Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje dhe kundërshtoi policët

4 Maj 2025, 21:11Politika TEMA

Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia:

Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas shoqërimit në polici të kandidatit për deputet të PD në Fier Fatjon Semanjaku.

Sipas policisë, rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pasi policia tentoi të hiqte posterin, ai e ka kundërshtuar dhe më pas është shoqëruar në komisariat.

“Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, sipas policisë.

6 Komente

  1. O
    O

    Po Dumani dhe Olsi Dado cfare bejne, nuk ja u mban nga Saliu,apo jan me Saliun?!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      O SPAK po qe se keni frike nga keto bajgat Berishiane,lejeni qe neser vendin e punes.Se po ktheheni ne te njejtin nivel si prokuroria e Adriatik Llalles.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeqineja

        Cudi e madhe, kudo qe ndodhet Gaz Bardhi ndodhin ngjarje. Ishte ne Elbasan ne zgjedhjet e kaluara, u vra nje njeri dhe ketu ne Fier probleme krijon. Njeri I keq.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nata

          O Zot! Duket qe ne fytyre qe eshte bandit ordiner! PD eshte bere si kosh plehrash, ka mbledhe gjith rrugaçet e injorantet se vetem keta i shkojne Sali kufomes mbrapa!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pisha

            Të njëjtët njërës si gjithmon.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajani nga marinza

              Ky shoku ka qen edhe ne amerike,,po prap vazhdon me mentalitetin alla PD albanistan,,,ne amerike do hante edhe gjoben qe do ti duhej dy vjet pun ta pagonte,,,,si ngopen semanjaket tu honger me PD,,dun akoma,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje