Avokati shpjegon simbolin e “çuditshëm” të Ilir Metës në gjyq

11 Maj 2026, 18:46Politika TEMA

Avokati shpjegon simbolin e “çuditshëm” të Ilir

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh pas seancës në GJKKO edhe lidhur me një fotografi të bërë sot që po qarkullon në rrjet.

Avokati tha se ndryshe nga sa duket, Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit ‘7’, që sipas tij nuk lidhet me asnjë përvjetor.

“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor. Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”, tha Cakrani.

Edhe Monika Kryemadhi është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në ‘top formë’.

Komentet i bëri pas daljes nga ambientet e GJKKO-së.

Teksa komentoi pretendimet për një rënie fizike të Ilir Metës gjatë qëndrimit në qeli, Kryemadhi tha se gjatë seancës së kaluar ish-Presidentit i kishin çuar një kostum më të madh.

Një episod ‘i veçantë’ i ndodhur gjatë seancës gjyqësore, sipas Kryemadhit ishte rrjedhja e ujit të kondicionerit mbi kokat e të pranishmëve. Duke folur për dosjen, ajo tha se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës është politik dhe nuk ka prova për fajësimin e tyre.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive. Analiza financiare e bërë për mamanë time, e tregon dhe ja jep të sakta që ajo ka burime financiare dhe të ardhura në të gjithë jetën e saj. Edhe çështja për shoqen time, Ema Çokun, është një pretendim që thonë ata pse ke bërë ti një deklaratë noteriale në 2024. Po normal sepse në 2010 ata nuk ishin subjekt i një hetimi pasuror. Pretendimet për abuzim nga mamaja ime nuk qëndrojnë, sepse është hetuar që atëherë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të mia dhe vajzës sime, por edhe një operacion të Metës. Këto kanë qenë të deklaruara. Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, ai nuk është marrë kurrë me gjërat e shtëpisë. S’është pjesë e asnjë lloj shpenzimi.

Kemi menduar se duke iu dhënë të tjerëve më shumë, do të kontribuonim më shumë për vendin, por s’ka problem. Iu bëj thirrje gjithë prindërve të rinj që të kujdesen për fëmijët, sepse hallet e politikanëve s’kanë për të përfunduar kurrë. Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta se ne të vjetrit të gjithë bashkë.

Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ia çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën”, tha mes të tjerash Kryemadhi.

16 Komente

  1. B
    Boll mos silikon fermer

    Sa bukur , bolle te mèresh me politike nese shkel ligjet thua ( jam i burgosur politike)...

    Përgjigjjuni
    1. /
      //.//////Dire Straits////////////////////

      Sipas thirrjes se Meros , Kerkohet nje Intelektual i Guximshem qe te puthe Monen dhe Liken....nxitoni te aplikoni , vendet jane te limituara sepse sapo Roberti puthi Veliajn , ka nje histeri intelektuale per te puthur "Qelbesirat e akuzuar te politikes"

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Eshte simboli i 7 % te gimit.

        Përgjigjjuni
      2. o
        o ilir o spiun,hidhu mbi tank

        Fshatar cakrani,ai tha mos me denoni me shume se 7 vjete se nuk duroj pa muniken

        Përgjigjjuni
        1. S
          STRUGA

          Munika quhet Kryemadhe por çe do kur e ke boshë brënda. Idiotja na bën edhe sehir bëhet e virgjër edhe pse bëmat e saja kanë dalë sheshit, smbulohen do.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dibrani

            Eshte fiks gjyq hajnash, Mona!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Duhet te trajtohet si njeri

              Thoni cfare te doni, por duket fakti, qe meta, nuk eshte mire nga gjendja psiqike,gje qe kerkon nderhyrje nga mjeksia.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi

                Po ky sikur te thyente ne dysh edhe bente stervitje. Çne kaq dobet.?

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ozzy Osborne

                  Ka vite që nga shëndeti mendor likja nuk është mire, mbetet për tu parë nëse është lojë apo vërtet ka lajthitur

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Fshatari

                  Jo se kjo ka ndonje vler sepse keto jane teatro. Por ne pergjithesi kemi aritur deri atje sa te na thone Mos ju besoni syve. Besojuni atyre qe thone intelektua-halet e kombit.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agushkari

                    te çan jarin dhe.munika

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXXL

                      Te “dhjefsha” Portokalline oh cpo kenaqemi me keta kokrra hajdutesh dhe kriminelesh, do zoti te vazhdoje gjate ky gjyq. Iliri i rrudhosur, tulle, koke rrjepur, i verdhe dyll, Mona thote se i kishin derguar kostumin e madh, se cfare lidhje ka madhesia e kostumit me surratin qe tregon nje plak tek 90 vitet vetem kjo shurruflla e di

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        MERO çensura

                        Te portokallia s'ka shance të shohësh skeçe për Metën, sidomos pas vajtjes së Monës te Bigu. Se skeçe për Lalin dhe Ballukun jo e jo.

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Vaso

                        Po pse merreni me nje kare ca shenjash boni e ca veshi e si duket,varnja trapin Likes se ate pune ka tani. I kape me te fortin i bije dhe e thyej dyshe. Tani te kapi timin ti bjeri dhe ta haje dyshe.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Colpo grosso

                          Nuk ka me lojra 15 vjet burg nuk jane shaka del me bastun nga qelia

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Benevent

                            E ka fjalen per 7% e Gimit te blloku i vet qe i doli te videoja e Dritan Priftit

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje