“E dinë që do të humbasin”, Anëtari i Kryesisë së PD-së pranon pse s’ka sfidantë për Berishën

13 Maj 2026, 08:40Politika TEMA
“E dinë që do të humbasin”, Anëtari i

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari deklaroi se në Partinë Demokratike askush nuk futet në garë përballë Sali Berishës për të humbur. pasi sipas tij Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë.

“Në Partinë Demokratike askush nuk hyn në garë për të humbur, kushdo hyn për të fituar. Të hysh në Partinë Demokratike të kandidosh përballë Sali Berishës, do të thotë që ti je koshient që do të humbësh. Kjo është arsyeja pse s’ke kandidatë. Mund të ketë shumë njerëz që mund të duan ta kryejnë, por e kanë e kanë të sigurt që përballë Sali Berishës, ai gëzon një mbështetje absolute dhe nuk fiton dot. Dhe të gjitha më pas lojërat me kandidatë fiktivë apo jo fiktivë janë vetëm retorikë dhe protagonizëm. Pasi që të gjithë e dinë në thelb çdo njeri që edhe mund të flasë sot për të qenit kandidat për kryetar partie e di shumë mirë që në atë parti për sa kohë kandidon përballë Sali Berishës je i destinuar të humbësh”.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Muçollari theksoi se modelet me një kandidat të vetëm nuk janë të pazakonta në Europë. Ai përmendi zgjedhjet në CDU dhe CSU, ku sipas tij edhe Angela Merkel ka kandiduar pa rivalë në disa raste.

“Kemi një kandidaturë dhe nuk është as rasti i vetëm. Përkundrazi është shumë i praktikuar në Europë në të gjitha zgjedhjet radhazi të EPP-së ka një kandidaturë të vetëm. Shiko zgjedhjet e CDU-së në 2012, një kandidaturë e vetme Anxhela Merkel. Shiko zgjedhjet e CSU-së, tre zgjedhje radhazi CSU-së edhe kur ishte në opozitë CSU-së që s’ishte në mazhorancë një kandidaturë e vetme. Nuk është ndonjë çudi e madhe një kandidature e vetme. Tani ne duhet të flasim realisht përpara publikut. Do të ishte më mirë të kishte, pa diskutim që po, por në Partinë Demokratike ka një përqasje të caktuar”, tha ai.

4 Komente

  1. N
    Na qenka si enveri

    Po mir more car i saliut,pse nuk lejon gare?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar

      O shokëni , mirë mo mirë se u bë dhallë kjo punë dhe nuk kam ndërmend të flas për këtë. Mua ( jashtë temës) më bën përshtypje moria e emrave të huaj në vëndin tonë . Grigels , Rigers , Roxhers, Bjorn e një pafundësi emrash anglosaksonë , skandinavë , për të mos folur pastaj për emra telenovelash latine si Rohiljo ,Alehandro ,etj. Dhe kur i sheh këto emra të pasuar nga mbiemra si Mucollari, Rakipllari ,Naqellari , he he dhihesh së qeshuri . U harruan emrat shqiptarë autoktonë apo ato me kuptim si Arbër , Luan , Besnik , Agim , etj, etj, emra të bukur . Jemi vëndi i vetëm në Europë që vemë emra të huaj . Turp !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk e vetvuri .

        Se mos j’a vuri vetes ky , këtij j’a vunë .

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kafsha Mucollari i Sali vrasesit

        Cfarecrrace jane keta qelbaniker si Mucollari? Terheqin nga nje tegel kokaine qe jua servir familja nongrata, dhe fluturojne me presh ne bithe. Turp Tzv qe na nxjerrin te tilla fytyra.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje