“Të huajt na shohin si “A” në çfarë bëjmë”, Rama: Morëm letrën e BE për hapjen e kapitullit të 3-të, anëtarësohemi në 2030

13 Shkurt 2025, 12:52Politika TEMA
“Të huajt na shohin si “A” në çfarë

Kryeministri Edi Rama foli për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ndihmën e Inteligjencës Artificiale që ky proces të ecë sa më shpejt, me qëllimin e vetëm që në 2030 Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kur e nisën këtë proces ishin vrima e fundit e kavallit, ndërsa kanë luftuar, sipas tij ‘dhëmbë dhe dhëmbë për dhëmbë me fatin e trashëguar keq’.

“Tani kemi ardhur në një fazë ku të huajt në shohin si “A” në cfarë bëjmë, kurse brenda vetes “Sh sh sh sh…” histori e njohur që e përndjek Shqipërinë dem baba dem. Por që edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do mbarojë”, tha Rama.

Rama falënderoi ekipin negociator për hapjen ditën e mërkurë të kapitullit të tretë të negociatave për integrimin në BE.

“Ndërkohë që ne me këtë model do të jemi të gatshëm që gjithçka ta mbyllim brenda afatit që kemi përcaktuar së bashku me Komisionin dhe që nga pikëpamja teknike, ne të konsiderohemi gati brenda vitit 2027. Për t’i dhënë kohë pastaj procesit politik dhe ratifikimit në parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, brenda një harku dyvjeçar që parashikojmë për procesin politik dhe ratifikimin nga vendet e anëtarës, që më pas, maja e 2030-s do na gjejë me flamurin tonë në rreshtin e parë në Bashkimin Evropian.

Ju jeni skuadra e negociatorëve në përpjekjen për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda vitit 2030. Sot është një ditë e bukur për të gjithë ne, e cila lidhet drejtpërdrejt me punën e të gjithëve ju. Ju falënderoj për punën tuaj dhe për faktin që e nderoni këtë vend, kundër të gjithëve atyre që përpiqen të shesin një shabllon të shtrembëruar, sipas të cilit ambasada shqiptare nuk meriton respekt.

Dje ishte një moment historik në proces, që quhet edhe në gjuhën e Brukselit, momentet kur hapet një derë tjetër. Shqipëria mori letrën e presidencës polake ku na thuhet se vendi ynë është gati të çelë negociatat edhe për kapitullin e tretë,” tha Rama.

2 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Tani nëse do të futesh në BE mos hidh mbroçkulla. Je në delir dhe nuk po del dot nga karuseli. Bëj detyrat e shtëpisë ashtu siç është programi i shkollës. Mos hidh vickla e meresh me mësuesin. Ashtu si fillove të bësh me drejtësinë se nuk të pëlqen ty. Ulu me këmbë në tokë dhe bëj ndonjë xhiro mes popullit të marësh vesh se ku je. Maskohu dhe mer një taksi, ose hyp në autobus. Ose shko në dyqane për të blerë. Ose futu në shkolla. Që ta njohësh realitetin. Të paktën ti. Se ato velinat dhe zdromsat kanë hall sa të hikësh ti. KK

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banda

      Pak gjuhe shqiper per gazetarin apo Kryeminsitrin - Jo dem baba dem por denbabaden............................................................. DENBABADEN ndajf. bised. 1. Qysh prej kohëve më të lashta e deri sot, qëkurse mbahet mend, gjysh stërgjyshi; gjithmonë. Këtu kanë jetuar denbabaden. Kanë qenë bujq denbabaden. Kështu ka qenë denbabaden. 2. përd. mb. Që është prej kohësh i tillë; vendës brez pas brezi. Fshatar denbabaden. Elbasanas denbabaden.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje