Gazetarja: Një gjyqtar që ka probleme me ligjin, lehtësisht i shantazhueshëm. SPAK duhet të veprojë

21 Janar 2026, 08:40Kronika TEMA
Gazetarja: Një gjyqtar që ka probleme me ligjin, lehtësisht i

Gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për gjyqtaren Irena Gjoka, është arritur në përfundimin se ka fshehur dënimin në Greqi.

Gjatë një interviste  në News24 gazetarja Klodiana Lala tha se nëse gjyqtarja Gjoka do ta kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit atëherë nuk do të kishte penalitet.

Gjithashtu shpjegoi se në Gjykatën e Posaçme nuk mund të jenë gjyqtarë që kanë probleme me ligjin për shkak se bëhen lehtësisht të shantazhueshëm për eksponentë të politikës apo krimit

“Nëse zonja Gjoka do ta kishte deklaruar këtë rekord jashtë vendit nuk do kishte shkelje të ligjit. Për shkak të kohës së gjatë për mbi dy dekada nuk do kishte penalitet nëse do ishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Nuk është çështje e harruar. Nëse zonja Gjoka dhe prokuroria e posaçme provon se është e dënuar nuk mund të qëndrojë në funksionin e gjyqtares në Republikën e Shqipërisë. Kjo vë në pikëpyetje procesin e vettingut. Si është e mundur që institucionet e vetting kanë lejuar të kalojë dhe të shkojë në gjykatën e elitë? Gjykata e Posaçme gjykon njerëz të rëndësishëm të politikës e krimit dhe nëse një gjyqtar ka problem me ligjin, është lehtësisht i shantazhueshëm apo eksponentë të politikës apo krimit. Pra në këtë aspekt SPAK do duhet të veprojë me shpejtësi”, tha ajo.

Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala se duhet që edhe versioni i zonjës Gjoka do të duhet që të dëgjohet.

“Zonja Gjoka duhet të ketë mundësinë të shpjegojë versionin e saj dhe më pas të ketë një vendim të drejtë, por mendoj që moralisht zonja Gjoka nuk mund ta ushtrojë profesionin e gjyqtaresh në Republikën e Shqipërisë”, tha ndër të tjera ajo.

5 Komente

  1. S
    SPAK organizatë antishqiptare

    Kjo dëshmon se në krye të drejtësisë janë vendosur me kujdes njerëz të shantazhueshëm nga shërbimet sekrete të fqinjëve dhe celulat e tyre në Shqipëri. Është ky fakti pse SPAK dhe GJKO zvarrisin pa fund akuzat dhe proceset ndaj të shiturve si Sali Berisha por edhe oligarkëve, pronarëve të mediave, bankierëve, mafiozëve që i shërbejnë interesave të copëtimit të Shqipërisë

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Shife ca fytyre ka, duket si Birce Hasko versioni femer

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daja

        U vertetu që spaku ju ka dorzu Sal Berishës, sibas llogjikës Irena nuk asht penalizu nga gjykata Greke, per nderrim mbiemri, vetëm asht urdheruar të mos shkeli në greqi për 10 vjet, plus qe dhjet vjet kan kaluar dhe ajo mund të udhëtoj prap për nr Greqi . Dhe sikur të ishte penalizuar , kjo asht parashkruar. Dhe Saliu sduhet të ishte deputet se ka nderru ditlindjen dhe nuk ka deklaruar. Por Salës nuk i del e keqa nga vendimi i Irenës. Doli dje si kalama me ate letër a gazetë nuk di çfar ishte për të fajsuar Irenën me nje ngazëllim të madh . Por ti je kryetarë partie or Rigoleto , ke zëdhësin tënd Lelën e mund ta bënte Ai njoftimin ose Flamuri apo Bardhi .

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fpa

          Kush ja merr per baze mendimin kesaj Klosiana Lales??? Kush eshte kjo we tregon procedurat dhe vendimet qe duhet te marrin strukturat e drejtesise?? Po behesh boze moj gru. Gale ekraneve si zehenese e SPAK-UT

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi

            Po e tha Klodi zere se eshte e tejet ekzagjeruar. Kjo femer jeton vetem per sensacionalisma. Dmth nuk eshte gazetare

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje