Tabaku: Integrimi nuk është listë ligjesh dhe propagandë, por reforma reale. Shqipëria po ecën pa opozitën dhe shoqërinë civile

12 Maj 2026, 12:30Politika TEMA
Tabaku: Integrimi nuk është listë ligjesh dhe propagandë,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti tone të forta kritike ndaj mënyrës sesi qeveria po menaxhon procesin e integrimit europian, gjatë raportimit të kryenegociatores Majlinda Dhuka në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Çështjet Europiane.

Tabaku, e cila ka drejtuar më herët Komisionin e Çështjeve Europiane dhe është angazhuar në procesin e integrimit prej vitit 2009, ironizoi qeverinë duke theksuar se integrimi është kthyer në “kryefjalë propagande dhe premtim elektoral”, ndërsa mungon debati real dhe reformat substanciale.

“Është hera e parë që një raport ka më shumë faqe me listë ligjesh të miratuara sesa një raport serioz për integrimin. Mbi 45 faqe janë vetëm lista ligjesh dhe jo analiza reale për reformën dhe impaktin e tyre,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se Parlamenti nuk mund të reduktohet në një “fabrikë ligjesh”, por duhet të garantojë cilësinë dhe efektet e tyre në jetën e qytetarëve.

Në fokus të kritikave të saj ishte lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i reformës në drejtësi. Tabaku deklaroi se qeveria po paraqet një realitet të deformuar për progresin në këtë fushë, duke kujtuar se vetëm 5 rekomandime të GRECO janë përmbushur plotësisht.

“Raporti jep numra hetimesh dhe akuzash, por nuk ka asnjë akuzë në shkallë finale,” tha ajo, ndërsa solli edhe statistika alarmante për sistemin gjyqësor.

“Sot në Shqipëri një çështje administrative në shkallë të dytë zgjat 5326 ditë, ose 14.5 vite për të marrë drejtësi,” deklaroi Tabaku.

Deputetja e PD ndaloi edhe tek SPAK dhe propozimet e mazhorancës për ndryshime në nenin 252 të Kodit Penal, duke pyetur sesi këto nisma pajtohen me benchmark-et e kapitullit 23 të negociatave me BE.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit të saj u fokusua tek prokurimet publike, të cilat ajo i konsideroi si burim kryesor të korrupsionit në vend.

Sipas Tabakut, Shqipëria vazhdon të ketë problem serioz me tenderat pa garë dhe përqendrimin e tyre tek pak kompani.

“Në Shqipëri ka të paktën 14% të procedurave me një ofertues të vetëm, 15% të procedurave pa publikim dhe mbi 60% e vlerës së tenderave shkon tek pak kompani,” deklaroi ajo, duke krahasuar situatën me Serbinë ku, sipas saj, 97.5% e procedurave zhvillohen me garë të hapur.

Ajo përmendi gjithashtu raportet e Komisionit Europian dhe SIGMA-s, të cilat sipas saj evidentojnë mungesën e progresit në kapitullin e prokurimeve publike dhe problematikat që lidhen me AKSHI-n dhe tenderat e teknologjisë së informacionit.

Tabaku ngriti shqetësime edhe për ligjin e porteve strategjike dhe ligjin e investimeve strategjike, duke i konsideruar në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Nuk mund të lejojmë që në emër të integrimit të bëhen përjashtime ligjore dhe pasuritë publike t’i jepen pakicës,” tha ajo.

Në fund të fjalës së saj, deputetja demokrate kritikoi mungesën e transparencës dhe përjashtimin e opozitës dhe shoqërisë civile nga procesi i integrimit.

“Ky proces kërkon dy palë dhe nuk bëhet dot me një palë. Ju flisni për diskutim, por nuk diskutoni as me opozitën dhe as me shoqërinë civile,” deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se për tre vite me radhë ka kërkuar hapjen e procesit negociues dhe ndarjen e dokumenteve me Kuvendin dhe aktorët e interesit, por sipas saj qeveria “i ka mbajtur të mbyllura në sirtar pozicionet negociuese dhe detyrimet e ndërmjetme”.

15 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    Në fushatën elektorale 2025, Rama e kishe përparësinë e fushatës integrimin në BE. Kurse PD nuk e artikuloi asnjëherë si tezë dhe iu përmbajt sovranizmit. Kështu që t'i thuash qeverisë tani pse e ka përjashtuar opozitën, nuk ka kuptim, sepse kampet u ndanë në fushatë. Apo keni ndryshuar mendje rrugës juve?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tabaku=Sali vrasesi

      Qe te ndryshosh mendjen duhet qe te kesh mendje! Tabaku e Saliu nuk kane mendje, njeri hedh molotov e tjetra vjell molotov! Tabaku konkuron Saliun kush edhte molotovist me i dalluar!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tabaku ne Spak per frymezim te molotovisteve

      Tabaku e ndyre nuk e kupton se Shqiperia do ece perpara, dhe do gropose opoziten molotoviste ky kjo malinje ben pjese. Tabaku eshte krahu politik rus i opozites molotoviste te Sali vrasesit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        JE NE MENOPAUSE????? OSE NUK TE SHEH NJERIU ME SY,,,, ??? TI JE SIKUR KE IK NGA SPITALI ,,, PSIKIATRIK.....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Permetari

          Z Tabaku ju nuk mund te jetoni ne realitet. Ju skeni demokraci ne partine juaj . Jeni per te ardhur keq.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjok

            E nxoren kete karashurren iraniane sherbimet e huaja antishqiptare?! Gojorexhen...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              Nga komisione parlamentare qe merreni me integrimin, me ligjet, me reformim in, kush ju ka perzene? Rama? Apo keni perjashtuar vehten Duke Mos shkuar.? Kur behen seanca parlamentare, kush bllokon seanca, eshte Rama apo jeni ju qe keni shkelur me te dyja kembet regulloren., Tabakhone, salla e kuvendit nuk eshte bordello ku luhet me te dyja kembet, ku nxirren nga poshte brekeve shishe me benzine, SIC Ben kolegia jote Elda Hoti. Ti benzinen e nxjerre nga goja te pakten, apo dhe ti si Elda? Epo... shoqe jeni, dmth shoqe ideali,shoqe bordi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PD një kryetar një votë

                PD po jepë një ndihmë të madhe për integrimon Po nxinë Shqipërin me Derishën dhe deputetët tuaj duke folur kundra vëndit Dhe bërë kryengritje paqësore me MOLOTOV

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Kjo eshte me fycka e pd

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LLUMOKRACIA in action

                    Doli kjo me citatet e Mao Ce Dunit?!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      ENTSOE

                      Fol per garen demokratike me Sali Nongraten, lere integrimin , ka kush merret.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tekniku

                        Pse nuk e mbyll ha....kjo trimoshja e Turdive qe nuk ka bere asgje ne jete por vetem jep mend

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          llazi usa

                          Doli kjo gojorja e Xenit te Saliut

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Baca

                            Zonja erresira paska kakarisur perseri! Qysh kur u tund e shkund ne k'cimin e Tropojes eshte bere e gjith'ditur dhe eksperte e cdo dukurie, fenomeni e zhvillimi ne planet! Shume shpirt'zeze e ndjellakeqe!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi

                              Tani qe u muar ne dore integrimi nga Tabokja mori fund kjo pune u integrum

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje