Njoftimet mediatike se kompjuteri i ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë, ka ngritur një shqetësim serioz mbi sigurinë kibernetike të institucionit më të rëndësishëm të akuzës në vend.
Sipas raportimeve të mediave, këto tentativa janë konstatuar gjatë një periudhe relativisht të shkurtër dhe janë pjesë e një dosjeje hetimore që lidhet me ndërhyrje të paligjshme në sistemet elektronike të SPAK.
Rasti i fundit një pyetjes se si është e mundur që Prokuroria e Posaçme, institucioni që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, të mos ketë një mbrojtje kibernetike të pakalueshme?
Më shqetësuese është fakti se, sipas raportimeve, këto tentativa nuk dyshohet të jenë kryer nga struktura të sofistikuara shtetërore apo grupe të avancuara ndërkombëtare, por nga individë të thjeshtë, të cilët kanë arritur të testojnë dobësitë e sistemeve. Kjo e bën edhe më të fortë dyshimin se investimet në infrastrukturë dhe mbrojtje kibernetike në SPAK kanë qenë të pamjaftueshme ose të keqmenaxhuara.
Nëse një kompjuter i nivelit më të lartë drejtues brenda SPAK mund të jetë objekt i qindra tentativave për hakërim, atëherë sa të sigurta janë komunikimet e prokurorëve të tjerë? Sa të mbrojtura janë dosjet sensitive që lidhen me hetime ndaj politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale? Dhe, mbi të gjitha, a ka rrezik që informacione të klasifikuara të kenë përfunduar jashtë institucionit?
Rasti ekspozon edhe një të dhënë të rëndësisëme që ka të bëjë me atë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk zhvillohet më vetëm në salla gjyqi, por edhe në hapësirën digjitale, kështu që pa sisteme të forta sigurie kibernetike, çdo institucion drejtësie mbetet potencialisht i shantazhueshëm.
Në mungesë të informacioneve lidhur me këtë rast, pyetja që ngelet është: a po e trajton Prokuroria e Posaçme sigurinë kibernetike si një prioritet real?
Sepse, nëse institucioni që duhet të garantojë shtetin e së drejtës nuk arrin të mbrojë as sistemet e veta, atëherë besueshmëria e tij përballet me një goditje po aq serioze sa çdo sulm politik./nl/TemA
Pse kompjuteri me dokumenta te klasifikuara eshte i ekspozuar ne internet? Apo sheh porno Dumani?
Sherbini Informativ Kombetar dhe institucionet e tjera ligjzbatuese duhet te hetoje pasi "kopili" mund te jete brenda rradheve te SPAK-UT dhe institucionit te drejtesise. Nga ta dime ne se cili eshte kompjutri i Dumanit?? Kjo tregon qe ka njerez qe bashkepunojne me krimin. Une keshtu mendoj.
Ose lihet qëllimisht computeri i pa mbrojtur nga ana e siguris kibernetike që të ketë punë dhe Nesti Angoni me shokë, ose fondet e dhëna për sigurinë kibernetike të SPAK ut janë vjedhur jo keqmenexhuar?
Si mundet ,qe HAKERAT nuk u impenjuan me paraardhesit????
Si mundet ,qe HAKERAT nuk u impenjuan me paraardhesit????
Ja një arësye e hedhur në treg për të justifikuar rrjedhiet e informacioneve te të interesuarit që janë:1 politikanët,2 të akuzuarit,3 kriminelët që nuk kapen,4 dhe të gjithëditurit opinionista dhe investigatorët gazetar dhe specialistë të ashtuquajturës të siguris.Ku të gjithë dhe në veçanti këta të fundit dinë gjithçka si kofini pas të vjelave.Tentativa mund të ketë te ata prokuror e gjykatës që kan shitur nderë dhe dinjitetin.
DUMANI po e hakerron VETE kompjuterin e TIJ me porosi dhe DETYRIM nga SALI BERISHA
Rrogat i kane super punet shohim e bejme
US$1 billion for permanent membership on the board. Member countries that don’t pay that fee will be limited to a three-year membership
Mos na e nxirni me kete Dumanin,zagarin e Sali kriminelit.
Shkrijeni Spakun,kete cerdhe te banditeve berishist.
Kur me permend Spakun me kujton shikun e Gazidedes 1992-1997 dhe krimet e tij me urdher te Sali kriminelit. Spaku eshte kthyer ne nje bande terroriste ne Dore te Saliut.Asnje dyshim Mos kini!
Nuk mund te presesh drejtesi nga njerez primitiv si ky Dumani,keta tipa kur ju hyn vetja ne qejf behen shume te rrezikshem. Ju shkon shume shprehja,kur behet jevgjiti mbret vret baban.
arsyetim idiot thjesht per te bere zhurme! nje platforme online qofte faqe interneti, qofte email, qofte portal, etj., mund te sulmohet pafundesisht por nese ngel ne nivel tentative do te thote se sistemi i mbrojtjes ka funksionuar. nese sistemi nuk i reziston ketyre sulmeve do te thote ose mbrojtja nuk ka qene e duhura ose faktori njerezor ka gabuar. rasti i perdorimit te disa paswordeve qesharake ne adresat e emaileve tregon se ka ceduar faktori njerezor, por kjo nuk e ben pergjegjese drejtuesin e institucionit por perdoruesin e saj. kjo ceshtje ngren vemendjen se kemi te bejme me SPAK, por pa perjashtim te gjitha institucionet publike perdorin pasworde qesharake dhe i ndajne me te tjeret dhe me ke munden se kane frike se i harrojne.