Tatimet kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare! Kishin Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor

20 Janar 2026, 21:45Kronika TEMA
Tatimet kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare!

Administrata tatimore ka ushtruar kontrolle në agjencitë më të mëdha në vend. 

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve. 

Tatimet i bëjnë thirrje këtyre agjencive që të deklarojnë pagat reale, teksa aksioni ndaj informalitetit do të vijojë.

"Zero tolerancë ndaj informalitetit në ndërtim. Administrata Tatimore ka ushtruar kontrolle në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, duke evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.

Aksioni do të vijojë pa tolerancë e kompromis! Deklaroni pagat reale për të shmangur masat administrative dhe penale”, thuhet në njoftim.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Tatimet paskan gjetur vegjë ku të kapen. Shkoni kapni kompanitë e ndërtimit mos u merrni me imobiliare të janë dyqane, po si thot populli “kur nuk ke çti bësh gomarit i bie samarit”. Tatimet janë mbushur me njerëz të paaftë dhe hajdut, që kur ikin nga tatimet dhe ngelen pa punë vazhdojnë rrojnë në shtëpi që kushtojnë miliona dhe rroj në luks, nga dalin paratë kur shumica e atyre që ishin në Drejtorin e Tatimeve në kohln e PD sot janë milionerë të papunë? Qeveri duhet të ndroj Drejtorët e Tatimeve çdo vit ndryshe atje paraja në vend të vej në xhepat e shtetit shkon në xhepat e drejtoreve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje