Ministri Hoxha takon homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

12 Maj 2026, 09:05Politika TEMA
Ministri Hoxha takon homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret

Tirana do të mirëpresë në qershor një ministerial për Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë detajet nga takimi me homologun Andrii Sybiha.

Gjatë takimit, Hoxha ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën kundrejt agresionit rus dhe gjithashtu ka pasur biseda edhe për rrugëtimin e dy vendeve drejt BE.

“Shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin tonë respektiv drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit për procesin e anëtarësimit evropian të të dy vendeve. Diskutimi ynë preku gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet e ardhshme, përfshirë një takim ministror që do të mbahet në qershor në Tiranë, duke rikonfirmuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal”, shkruan Hoxha.

2 Komente

  1. A
    Ambasadori

    Ministri Hoxha si polic trafiku

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      gjakdhjeri gerki turki servi mongoli nuk eshte ne gjendje tja bej te qarte mongli ukrana se kombi shqiptar ka beri dicka shume madheshtore sa gjakdhjeri mongoli gerrrki barkderri nuk arrin ta kuptoj dot......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje