VIDEO/ Denoncuesi i Metës dhe avokati i tij përplasen për Cakranin: Qendra e Fierit, pa të s'ka Mallakastër!

12 Maj 2026, 19:30Politika TEMA
VIDEO/ Denoncuesi i Metës dhe avokati i tij përplasen për

Gjatë dëgjesës në Komisionin për Reformën Territoriale, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit, nëse ai duhet të lidhet me Fierin apo me Mallakastrën.

Kujtim Cakrani, i njohur edhe si avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, mbrojti me tone të forta idenë se Cakrani nuk mund të trajtohet thjesht si një njësi administrative, por si një zonë me identitet të veçantë historik, ekonomik dhe kombëtar.

“Duhet të kuptoni diçka. Pa Cakran nuk ka Fier. Pa Cakran nuk ka Mallakastër. Cakrani është identitet”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se reforma territoriale nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën e llogarive administrative apo elektorale, por duhet të marrë parasysh historinë, gjeografinë dhe burimet ekonomike të zonës.

Sipas tij, Cakrani ka pasur një peshë të veçantë historike që nga periudha osmane, duke e quajtur atë një zonë me identitet të hershëm dhe me rëndësi të veçantë për krahinën.

Në debat u përfshi edhe avokati Idajet Beqiri, i cili është personi që ka paditur Ilir Metën. Beqiri kërkoi që për reformën territoriale të dëgjohen edhe historianë dhe gjeografë, në mënyrë që ndarja e re administrative të mos bazohet vetëm në interesa të momentit apo në llogari votash.

Ai u ndal veçanërisht te Mallakastra, duke thënë se krahina është dobësuar nga ndarjet e mëparshme territoriale dhe se heqja e disa zonave historike e ka dëmtuar identitetin e saj.

“Krahina e Mallakastrës, duam s’duam ta pranojmë, është një krahinë sot invalide. Ka pasur 74 fshatra, sot ka vetëm 41”, tha Beqiri.

Sipas tij, nëse Mallakastrës i hiqet Çakrani dhe fshatrat përreth tij, ajo humbet një pjesë të rëndësishme të identitetit të vet historik dhe territorial.

“Në rast se Mallakastrës ti i heq Çakranin, njëmbëdhjetë fshatrat e Çakranit, nuk është Mallakastra, quhet Mallakastra”, u shpreh Beqiri.

Debati mes dy avokatëve u zhvillua në kuadër të dëgjesave për reformën territoriale, ku po diskutohen ndryshimet e mundshme në ndarjen administrative të vendit. Çështja e Cakranit u kthye në një prej pikave më të debatueshme, për shkak të ndërthurjes së argumenteve historike, ekonomike, gjeografike dhe politike.

12 Komente

  1. d
    dori

    Ja dhe BAJGA e Cakranit...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Na mytën katunarët !

      Përgjigjjuni
    2. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      O te zonje ne shurre o Beqooooo...... hahahaha o Zot cfare tjeter do te na shohen siite!?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haaaa

        Ky eshte budalla. O Ujku Skraparit ku e je gjetur kete loqe

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Po kush i kërkon mëndje këtij gomari. Zhduken i se vjen era e qelbur. Siç duket do të kandidojë në Cakran duke thënë që ju bëra unë atë që jeni njësi e veçantë. Idioti.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Partizani Velo, i vogël fare

            Bejlerët e Cakranit, më të ndyrët që njeh historia e Shqipërisë........ . I shërbyen turkut duke shtypur çdo lëvizje të fshatarsisë së Mallakastër kundër pushtimit turk.... . Ishin kundërshtarët kryesorë të Rrapo Hekalit .... Për këto shërbime pushtuesit I shpërblyen me toka e prona......... . Ky Kujtimi mburret se Bektash Cakrani ishte një nga firmëtarët e dokumentit të pavarësisë....... . Por nuk thotë se u dërgua pikërisht nga turqit që të kishin njeriun e tyre në qeverinë e Ismail Qemalit....... . Mirëpo Ismail Bej Vlora, I dinte qëllimet e bejlerëve të Cakranit dhe nuk ju dha shumë pushtet në dorë.......... . Kështuqë bejlerët e Cakranit, ishin të parët që e tradhtuan Plakun e Vlorës dhe u bashkuan me qeverinë paralele që kishte ngritur Esat Pashë Toptani në Durrës. Ata ngritën krye kundër qeverisë së Vlorës, me ata cakranjotët dredharakë që thotë ky pinjolli I tradhtarëve........ Ismail Qemali, për të shtypur revoltën e stërgjyshërve të Kujtimit, dërgoi atje komandantin e xhandarmërisë, Sali Vranishti, i cili e shtypi revoltën e bejlerëve të Cakranit....... . Këta më vonë I bënë atij atentat dhe e plagosën Sali Vranishtin............. . Me ardhjen e Zogut këta bejlerë I shërbyen atij në rrjepjen e fshatarëve të Mallakastrës dhe Myzeqesë.............. . Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, kaluan menjëherë në anën e saj, dhe shkuan në Romë me delegacionin tradhtar që I dhuroi perandorit të Italisë, kurorën e Skënderbeut......... . Mbas kapitullimit të Italisë, I braktisën italianët dhe u bashkuan menjëherë me gjermanët.... Kadri Cakrani ka qenë një nga kriminelët më të mëdhenj që grabiste e vriste shqiptarët e pafajshëm, siç është rasti I masakrave të 4 shkurtit në Tiranë....... Edhe më pas në Mallakastër dhe Myzeqe, masakrat e tij ishin të shumta, aq sa detyruan gjermanët ti tërhiqnin vëmendjen............... . Dhe thonë se Enveri ka gabuar me këta kriminelë....... . Ja kjo është historia e paraardhësve të Kujtim Cakranit të cilën ai nuk e tregon........... Dhe mburret se është derë e madhe...... Është familja më spiune, më tradhëtare, që kurrë nuk I ka shërbyer çështjes shqiptare por çdo pushtuesi që ka ardhur në Shqipëri.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MALLOKASTRIOTI MADHE

              O Partizani Velo oooo, ja ke fut kot, qe kur thua qe kia birbo gjidi kopili eshte nga dera e kriminelit bej KC, harron faktin qe gjyshja e keti palo avukati sikopat u shkerdhye me beun dhe lindi kopil babai i Kujtimit... pra 7 breza kemi te bejme me kopilet e Cakranit.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                He mo te lumte, te tille ishin keta.,tradhetare e te shitur..!

                Përgjigjjuni
              2. L
                LORA

                Ku eshte lajmi ketu?Ai tha keshtu,tjetri tha keshtu,,,,nuk eshte lajm. Do ishte lajm berja publike e parametrave te pacenushem,nepermjet te cilave do duhet te behet ndarja administrative e territorit shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ozzy Osborne

                  Po tema llafe kafenesh poston përditë dhe ndonjë bunder që ka shkuar në Dubai

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Indriti

                  Të gjith ose shumica e këtyre me emrin kujtim, kanë qënë AGBV, pjesë e spiunëve të shikut, ku sot janë më demokratë se vetë demokrati, një soj si berisha, komunist por demokrat më shum se demokrati. U shoftë fara tyre, po veshin lloj lloj fustanesh e xhaketash për të na mbushur mëndjen se janë demokrat.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mali

                    Mjaft u moret me kete cmendaraqin cakrani, lereni te shtije fall tek likja I floririt si arixhofke qe eshte.Ky budall duhet izoluar ne qeli se bashku me te cmendurin tjeter like.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje