‘E shpallëm shtet sponsor të terrorizmit’, Rama: Teherani na sulmoi pas strehimit të opozitës iraniane, sot kemi mbrojtje më të fortë kibernetike

12 Maj 2026, 13:31Politika TEMA
‘E shpallëm shtet sponsor të terrorizmit’, Rama: Teherani

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin Shqipëri-Izrael, ku u bënë bashkë rreth 40 kompani inovative izraelite me fokus sigurinë kibernetike dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe rajonit. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar lidhjet historike mes dy popujve.

Ai u ndal edhe tek sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë, duke i lidhur ato me strehimin që Tirana u dha mijëra iranianëve të opozitës. Sipas tij, regjimi iranian reagoi ndaj këtij veprimi duke sulmuar infrastrukturën digjitale shqiptare dhe sistemin e shërbimeve online të ndërtuar ndër vite.

“Për mua është gjithnjë lajm shumë i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë dhe sa më shumë aq më mirë. Falënderoj të gjithë të përfshirët në këtë organizim jo të lehtë, sepse sa më shumë e njoh Izraelin, kuptoj se të bësh kaq shumë izraelitë bashkë, nuk është aspak e lehtë.

Ju falënderoj që keni ardhur dhe keni ofruar dijen tuaj në këtë rrugë që sapo kemi nisur në teknologji dhe digjitalizim. Përmes teknologjisë ne mund të bëjmë gjëra që vende të mëdha më të zhvilluara dhe të suksesshme, e kanë të vështirë t’i bëjnë në mënyrat e vjetra.

Një mik i imi më thoshte se vendet nuk dallojnë sipas asaj që kanë, por sipas asaj që dinë dhe Irzaeli është një shembull i kësaj. Kjo e jona është një histori e krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenj pas luftës, se para saj.

Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë, që morën hebrenjtë në shtëpi dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo është një histori që ne duhet ta trashëgojmë brez pas brezi dhe t’ia rrëfejmë fëmijëve. Kjo për të dhënë një shembull sesi duhet të tregohemi me të tjerët edhe në kohët e sotme.

Ne ju hapëm derën disa mijëra iranianëve, që janë në opozitë. Nuk e bëmë për arsye politike, apo që të luftonin regjimin nga këtu, por sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. Ne i hapëm dyert, i hapëm strehë dhe bëmë marrëveshje që ata të jetojnë këtu dhe të rritin fëmijët e tyre.

Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian, që nuk e duronte këtë dhe na sulmoi tek ajo që kishim ndërtuar për vite të tëra për t’i shërbyer qytetarëve shpejt, me transparencë, pa korrupsion dhe pa tarifa.

U bëmë vend që 95% të shërbimeve e bëmë online dhe ata na sulmuan për të na kthyer pas në kohën e errët të shërbimeve publike në nivelin më të ulët. Qemë shumë mirënjohës që Izraeli, SHBA dhe disa vende nga Emiratet na ndihmuan t’i mbijetojmë këtyre sulmeve”, tha Rama.

6 Komente

  1. P
    Për kë bien këmbanat?!

    Çfarë ruan me këtë mbrojtjen kibernetike më të fortë të botës?! Sekretet teknologjike? Sekretet ushtarake? Sekretet industriale? Sekretet shkencore? Komunikimin e kriptuar të flotës ushtarake detare? Komunikimin e kriptuar të aviacionit ushtarak? Administrimi e risurseve strategjike , rezervave energjitike dhe rafinimit të naftës? Me që vetë je një sharlatan inkompetent në krye të shtetit më të dështuar dhe mesjetar të Europës , kush është pronari dhe arkitekti i kësaj mbrojtje kaq të avancuar kibernetike, që me anë të një prostitute mendjelaraskë në krye të shtetit shqiptar, ka marrë peng Shqipërinë?!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Po debili i Lindes me kapele po 95 % te sherbimeve online. Te q.fte Kina Linden ! Hajdut !

      Përgjigjjuni
      1. Pidhrobsha kuislinge!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kënga e qyqes

          Bashkë me Saliun e kanë kthyer Shqipërinë në tokën e askujt, nga ku gjithkush mbi lëkurën e Shqipërisë, mund të bëjë hesapet e interesit të tij

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Zvicra nje vend neutral sapo ka propozuar per votim ne popull 4 nene te reja ne kushtetute per te forcuar neutraliteitn e saj ndaj tere konflikteve ne bote. Nderkohe ajo anulloj tere kontraktat ushtarake me SHBAne per te mos humbur neoutralitetin. Ne Shqiperi ( uroj te mos jete e vertet) thuhet se Vlora eshte nje nga portet per te leshuar dronet Ukrahinase ndaj Rusise, dhe ( qe eshte e vertet) shpallem Iranin shtet terrorist.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipetari Gjermani

              i Nderuar z.Rama...Strehimi i Iranjaneve Parazite ne Shqiperi ishte nje EKZAQEGJERIM..dhe nje Perulje e Politikaneve Shqipetare... "Trimat" e MEK-ut...nuk kane ASNJE Aktivitet ne Europe dhe akoma ne Irane...ata kane 40-te e me shume vite qe nuk munde te konsiderohen Problematike per Regjimin e Iranit....thjeshte ata Perfitojne nga Donacjonet qe kerkojne nga Europa apo edhe Amerika ..por me shume Perfitojne nga Ndihmat qe marrin nga Bashkeatdhetaret e tyre nga Irani qe jane Sherndare ne Europe..dhe kane Bisnesse. 1-C´fare Aktiviteti kunder Qeverise ne Irane bejne "Trimat" e MEK-ut qe Shullehen ne Diellin Shqipetare????????????????????Le te Largohen nga Shqiperia......pse nuk i merre Gjermania???Apo pse ti solli Amerika ne Shqiperi????????? Ne Gjermani, nuk ka ASNJE Nga Irani qe Dine se Ekziston MEK-u...dhe nese ka Demostratime Sporadike, behen dhe Duan Djalin e Shahut...qe edhe ky eshte nje Parazite Miljoner ne Amerike..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje