“Shqipëria, basti im” - Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos: Integrimi i saj, brenda mandatit tim

13 Maj 2026, 16:00Politika TEMA
“Shqipëria, basti im” - Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos:

Bashkimi Europian kërkon mbylljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë. Në një vizitë në Sllovaki, komisionerja për zgjerimin, Marta Kos shpreson që grupkapitujt për Shqipërinë të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

“A mund ta imagjinoni? Nga viti 2009, BE po fillon punën për një traktat të ri pranimi, për Malin e Zi. Me Shqipërinë, ne kemi hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave, dhe shpresoj të ecim përpara për ti mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut po ecën mirë me reformat, por ambicia jonë është për gjithë rajonin, të gjitha vendet të bëhen vende anëtare me të drejta të plota dhe me përgjegjësi të plota në BE, bazuar në linjëzim të plotë me ligjet dhe vlerat europiane. Dua ta them, duam ta bëjmë këtë ambicie realitet, dhe po, zgjerimi po ndodh!”, tha ajo.

Objektivi i Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, lidhet dhe me një ambicie personale të Marta Kos. Ajo kërkon një sukses të përbashkët pikërisht në momentin kur do të mbyllë mandatin si komisionere e zgjerimit të BE.

“Dua të hedh një sy në të ardhmen. Sllovakia merr Presidencën e BE, në gjysmën e parë të 2030. Mandati im mbaron pikërisht në atë kohë. Duhet të punoj fort që deri atëherë Presidenca juaj të jetë e suksesshme. Por gjysma e parë e 2030 do të jetë një moment i rëndësishëm për zgjerimin, disa vende kandidate kanë caktuar ambicie të forta për të mbyllur negociatat dhe për tu anëtarësuar. Pra, me fillimin e dekadës së re, në 2030, duket të jetë një pikë kthese për BE dhe ju do e udhëhiqni atë moment”, theksoi Kos.

Shqipëria synon të mbyllë gjithë grupkapitujt e negociatave me BE para Krishlindjeve të vitit 2027, deri atëherë ka për të plotësuar 101 detyrat e fundit, në vitin 2028 synon të marrë traktatin e pranimit të anëtarësimit dhe brenda 2030 të jetë shteti imë i ri anëtar i BE.

14 Komente

  1. P
    Po pooo

    Se po nuk u be brenda mandati tend cfare te gjen ty mi Marta, te sekuestrojne shtepine apo pensionin? Sa e vrasin mendjen ne Br per Shqiperine? Boll te bejne dy takime e te prodhojnr ca shkresa per te justifikuar rrogen dhe privilegjet Brenda nje mandato

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Kur nuk ke për të thënë gjë, përse shkruan idiotllëqe o kar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Ke per ta humb bastin tavarishça Marta. Integrimi nuk eshte bixhoz o Lexi me fustan.

        Përgjigjjuni
      2. x
        xhoxhi

        Mos haroni të pyesni Sali Berishën se po nuk tha ai nuk pranohet Shqipëria,,

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me thone sali berisha mue o budallenj

          Rri mire e mbylle gojen se te leshuam saliun te gjej sa te ka bler edi rama

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjanit

            Mos e bej merak se e morrem vesh qe ti qenke nje nga ato qe Saliu i drejtohet me "Me thone sali berisha mue o budallenj"

            Përgjigjjuni
          2. B
            Baca

            Endrra jane, mbase dalin! Po sa te kemi neper kembe agjenturen serbo-ruse, qe nuk pa gure pa levizur, intrig e pabesi pa perdorur, do jete e veshtire! Deri atehere nuk besoj do na ndahen molotovet.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juve

              Po te lane shqiptaret me nongradat.nejse ti provoje një here

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nn

                Ke fitu bingo sa ke fillu pun aty.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Mbeshtetja e BE eshte e rendesishme per ne

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fgcrbsd

                    Aq sa me pyetin mua, aq e pyetin edhe Klos dhe Ramen se kur do pranohet Shqiperia ne BE apo nese do pranohet ndonjehere, jo per ndonje gje por pranimi nuk eshte nje ceshtje teknike por nje ceshtje politike. Nuk eshte puna tek hapja e mbyllja e kapitujve, nuk eshte pune as tek plotesimi i kritereve sepse ata e dine se ne nuk i plotesojme ato kritere kurre, puna eshte nese ata e shohin me shume te dobishme se sa te demshme per ata pranimin tone. ne ne fakt nuk plotesojme asnje kriter pervecse atij gjeopolitik, jemi vendi me i korruptuar ne Europe, vendi me i varfer ne Europe, vendi me i prapambettur ne Europe, vendi me emigracionin me te larte ne Europe, me lindeshmerine me te ulet ne Europe, me ritmin e plakjes se popullsise me et madhe ne europe, me pabarazune me te madhe ne Europe, me cmimet me te larta ne rapor me te ardhurat e Europe, me pasigurine ushqimore me te madhe ne Europe, me nivelin arsi,or me te ulet ne Europe, jemi i vetmi vend ne Europe ku partia ne pushtet vjedh zgjedhjet me forcen dhe resurset e shtetit, jemi i vetmi vend ne Europe ku qeveria ben ceshte e mundur per tua veshtersuar jeten qytetareve te vet e sidiomos popullit opozitar me qellim largimin e tyre dhe zevendesimin e tyre me aziatike, e megjithate nese ata duan te na pranojne do te na pranojne keshtu sic jemi , nje rreke e turbullt ne detin e madhe te BE, pra vetem nje rreke qe qe nuk mund te turbulloje askend,

                    Përgjigjjuni
                    1. W
                      What

                      Kur flet per kirrupsion dhe varferi,,vetem per Shqiperine,,hahaha,,Bullgaria,Rumani,Greqia,Hungaria,Bosnja,,as nuk krahasohet me ne, ,,qe vetem bosnja nuk eshte ne BE, sa per emigrim,,bullgaret,rumunet dhe greket kane qelbur boten,,edhe ne Africa emigrojne

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fsb

                        fgcrbsd Respekt per komentin, do te shtoja vetem, na fusin ne evrope vetem per te na kthyer ne hale , ta mbushin Shqiperine me cdo lloje rrace muti te botes se trete

                        Përgjigjjuni
                      2. ^
                        ^

                        E kritikoj Vuçiç, ndaj ka marrē vendim negatif pēr vēndin tonē.Kuçkē qē hap sumēn me Arab.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje