"Policia të zbardhë ngjarjen" Pjerin Ndreu reagon pasi ish-kryetarit të PD-së i thyen këmbët dhe i prenë veshin

11 Maj 2026, 19:40Politika TEMA

"Policia të zbardhë ngjarjen" Pjerin Ndreu reagon pasi

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar në lidhje me dhunimin barbar të ish-kreut të PD-së Lezhë, Sokol Toma, i cili u godit nga disa persona të paidentifikuara, të cilët i thyen këmbët dhe i prenë veshin.

Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan se aktet e dhunës, janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë.

Po ashtu, kryebashkiaku i ka bërë thirrje policisë që të bëjë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.

Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, thekson ai.

Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan.

Kushdo që e ka menduar, organizuar apo kryer këtë akt duhet ta dijë se ligji, herët a vonë, të gjen dhe të vendos përpara përgjegjësisë. Edhe më të papranueshme janë banalitetet mediatike dhe spekulimet për “prerje veshi”, të cilat vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.

I kam kërkuar drejtuesve vendorë të policisë të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.

Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë. Kushdo që perdor gjuhë të dhunshme, duhet të ndalë dhe të reflektojë pasi komunitetit lezhjan nuk ka asnjë lidhje me sjellje banale presioni dhe dhunë që herë pas here shfaqen!

3 Komente

  1. s
    sapa

    Mungesa e shtetit sjell vetegjygjesine!Dhe kjo do vazhdoje ne shekuj tek shqiptaret!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Ashtu bravo kryebashkiak !Të përgëzoj për këtë qëndrim o Pjerin Ndreu.PS dhe E Rama nuk kanë vrasës në radhët e tyre,ndryshe nga PD që ka në krye një qen të tërbuar që ka vrarë mijra shqiptarë që nga 1997 e gjer në 2011 dhe sot me klyshët e tij kërkon të djeg Tiranën,por nuk do t’ja arrij dot qelbësira.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Sipas kodit penal pa u gjetur veshi nuk ngre dot akuze.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje