Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki! Sjell mundësi zhvillimi për fëmijët

16 Qershor 2025, 13:24Politika TEMA
Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se për herë të parë në vendin tonë ka nisur Shkolla Verore.

Rama u shpreh se programi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po pilotohet në 10 shkolla në 3 Bashki të vendit, Tiranë, Kamëz dhe Durrës.

Kryeministri shprehet se ky model i ri synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit.

Gjithashtu theksoi kreu i qeverisë programi do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla.

“Për herë të parë, 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisën sot Shkollën Verore, një model i ri, që synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit

Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 3 bashki, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla”, shkroi Rama.

1 Komente

  1. K
    Kris

    Agjensia e lajmeve Rama gjithmone jep lajme te mira

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje