Shënim: Berisha nuk e mori PD-në për të fituar zgjedhjet, por për t’u mbrojtur nga drejtësia

30 Qershor 2025, 12:02Politika TEMA
Shënim: Berisha nuk e mori PD-në për të fituar zgjedhjet,

Mjafton të shohësh rreshtimin politik të PD-së në raportin e çështjes së Berishës me drejtësinë, për të kuptuar se ai ia ka arritur qëllimit ta nënshtrojë këtë parti në funksion të interesit të tij.

E gjithë beteja e tij 3-vjeçare për rikthim në krye të opozitës, duke i përdorur të gjitha format e dhunës dhe linçimit sipas parimit për ‘miqtë’ karrotën, ndërsa për ‘armiqtë’ dhunën dhe kopaçen, i dha efektet e saj në një grup paralamentar, i cili pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve të 11 Majit, është vënë në një garë të brendshme se kush duhet t’i thur më shumë lavde Berishës dhe se kush duhet të shpikë ‘argumentin’ më të madh se pse Berisha nuk duhet të largohet.

Situata do ishte serioze nëse Berisha do ta kishte diskutuar këtë opsion, por, ndërsa ‘opsioni’ nuk ekziston, kjo garë e tyre tregon më së pari gjendjen e mjerueshme të PD-së dhe opozitës.

Pas rezultatit të 11 Majit perspektiva se përse Berishës i duhet PD-ja është më i qartë dhe nuk ka më asnjë dilemë. Të gjithë e dinin që ai nuk e sillte dot Partinë Demokratike në pushtet, madje, më mirë se kushdo tjetër, këtë gjë e ka ditë vetë Berisha.

Mirëpo, meqenëse në pushtet nuk vijnë dot, të paktën, ta përdorin PD-në si bunker për t’u mbrojtur nga drejtëisa, siç kanë bërë gjithë këto kohë. Siç bën edhe sot. Ashtu sikurse do bëjnë edhe në vijim.

Ky është mjerimi i një partie që u krijua për të mbrojtur shqiptarët nga diktatura, ndërkohë është shndërruar në mbrojtësen e një individi nga drejtësia./ TEMA

4 Komente

  1. r
    raul

    Fjalimi me servil ne historine e servilizmit boteror eshte bere poshte tyrbes se katit te 8 te imam haxhi dede sali fazllic dumbabes me 40 hajdute kur ishte i izoluar para 7 muajsh. Kete fjalim servil deri ne puthadore apo puthakembe e mbajti qypi me mut i foltores se vicidolit, prifti pastor pa veladon i foltores Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra. Gati sa nuk i tha ne fund te fjalimit plakut mere 81 vjecar : te hengsha mu,,, vetem me fut ne liste per deputet.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Vetëm ca qorra me të meta të theksuara mendore besojnë ato që thotë hajduti i korruptuar non grata universal.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PD po mbaron bashke me nongraten ne krye

      Nuk ka me derman per kete kafshe grabitqare parahistorike.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia ne prove

        Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar. Kerkone ti beje pression drejtesise me te qenit député dhe kryetar partie. , ketu ne do shikojme si funksionone drejtesia. Psh ne France çifti Patrick Balkany ténor te UMP sot Les Républicains e denuan 7 vjet burge si dhe gruaja per mos deklarim te pasurise....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje