Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, gjatë fjalës sot në Kuvend kërkoi një drejtësi me standarde të panegociueshme europiane.
"Ne nuk pengojmë drejtësinë të bëjë punën e saj. Ne nuk duam një drejtësi të komanduar. Ne nuk duam një drejtësi të kapur. Ne nuk duam një drejtësi që gjunjëzohet para politikës! Jo, miqtë e mi, ne duam drejtësi të vërtetë! Ne e çliruam drejtësinë nga duart e pushtetit, ne e ndërtuam një sistem që sot ka autonomi dhe forcë, ne e bëmë një drejtësi europiane—por edhe standardet i duam europiane! Jo më drejtësi plepash! Jo më drejtësi pazaresh! Jo më drejtesi që i mbyll sytë për disa dhe i hap sytë deri në skaj për të tjerë!", deklaroi Gogu.
Më tej duke iu referuar rastit të arrestimit të Erion Veliajt, Gogu solli në vëmendje heshtjen e drejtësisë për 21 Janarin.
"Në rrugët e Tiranës sot ka një pyetje qe vazhdon te gerryeje zgavren ne ndergjegjen kombetare.
Si mundet te heshte drejtesia per gjakun e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit qe therret nga Bulevardi i Deshmoreve dhe te nxitoje me shpejtesi rrufe te hetoje akuzat e “jashtetokesorit” Nesti Angoni? A është drejtësia njësoj për të gjithë, apo po shndërrohet në një armë të atyre që duan ta përdorin për pushtetin e tyre?", deklaroi Gogu.
Më tej ai evidentoi edhe njëherë transformimin e madh të Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt.
"E shihni Tiranën sot? Nuk është më ajo që ishte një dekadë më parë. E shihni Sheshin “Skënderbej”? Një kryevepër urbane, një qendër kombëtare krenarie. E shihni Parkun e Liqenit? Më i bukur se kurrë, plot jetë, plot dritë. E shihni Piramidën? Nga një gërmadhë e së shkuarës, në një tempull të inovacionit për brezin e ri. E shihni Unazën e Madhe? Po mbyll rrethin, po i jep Tiranës frymëmarrjen që i duhej.Kush e bëri këtë? Jo ata që hedhin baltë, por ata që punojnë! Jo ata që shkatërrojnë, por ata që ndërtojnë!
Jo ata që duan të mbajnë Shqipërinë peng të së shkuarës, por ata që duan ta çojnë drejt së ardhmes! Prandaj, miqtë e mi, sot unë po ju them: Ne nuk do të ndalemi! Sepse kjo nuk është një betejë për një njeri të vetëm. Kjo është një betejë për të drejtën për të ndërtuar, për të guxuar, për të çuar përpara një Shqipëri që nuk kthehet pas!", tha Gogu teksa se ky rrugëtim i Partisë Socialiste nuk do të ndalet as në 11 maj
"Ne do ta fitojmë sepse projekti ynë nuk është një projekt fushate—është projekti më i madh që ky vend ka parë ndonjëherë: Shqipëria 2030, një vend anëtar i Bashkimit Europian! Dhe unë ju them sot: Askush nuk e ndal këtë rrugëtim! Askush nuk e ndal këtë popull! Askush nuk ndal dot të ardhmen!", tha Gogu.
Po po.Po kush do gjykoje 21 Janarin e di ti
Bravo o o o
Ca legena deputete, nuk folen kaq shume per 21 Janarin kur ishte pervjetori. Po tani qe ju dogj zdromsi u kujtuan qe drejtesia nuk po merret me te. Kane 12 vjet ne pushtet prej aty 4 te shkreteve qe u vrane dhe vetem tani qe ju erdhi flaka te bytha u kujtuan qe duhen zbardhur.
Te Lumte deputet per sembari ! Mos ja keshoni nga goja. 21Janarin dhe Gerdecin deri sa ti konfiskohen pasurite . JU LUTEM TE MBLIDHEMI NE NJE PROTEST PAQESORE DUKE I KERKUAR SPAKUT DOSJEN E W1 JANARIT DHE GERDECIN TI PERFUNDOJNE DHE KONGISKIM TE GJITHA PASURIVE BRENDA DHE JASHTE VENDIT.
Po Agron Malaj qe ishte komandanti i grupit te zjarrit o Toni ne 21 Janar qe ju e vute Kryetar Bashkie ne Burrel dhe me vellain e te cilit ishte Erion Veliaj kur u arrestua, pse nuk thua ndonje fjale? Pse nuk ja permend dhe atij 21 Janarin? Nqs nuk beson per keto qe shkruaj shko studio dosjen se do te dali atje cka bere Agron Malaj. Po per Ilir Meten shkaku i 21 Janarit qe u vrane 4 vete dhe ju pa u thare gjaku i tyre e bete aleat per te fituar zgjedhjet, pse nuk thua ndonje fjale? Boll i permendet te shkretet se ju lendoni kockat atje ku jane. Keni 3 mandate ne pushtet pse nuk mblodhet prova per ti derguar ne Spak por ja u late ne dere familjareve qe ne menyre private te sigurojne provat dhe ti drejtohen Strasburgut.