim për nxjerrjen e sekretit hetimor?
Po ca e vrisni mendjen,Spaku eshte ne sherbim te Saliut,kjo nuk do as ment dhe as kalem.
Jo mer bq lushishteje jo. Se SPAK -u mbajti 1 vit ne arrest shtëpiak saliun dhe dhenderri i tij është akoma ne arrest. Like floriri është ne burg dhe Spak -u qenka i saliut!! Veliaj nuk është drejtuesi politik per Tiranën por nje nga drejtuesit
Po, i kane bere nje nder shume te madh partise socialiste dhe sidomos Rames qe merr flamurin e atij qe e duron spakun per hir te drejtesise duke sakrifikuar te vetet. Jo, nuk ka dy standarte. Berisha eshte kryetar i opozites kurse veliaj nje nga te shumtet me peshe ne ps. Te gjitha keto pyetje beja Rames qe e gatoi me mjeshteri dorezimin e lalit ne duart e spakut. Dhe mos beni sikur nuk kuptoni per te mjegulluar gjera qe jane shume te qarta per te gjithe.
Pa iluzione Spak eshte banda me e rrezikshme e shpellareve kriminel, sepse I eshte lene hapesire e paķufizuar, pa dhe e asnje prove. Per te keqen tone ta gezojme edhe ketbordello.
Me dy standarte vertet. Liken e moren si qen bir qeni, dhe mire ja bene. Kurse Lali fikun e lane te mbaronte dhe mbledhjen...
Likja ja bëri kokës, nuk iu bind të shoqërohej. Ku i dihej, mund t'ia kishin ndryshuar masën, si lider i një partie, njëjtë si argumentuan për Berishën. Edhe Eri ndoshta do të përfitonte nga kjo. Në fund të gjithë të gëzuar do të merrnin pjesë në fushatë dhe drejtësia në mbyllje, të tre në hetim.
Ja se do linin akoma jashte Veliajn qe nga 3 miliarde te kapura t'i bente 30; dhe te vazhdonte me kercenimin dhe shkaterrimin e telefonave te deshmitareve me bushkat e veta.
Kjo eshte e qarte: Saliun e faktorizoi Rama se jane ne marreveshje,kurse Veliaj jo se nuk ishte hajdut,por ishte rrezik per Ramen...Pse u kujtua tani Rama,gazetare e politikane pa karakter te bejne biografine e prokurorit e gjykatesit,pasi denoi Veliajn???
A luajten me dy standade? Me falni, por kjo eshte nje pyetje krejt naive, per te mos thene qellimisht corientuese. Duket acik qe luajten me dy standade, dhe jo vetem per masen e ndalimit. Njerin, xha Saliun, e zbriten nga penxhereja e katit te tete me arsyetimin se jemi ne prag fushate elektorale dhe 'lideri" i duhet opozites ne terren ( kjo ndodhi qe ne nentor te vitit te kaluar.). Tjetrit Veliajt, i dhane masen arrest ne burg vetem tre muaj para zgjedhjeve, edhe pse e dinin qe ai eshte drejtuesi politik per kete fushate i nje rajoni me rreth nje milion banore. Ke ndihmojne e ke demtojne keto masa? Edhe bufi e di pergjigjen. Por standadi i dyfishte duket me shume edhe ne aspektin tjeter. Veliaj u arrestua menjehere vetem mbi bazen e dyshimeve nga nje leter anonime, madje duke i dhene arrestimit te tij ngjyrimet e nje gjyqi popullor si ato te komunisteve pas '45. Ndersa xha Saliun, qe akuzohet per ngjarjet e '97, per 27 viktimat e Gerdecit dhe 4 te vraret ne bulevard, nuk po e ngacmon njeri edhe pse provat jane sheshit. Me e pakta, kjo eshte nderhyrje e paster e drejtesise ne politike. Ku po veme keshtu? Po kthehemi te drejtesia e Gjin Gjonit? Po i themi stop rrugetimit te vendit drejt BE? Edhe mundet. Shume njerez, xha Saliu i pari, i kane shprehur hapur keto synime.
Nuk është Veliaj drejtuesi por nje nga drejtuesit Jane Elisa Spiropali Blendi Gonxhja manastirliu jo vetëm lali hajduti
Saliu kadavra nuk ka rrezik te vjedhe dhe te abuzoje, se nuk eshte ne pushtet. Pusht eshte, po jo ne pushtet. Kurse Lali fiku nuk mund ta linin ne karrige, sepse si ujku me melçi te varura ne qafe, dd i mbaronte te gjitha.
Spaku I leshit,doni me per Belulin,gjithe kete kohe jane mare me gjueti shtrigash kunder socialisteve,gjithe keto vite kan vrojtuar ne vrime te braves si lideri I tyre Sali mut Berisha. Skenarin e ka pregatit Sali kerma,Spaku e zbaton.
Shume arsyetime behen per Spakun. Secili keput brockullat e veta. E pra Spak duhet te zbatoje ligjin dhe duhet lene te beje punen. Te tjeret, pa perjashtim duhet te presin procesin e te njihen me akuzat dhe provat hap pas hapi.