Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Partia Demokratike, me Sali Berishën në krye, janë thjesht duke u përpjekur të mbijetojnë dhe jo të mundin Edi Ramën.
Fevziu tha se duhet një alternativë konkurruese për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që deklaroi se Berisha mund të qëndrojë si kryetar simbolik, por të hapë garë për kandidatin e PD si kryeministër.
Ylli Rakipi: Pra doktori pasi përplasi ata që kishte thirrur me policinë, deklaroi që aty ishte uragani i lirisë, tani ne e pamë sa njerëz ishin aty. Nuk kemi moshë të na gënjejë, se thotë dhjetëra mijëra njerëz, po aty 300 veta dalin...
Blendi Fevziu: Nëse e merr në stilin retorik të Berishës, edhe në vjeshtën e '97, Berisha të njëjtin stil ka patur. Retorika e Berishës është e njëjtë, nëse merrni konferencën e para një apo dy protestave, këtë ka thënë, uragani bly, dridhja e qeverisë. Problemi është, nëse futemi te protesta, PD është future në “surviving mode”, mendon se filozofia e saj duhet të jetë mbijetesa.
Ylli Rakipi: Berisha, jo PD, se s'kemi PD.
Blendi Fevziu: Ata pretendojnë që PD është nën një presion të fortë politik, ekonomik, mediatik, thonë Rama ka kapur çdo institucion, dhe Berisha thotë mbijetesa është arritje për opozitën. Ose mbijetesa ose të kthehet në alternativë. Për momentin Berisha pretendon se alternativa për të mundur qeverinë është e vështirë. Shihni çfarë thotë për Salianjin, që është i futur nga Rama. Pra opozita është në "surviving mode", mund ta bëjnë më 50-100 vetë, edhe me 300, 3 mijë apo 30 mijë. E gjithë strategjia, është mbijetesa. Kam përfaqësues të PD që kur vijnë në studio, me përjashtim të Këlliçit, vijnë dhe thonë se po mbijetojmë dhe nuk po dorëzojmë opozitën te Rama.
Problemi është 2027, kemi zgjedhje lokale, ndërsa në 2029 të përgjithshme. Opozita duhet të kthehet në alternativë, duhet një reformë e plotë brenda PD. Deri tani Berisha thotë Rama po tenton të asgjësojë opozitën, ne do të rezistojmë. Nëse do të dalë më parullë do të mundim Ramën, do të ketë një ofertë dhe stratgji tjetër. Unë mendoj se opozita duhet të shkojë drejt një alternative konkurruese. Për protestën, ishte edhe shiu që nuk e favorizonte.
Tjetra, nuk mund ti thërrasësh njerëzit me të njëjtin skenar pa patur përfundim. Kjo është mënyrë që PD ka mbijetuar edhe në situate të tjera të vështira. Çfarë mund të ndodhë në PD? Mendoj se PD ka lindur me Berishën dhe një grup njerëzish dhe Berisha e dominon këtë parti. I takon Berishës të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë parti në të ardhmen.
Ylli Rakipi: Bëri një provë me Bashën ai, dështim total. Vuri Bashën, bënte sikur nuk ishte, vuri maskën e Bashës.
Blendi Fevziu: Në vitin 2013 edhe unë mendoja se Basha ishte e ardhmja e PD, por koha tregoi se ishte dështim.
Ylli Rakipi: Basha u mor me zor dhe u katapultua aty.
Blendi Fevziu: Në 2013 të dukej Basha si alternativë reale?
Ylli Rakipi: Jo. Më ka thënë Meta atëherë, por unë e pashë i tronditur. Ne e dimë shumë mirë, që njeriu që vjen në krye vjen pas një lufte të madhe dhe fiton. Përshembull ndryshe na ardhur Rama, me betejë të ashpër, ka ngrënë njëri pas tjetrit…
Blendi Fevziu: Rama ka dalë kandidat kundër kryeministrit për kryetar partie. Ka marrë shumë pak vota, por edhe mënyra si e mori PS, nuk të lë asgjë impresionues.
Ylli Rakipi: Pra Berishës nuk i eci, i doli diçka qesharake. Në këtë lloj sistemi, gara është thelbi i gjithçkaje dhe nuk e kam besuar.
Blendi Fevziu: Kur Basha ishte ministër ishte mjaft aktiv. Pse u transformua? Pse kur mori Bashkinë dhe PD, u kthye e kundërta?
Ylli Rakipi: Sepse pesha që i hodhën sipër ishte më e madhe se supet e tij dhe ai këtu nuk është fajtor, por një viktimë.
O zot çfare traplliqesh thone keto gjitholloget.Eshte e tmerrshme qe dy idiote funksionale,tipik a intelekt dalin çdo mbremje neper banaqe televizive.Te dy jane te pa pergatitur nga trute per politike.
Aman O Fevzi, vetëm ti mund ta bësh këtë punë tani. Të gjeti, nuk ke ç'të bësh. Fute mikrofonin te xhepi I mesëm... dhe shko organizo partinë e zemrës që të bëri të pasur dhe të pavarur. Shko drejtoje se nuk I dihet ky popull vetëm Salën nuk do të votojë por ama të tjerë si ty pse jo.... Hajde lëre studion dhe shko përballu me palloshin në zgjedhje ta shikosh sa të bukura I ka çorapet. Thotë shpesh se në politikë u fut për ty o Fevzo. Edhe çorapet me ngjyra për ty I vesh. Ec provoje se kemi shpresa te ty.
Fevziut i mer të keqen ti, se ka qënë që i vogël spiun. Partia dhe shoku Ramiz i ngarkuan detirën të pies njerëzinë dhe ai këtë di të bëjë. Nuk e kuptoj pse ki Illi e piet dhe ai duhet të përgjigjet, kur është i specializuar jo për t'u përgjigjur por vetëm për të pietur.
Kush jeni ju qe keni shpresa tek nipi i Esat Toptanit?
Imagjinoni sikur debati ne " OPINION" te kryhej midis meje dhe Fevziut? Cfare do te ndodhte? Une do merrja rolin e Fevziut dhe Fevziu do pergjigjej brenda kohes se percaktuar per opinioni e tij personal te grumbulluar ne gjithe keto vite gazetari. 1- Gazetaria e Fevziut eshte neutrale apo fasade e nje lobi te caktuar? 2- Nqs do ti drejtohej pyetja qe ne keto vite te demokracise kush jane politikane qe vlejne te jene drejtues lobimesh ose organizatash partiake, bazuar ne aftesi, talent dhe bagazh intelektual? 3- A mundet Fevziu te bej nje parashikim per politikanet e se ardhmes, gjithmone duke u bazuar ne opinionin e tij personal si dhe pergjithesimet nga debatet e tij me keta politikane, bazuar ne keto vlera? 4- Ne keto kohe amullie politike, a do te mund3j Fevziu te percaktonte nhe definicion te sakte te shkakut te kesaj amullie??! Post Scriptum: Ne te 4 pyetjet Fevziu nuk do te mundej te pergjigjej. Ashtu si Rakipi dhe Fevziu jane perfaqesues te mediave, fasade te lobimeve politike qe ndjekin nje vije te percaktuar qarte ne mbrojtje te interesave te ngushta ekonomike, konfliktuale me nje gazetari investigative dhe jopartiake. Nqs Fevziu do te ishte i lire nga interesat qe e mbajne " te angazhuar" ne postin e tij te punes, atehere debati ose puntata pasardhese e " OPINION" do te jete drejtesia, dhe ligjet te cilat u ndyshuan ne favor te lobimeve fasade e te cilave jane Media e shkruar dhe vizive, ne Shqiperi. Nqs une personalisht do te isha ne nhe debat me Fevziun, atehere debati do i ngjante nje paragrafi te njohur, per shume shqiptare... "- Nga i akuzuar u kthye ne nje akuzues i fuqishem"!!!! Ky eshte debati dhe opinioni, permbysje e pritshmerise se fasadave politike!!!