TemA
Në një shoqëri që ende përpiqet të çlirohet nga trashëgimia e një politike agresive, nga anarkia e një lirie të keqkuptuar dhe nga përdorimi i pushtetit si instrument hakmarrjeje, drejtësia mbetet institucioni mbi të cilin projektohen pritshmëritë më të larta publike. Dhe jo pa të drejtë. Ajo është kolona e fundit mbi të cilën mbështetet besimi se shteti funksionon jo sipas forcës, por sipas ligjit.
Në një sistem demokratik, një gjyqtar apo magjistrat duhet të jetë gjithmonë subjekt kritikash. Por këto kritika, për të qenë legjitime, duhet të jenë institucionale, profesionale dhe të ndershme, kritika që synojnë korrigjimin e devijimeve të sistemit, jo asgjësimin apo rrënimin e autoritetit të tij. Ajo që po ndodh sot me gjyqtaren Irena Gjoka nuk ka asnjë lidhje me këtë standard. Nuk është kritikë ndaj drejtësisë, por përpjekje për ta nënshtruar atë.
Sulmi brutal, i personalizuar dhe i qëllimshëm ndaj saj nuk është debat juridik. Është hakmarrje politike e pastër, e ndërtuar përmes shantazhit informativ dhe presionit publik mbi institucionet e qeverisjes së gjyqësorit. Një metodë e vjetër, e njohur mirë në historinë politike shqiptare: ku nuk goditet vendimi, por magjistrati; ku nuk sfidohet ligji, por personi; ku nuk kërkohet debat, por krijohet frikë për të prodhuar nënshtrim.
Sulmet ndaj gjyqtares Gjoka, të intensifikuara pas vendimit për masën e sigurimit ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin. Ato janë shprehje e një hakmarrjeje personale, e cila sot po përqafohet dhe po amplifikohet nga e gjithë opozita, përfshirë drejtuesin e saj parlamentar, në një presion të hapur dhe publik ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, me synimin që ky institucion të veprojë jo sipas Kushtetutës dhe ligjit, por sipas interesave politike.
Boshti i gjithë kësaj fushate është një vendim i një gjykate greke i vitit 2005, i paraqitur qëllimisht në publik si “dënim penal”, por që juridikisht nuk e ka pasur kurrë këtë status. Ai është një vendim i shkallës së parë, i dhënë në mungesë, pa dijeni dhe pa mbrojtje efektive për gjyqtaren Gjoka.
Vendimi nuk i është njoftuar kurrë asaj, për rrjedhojë nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk ka hyrë asnjëherë në fazë ekzekutimi.
Për këtë arsye, ai nuk është ekzekutuar nga shteti grek, nuk është regjistruar në regjistrin penal dhe është arkivuar me ligj për shkak të parashkrimit ligjorë. Efektet juridike të këtij arkivimi, sipas vetë legjislacionit grek dhe interpretimit të Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë të barasvlershme me shfajësimin. Pra, ajo që sot paraqitet artificialisht si “dënim penal”, në rendin juridik të shtetit që e ka nxjerrë, konsiderohet një vendim i paqenë.
Ky nuk është opinion politik dhe as interpretim partiak. Janë akte zyrtare të shtetit helen, të konfirmuara nga autoritetet e tij dhe të interpretuara qartazi nga jurisprudenca evropiane.
Megjithatë, vetëm opozita shqiptare e lexon këtë realitet përmes filtrit politik të liderit të saj, duke e quajtur një vendim të paqenë “dënim” dhe duke e përdorur si pretekst për të kërkuar shkarkimin e një magjistrateje në detyrë. Ky është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe presion institucional.
Disa pretendojnë se, pavarësisht formës juridike, një gjyqtare duhet të kishte qenë “më transparente”. Por transparenca nuk është detyrim për të panjohurën. Ajo presupozon dije, josupozim; fakte juridike ekzistuese, jo akte juridikisht të paqena dhe të paekzekutueshme. Si mund të akuzohet një magjistrate për “deklarim të rremë” në formularin e dekriminalizimit për një rrethanë për të cilën ajo nuk ka pasur dijeni, që nuk i është njoftuar kurrë dhe për të cilën nuk ka pasur asnjë mundësi objektive të merrte dijeni, kur vetë shteti i huaj, duke e arkivuar çështjen si juridikisht të paqenë, ia ka pamundësuar aktivisht çdo njohje të saj?
Në çdo shtet që ka një minimum serioziteti institucional, akuza të tilla do të konsideroheshin juridikisht të pavlefshme. Një gjyqtar shkarkohet vetëm në dy raste: kur është dënuar me vendim penal të formës së prerë; ose kur provohet një shkelje disiplinore aktuale, e rëndë dhe jo e parashkruar. Në rastin konkret, asnjë nga këto kushte nuk ekziston. Nuk ka vendim penal përfundimtar, nuk ka njohje të ndonjë vendimi të huaj, nuk ka shkelje disiplinore të provuar dhe nuk ka as juridiksion kohor për hetim, pasi faktet e pretenduara i përkasin më shumë se dy dekadave më parë.
Kështu që çështja nuk është ligji dhe as ndonjë shkelje e tij nga gjyqtarja Gjoka. Çështja është precedenti që tentohet të krijohet: që drejtësia të ndëshkohet sa herë guxon të prekë politikën e vjetër. Mesazhi është qartësisht i nënkuptuar: kush guxon të prekë Sali Berishën, ka pasoja. Ky është shantazh politik ndaj drejtësisë, jo kundër një individi.
Sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ndodhet përballë një emri, por përballë një prove. Ai nuk thirret të gjykojë një gjyqtare, por të përcaktojë nëse drejtësia shqiptare do të mbrohet si pushtet i pavarur, apo do të pranojë të gjykohet përmes syzeve politike që dikur e rrënuan dhe e shantazhuan deri në nënshtrim.
Sali Berisha , qofte per kohen qe ka qene ne pushtet , qofte ne opozite , nuk e ka leshuar asnje here te vetme DREJTESINE E KAPUR PREJ TIJ . Ai i kercenon gjyqtaret dhe prokuroret me arrogancen e nje bajraktari mesjetar qe bente ligjin ne bajrakun e tij . Organet e drejtesise te reformuar nuk duhet te tuten prej primitivit Sali por , te veprojne me ndershmeri e transparence ne perputhje me ligjet se iu jane dhene te gjitha kompetencat dhe garancite e duhura . Ne se terhiqen e friksohen , ata behen njesh me krimin .
Te maresh per baze çfare greket thone eshte humbje kohe. Nje shoku im mer vissé per Greqi , niset me adrénaline qe kam visse nuk do kemi problème. Ne Athine nje patrouille police , ndal dokumentat , dhe zotria nxjere pasaporte me vissé, e shikone polici pasaporten dhe grise faqen ku ishte vendosur vissa, ja jep zotrise dhe i thote , pasaporten ky ja rijepe dhe polici i thote nuk ke vissé , duart mbrapa hipe ne makine direkte ne Shqiperi. Kjo zonje denoje Bejlerin e Progonatit i vetshpallur Greke , kjo zonje pati Berrishen si te pandehur dhe ketu fillone saga Greke qe punone hapur per Bufin . Nuk perjashtohet mundesia qe zonja eshte kthyere ne kufi, dmth nuk ka hyre ne token Greke , por ne momentin qe zonja kthehet nuk di asgje çfare greket bejne pasi nuk eshte as shtetase Greke dhe as résidente Greke. A ka bere gabime qe nuk e ka deklaruar si raste pooooooo a eshte e denueshme joooooooo. Munde te kete harruar , nuk e ka deklaruar me qellime edhe ndodhe, por akuzuat se vijne nga Greqia duhen mare me nje doze skepticizmi ndryshe raté ne lojen e kollones Greke.
Ajo që na tregon ti " kujdes me palikarët" , është një përrallë e asgjë tjetër . Së pari , të shkosh në Greqi nuk ka nevojë për vizë , apo visse' , siç e quan ti . Ato kohra kur të grisin pasaportat kanë kaluar tash 30 vjet . Pasaporta shqiptare është elektronike si e gjithë Evropës dhe nuk ka polic në botë që mund të grisë faqet e saj . Të paktën të kishe shpifur ndonjë përrallë më të besueshme .
Perse dilet kaq hapur ne mbrojtje te gjyqtares Gjoka tamam ne diten kur KLGJ duhet te marre nje vendim? Perse edhe ju gazetare nuk e lini drejtesine ne punen e vet?
Shumë saktë është bërë ky shkrim për Gjykatësen Gjoka , e cila po sulmohet politikisht dhe jo juridikisht.
Shkrim shume i mire. Te marrin shembull sjelljen e Lali Erit dhe gazetes Tema me Ols Dadon dhe gjyqtarin Erjon Bani.
More ti shkrues pa emer nuk na the a eshte e vertete se gjygjtarja Irena Gjoka me kete emer apo me nje tjeter ka qene denuar ne Greqi? Nuk ka rendesi fare emri pasi keni pasur kohe te mjaftueshme me bere krahasimin e gjurmeve te gishtave. Kaq duhet të dije publiku shqiptar pasi pyetjet e tjera e kane pergjigjen aty tek fakti qe nje e denuar ka arritur te futet ne majat e drejtesise se re madje nenkryetare e gjykates speciale . Ky fenomen nuk eshte as I ri e as I shkeputur pasi te tidhe kane hyre deputet, kryetar bashkise e nje Zot e di se ku mbaron vargu I tyre . Mendoj se ligji eshte I qarte per keto raste fjalet jane te teperta.
Ajet,ti me çfarë vize hyre në SHBA?A kalove nga Meksika a ka Kanadaja? Krejt në regull zotri,nuk kam asgjë kundër se si je futur në Amerikë dhe jam i sigurtë që nuk je as i pari por as i fundit.Por meqenëse je në Amerikë me siguri kemi shumë bashkombas atje që kanë krye fakultete dhe kanë realizuar ëndrēn e tyre.Tash pyetja është nëse ai bashkombas i yni nëse vendos të kthehet në vendlindje A KA TË DREJTË TË PUNOJË OSE JO sipas just dhe Saliut të PD?Mbase ka shkuar në SHBA ilegalisht dhe me letra false?[Çdo fillim zotrote e di edhe ti shumë mirë se është e rëndë]
Zoterinj te gazetes, Ne vend te fjaleve e ketij shkrimi te gjate, qe duket sikur mban ane ne favor te gjyqtares, ju lutem tregojeni ngjarjen qe çoi ne denimin e saj ashtu siç ka ndodhur ... Lexuesi e gjykon vete fajesine ose jo te Irena Gjokes. Ne se ndonje komentues ka dijeni per ngjarjen i drejtohem po ashtu me lutje qe te shkruaje per kete ndodhi (viti kur ndodhi, rrethanat, pse u gjykua, etj). Loni
Sulm brital?! I personalizuar e i qellimshem?! Kaq naive po na e beni Irenen? Sa nuk enpaska ditur qe kishte vize te skaduar dhe qe eshte kapur e larguar nga shteti Grek? Gje per te cilen ajo nuk e ka kaluar me kufirin?! Ju nuk konsideroni sulm brutal, te personalizuar e te qellimshem ate kunder opozites?! Cfare keni ne vend te gjakut e moralit ju perfitues te parave te taksave tona, perfshi edhe Irena Gjoken a si e ka mbiemrin e vertete?! Megjitjate, sipas nje burimi nga brenda PS, ai qe e futi ne loje Irenen, ai po e nxjerr tani si mall te skaduar jashte perdorimi! Emrin e atij personi te niveleve te larta ne PS jua le juve ta gjeni (nuk eshte e veshtire)
Shkrimi eshte nje perle. Argumentat e dhena jane juridikisht te sakte. Nuk ka pse merret asnje mase ndaj kesaj gjyqtareje perderisa nuk ka marre dijeni qe eshte proceduar penalisht, qe ceshtja nuk eshte ekzekutuar por arkiviar, etj. fakte qe nuk e ngarkojne me asnje pergjegjesi. Vazhdon Sali Berisha me shantaxhe ndaj drejtesise duke dhene konferenca shtypi per kete problem dhe asnje nuk del t’i thote NDAL me drejtesine, mjaft e ke shkaterruar ate. Po te fliste Edi Rama cerekun e fjaleve qe thote ky plehra per drejtesine do ta kishin bere per dy leke. Zagari plak bashke me familjen e tij mafioze mendojne se po iku Irena Gjoka do t’ia hedhin por e kane gabim. Ka ardhur koha te japin llogari nje me nje. Ne radhe te pare per 21 janarin. Forca SPAK mos u merni me ceshtje koti, merruni me ujqerit si puna e ketij se per kete jeni krijuar si institucion
Ka nje formular dekriminalizimi ku denimi j saj i parashkruar, i shlyer, i zeruar apo i shumezuar duhet te deklarohej! Dhe kjo gjyqtare e ka fshehur! Nese per te denuar politikanet duhet nje gjyqtare ku falsifikimi eshte asgje krahasuar me lidhje e saj me bandat, atehere me vjen keq por me mire ata jashte e te padenuar se nje drejtesi me fytyren e kesaj!
Ka nje formular dekriminalizimi ku denimi j saj i parashkruar, i shlyer, i zeruar apo i shumezuar duhet te deklarohej! Dhe kjo gjyqtare e ka fshehur! Nese per te denuar politikanet duhet nje gjyqtare ku falsifikimi eshte asgje krahasuar me lidhje e saj me bandat, atehere me vjen keq por me mire ata jashte e te padenuar se nje drejtesi me fytyren e kesaj!
Bravo!
Po kjo zonja pse nuk i padit për shpifje?
GJOKA TE VEJE ME TE TJERETpra ne te THEODHORIUT. Jp pse thote opozita por tani qe ka fute kembet ne kepucet e subjekteve qe ka patur ne gjykim dhe per asgje perjashtuar rasteve kur eshte mire paguar i ka denuar me dhjetra e dhjetra njerez te ketij vendi, Jo vetem kjo por dhe tere kopeja e njerezve te drejtesise te cilet me rroga te medha e gjoba akoma me te medha bejne sikur japin drejtesi ne te vertet vetem bejne pasuri e ji drejtesi. Si mund te kemi kaq antare te drejtesise kaq te pasur kur po te kishin bere drejtesi duhet te ishin njerez me ekonomi nen mesatare. Dhe pse nuk tregojen te verteten
A eshte e denuar apo jo kjo ka rendesi pa hartime beni gjithe diten?
Tek shtepia e babait te saj,Hekuran Maneku ne Patos Saliu ka qene per vizite .Ju prishen interesat dhe tani e shan
Shqiptaret e Shqiperise ende nuk i kuptojne antishqiptaret greke dhe sllave,te cilet me metoda perfide punojne per ta dobesuar dhe rrenuar shtetin shqiptar! A.Janullatosi per Shqiperine:- Trupi sa me shume te krimbet aq me shpejte rrezohet!
Ty , me këto mend që paske unë nuk të ve as të ruash derrat e jo arsimtar .
PS duhet tu dale zot punonjeseve te vet si gjyqtarja e nderuar Gjoka apo z/v keyeministrja Balluku dhe mos ti coje mish per top per interesat e Salikriminelit. Edhe po e leshoi PS gjyqtaren Gjoka ky nongrate nuk ndalet por kerkon qe te tjere gjyqtare e ministra te largohen per sebepe gjoja korrupsioni e thashemthe. Nderkohe qe i ka kthyer dhenderrit te tij plot 104 meter katrore tek Klubi Partizani, tani kerkon heqjen e imunitetit te z.Balluku per vetem 50 milion euro qe paska marre tek tuneli i llogarase. Ky kriminel duhet te jape njeher llogari per bemat e tij para se te kerkoje hesap te tjereve.
Kjo gjygjtare ishte e thirrur nga ripjellja per te bere ate qe beri per udheheqesin e opozites. Ripjellja e dinte me mire se kushdo tjeter se kush ishte kjo gjygjtare, dhe u atashua prane drejtesise se re,qe te ishte e shantazhuesme per te dhane vendime per drejtuesin e opozites sipas deshires se ripjelljes. Si more nuk e paska ditur kjo kamikaze se paska qene e denuar ? Keto jane brockulla te morrave te ripjelljes .
Kështu them dhe unë Partia duhet ti dali për zot Irenës ROFTË PARTIA SOCIALISTE
Po ku ka shqiptare qe per hall ska nderruar emrin Vec per marre permesso ne shtetet e europes. Ka nderru dhe shtesine se skishte rruges tjeter per te pas letra. Bini more ne toke, se per kete as nuk duhet te gjykohet
E ke bere ti? Se une per vete kurre, pasi i jam ruajtur ligjit qe do me te godiste (me te drejte)! Por nese ti e ke bere a do ta beje, je gje ne sistemin e drejtesise? Mua me jane kerkuar therrimet e te ardhurave qe nga 1990a kur s’punohej as me kontrata e as me llogari bankare, megjithate i kam demonstruar me hollesi. Dua te them qe ne sistemin gjyqesor njerezit duhet te jene te “kulluar” pasi keto veprime jo vetem tregojne per karakterin e njeriut qe ne drejtesi nuk duhet te kene vend, por ato behen nje mjet per ti shantazhuar dhe perdorur si lecka te qelbura
O Besi mos te duken pak 50 milion euro ? Nuk eshte puna te shifra por a i ka marre apo jo? Kete duhet te ngresh ti si problem.. Dhenderit te tij ai mire beri qe i ktheu 104 m2 toke se ndoshta i kane takuar por ngrihet problemi qe si fitoi ky njeri 4.5 milion euro me 104m2 truall? Ketu qendron hileja (korrupsioni).
Te lumtë Mero! Je i pa haritshëm.
Gjithe stafi ne krye te institucioneve te drejtesise eshte "perzgjedhur" me kujdes nga Saliu dhe e bija. Kriteri: Te jene besnike te tyre ose te kene "cene", qe ata te munden ti shantazhojne ose ti largojne, kur nuk ju mbarohet puna. Asnje gjyqtar a prokuror nuk kane lene te kaloje jashte ketyre kritereve. Dhe shqiptaret presin ti vihen hekurat ketij perbindeshi...nga kush?