Pse opozita anti Berisha nuk organizohet në parti?

12 Maj 2026, 21:25Politika TEMA

Pse opozita anti Berisha nuk organizohet në parti?

Nga Ylli Pata

Shifra prej 35% e shqiptarëve që nuk votojnë as PS-në e as PD-në në sondazhin e fundit është një tregues i rëndësishëm.

Kjo shifër është realisht alternativa politike e mundshme ndaj mazhorancës socialiste, e cila ka shkuar në rekordin e zgjatjes së saj në qeverisje.

Deri tani, analiza që po i bëhet këtij zvillimi është semplist e sipëërfaqësor. Duke i mëshuar faktit se këta nuk janë as me mazhorancën e as me Sali Berishën. Në të vërtetë ky fakt nuk është risi, pasi ka mjaft kohë që demnstron zhurmshëm si një realitet i ri.

Po përse ky realitet i ri nuk organizohet, nuk kthehet në një parti, në një realitet politik që mund të sjellë ndryshimin?

Gjasat janë shumë, së pari kjo masë votuesish nuk është ideologjikisht e ngjizur, siç gjithmonë ka qenë masa politike anti-e majtë anti-komuniste, apo anti-PS. Ky ëstë një fakt politik tashmë i verifikuar. Të gjitha forcat që kanë dalë të konkurrojnë me të majtën shqiptaret që nga 1923 e më pas, nuk kanë pasur sukses real dhe faktik politik. Që nga Balli, Legaliteti, apo të gjitha partitë e tjera që kanë dalë pas 1990, ja kanë arritur të kenë sukses të herë pas hershëm, por ë strategji, Shqipëria nuk e ka krijuar dot një parti të djathtë që të ngulet gozhdë si socialistët.

Ky është fakt politik që flitet prej kohsh në mjediset e të gjithë atyre që nuk janë as votues e as përkrahës të PS-së, madje kanë qenë në shumicën e kohës mlitantë të PD-së. e kanë bërë këtë ndër vite me duart në hundë, tani nuk duan ta bëjnë këtë gjë.

Me logjikë, mjaft militantë e votues anti-PS, janë më afër Edi Ramës sesa Sali Berishës. Këtë e kanë treguar jo vetëm e mendime e qëndrime, pore dhe me voa herë pas here. Që nga vti 2000 e deri tek Shkodra e 2023-shit, maft demokratë e kanë demonstruar se preferojnë më shumë të votojnë Edi Ramën sesa Sali Berishën. Ky është një fakt, fenomen dhe ka një historik të argumentimit politik të këtij qëndrimi.

Por në fund, ky lloj votuesi nuk është  majtë, ai është në kërkim të identiteti të tij, por me kufijtë e limitet e tij.

Po përse nuk po orgnizohet politikisht ky habitat? Sepse nuk ka një homogjenitet t lëvizjes, e cila gjthmonë ka qenë larushane. Modelet e organizimit të suksesshëm të sa mnd të jenë konferederativë nën një lidership të dashur nga të gjithë dhe me një mbështetje të rëndësshme ndërkombëtare.

Sali Berisha, ka kalëruar në vitet e para të luajë me sentimentet e kësaj larushie, duke tentuar të joshë herë njërën e herë tjetrën. Logjika e doktorit ka tentuar të kapë ekstremet emocional, të cilat herë pas here i ka futur në poste të rëndësishme. Aleancën e parë Sali Berisha e nisi me fanatikët islamikë në lëvizje, me shpresën se arabët do ta mbulonin me flori siç bëri Sulltani i Brneit me një  set kalërimi që ja fali familjes së tij.

I zhgënjyer nga ky grupim, Berisha ka kërcyer në disa fronte, duke mos bërë realisht asnjë deal politik me përfaqësuesit e fraksioneve. Të cilat edhe pse mund të mohohen apo injorohen, ekzistojnë. i zhgëjyer nga krahu fanatik islamik, Berisha ju rikthye aleancës me grekët që nga 2004, duke ju ofruar gjithçka deri edhe detin. Rezultati dihet; sot Sali Berisha është i djegur përfudimisht si përfaqësues i botës apo kozmosit anti-PS.

Kozmos, i cili është në kërkim të një procesi politik kompleks, të fuqishëm, pore dhe shumë të vështirë. Ku një lider politik i këtij kozmosi, për të pasur sukses duhet të ndërtojë e respektojë realitetet e një lëvizjeje, e cila nuk u bë e nuk mund të bëhet asnjëherë një parti. Së paku si PS! Eksperimenti i partive të vogla të 11 majit të 2025-s duket ka shërbyer si një boomerang edhe më i fortë, pasi erdhi si krijesë berishjane.

TemA

 

13 Komente

  1. l
    liku

    Nuk i kundervihen Sali non grates shpellaret,malokeria dhe zorraxhinjte...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ____Straits___

      S'ka nevoje.....per anti-berishistet , ka vende Palloshi ne PS sa te duash...i rregullon ai te gjithe , ja shihni Dash-in , u rregullua , u qetesua ....PS eshte si spital me mjekun falas Palloshin !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Role karderri

        Ha mut or Plak robqire, mer bythshklym qe mban karin e Zenit nga mjesi deri naten vone, pastaj ja kalon grus dhe goces, yyyttt pederast!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kartelet në këmbë, Edvini ne ballë

        Pse opozita anti Berisha nuk organizohet në parti-pyet Yildiz Pata me pseudonimin Ymer Baze. Kanë frikë o shoku Ymer se rrëzojnë nga pushteti EDramën dhe kush dëgjon kartelet pastaj...

        Përgjigjjuni
      3. ?
        ?

        Sepse qe te gjithe ato parti te vogla jane krijuar me bekimin e Saliut. Qe ti sherbejne Saliut ne momente te veshtira te tij. Po ti referoheni shtypit te disa koheve me pare PD ka kerkuar rikthimin e ligjit per koalicionin para zgjedhor. Ku ai kerkon nje liste te gjate te partive qe te beje te mundur marrjen e pushtetit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albanistan

          Opozitë behet dhe ne PS, FJALA DHE MENDIMET JANE TE LIRA ,cna duhet parti tjetër, ne jemi mësuar shtet njëpartiak, fundi nje mut JANE

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nexhati

            Gazetari Pata është fantazist dhe më pëlqen ideja e tij , po unë po i bëj një pyetje , që kur e konstaton këtë dukuri, pse nuk bëhet nismëtar i krijimit të këtij formacioni të ri politik dhe politika aktuale të bëhet tri polare ? Duhet patur parasysh që me partinë e Gone "biznesmenit" dhe atë llapaqenin që hiqet si më i ditur se kryetari , apo me atë sekserin e Sarëndës , që janë kulishët e plakut Sali , nuk mund të krijohet poli i tretë !

            Përgjigjjuni
          2. k
            kasem gahinji

            Sepse debating behet per karrike sot, si me lulush bilbilushi kur DUHEJ shkarkuar. Pasta, pas clirimit te karrike nga Saliu, do te bertasin :"o Sali, o hero gjithe PD ty te do". Edi, ndertoni nje bust per Saliun e Madherishem qe rrafshoj Shqiperine nga veprat "komuniste" ". KY mall eshte ne PD

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paco

              Po ti kundervihen berishes I I vret dhe kercenon familiet o popull fukara mos i votoni keta idiotet se shqiperia eshte e shqiptareve dhe Jo e bastardeve dalin ne tv sikur jane virgjeresha

              Përgjigjjuni
              1. T
                TR

                Jane të zgjut komunistët…, me nje fjalë “barazi” veshtire se çkulen…, suksese!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Semplist = e thjeshte. Te duket vetja me interesant kur perdor fjale te huaja me qellim?

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A duhet opozita e opozitës o Ylli ?

                    Po pse o Ylli pak jane që duhet të krijohet apo grupohet një force politike opozitë e opozitës dhe të dyja bashkë , opozita e opozitës me opozitën , t’i bëjnë opozitë mazhorancës ?!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kris

                      shqiperia e ka nje parti te ekstremit te djathte.Eshte partia e Palloshit. Tani eshte e nevojeshme qe votuesi ti hedhe ne plehra te dy partite:partine e cjapit demokrat dhe partine e palloshit te rilindur

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje