“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian

11 Maj 2026, 21:50Politika TEMA
“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po

Pedagogu Klementin Mile thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka bërë gafë të madhe duke sulmuar ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mile u shpreh se Berisha po sulmon indirekt Bashkimin Europian.

“Unë mendoj që zoti Berisha, ka bërë gafë të madhe me sulmin ndaj Gonzatos, sepse nuk po sulmon një individ, por po sulmon përfaqësuesin e BE këtu. Nuk po bien vetëm kredencialet e zotit Berisha, por gjithë PD, dhe pastaj edhe opozita, e pëson goditjen nga e gjithë kjo. A është PD, alternativë qeverisëse, a mund ta imagjinojnë shqiptarët për këtë gjë? Problemi i zotit Berisha është këtu, arrin deri diku të grumbullojë energji, por nuk fiton narrativën. Zoti Rama do fillojë të thotë, sikurse e ka thënë, është pakicë e zhurmshme. Ky është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Ramës, në një mandat të katërt. Zoti Rama mund të mbahet në këtë kontrast, unë jam stabiliteti, kurse kjo pakicë është destabiliteti. E fiton këtë narrativë pa u lodhur fare”, theksoi ai.

2 Komente

  1. S
    Shpenka

    Ndërkohë që po bëhet , të themi një farë përpjekje për të folur shqip shqip , në përgjithësi gazetarët , disa mender gazetarë dhe moderatorë ekrani , po flasin pa doganë me fjalë të huaja, ndërkohë që gjuha shqipe është shumë e pasur. Në rastin konkret edhe ky mender profesori që kritikon plakun Sali për përplasje politike boshe me Ambasadorin e BE-së , përdor si gjithollogët e ekranit fjalën NARRATIVË . Nuk e di sa nga cila gjuhë është huazuar kjo fjalë , po këta që duan të duken se dinë shumë gjuhë , janë të pa ditur në gjuhën amtare . Nuk dua të përmend emra , po më tërhoqi vëmendjen shkrimi i këtij profesorit , që ishallah nuk jep mësim në fakultetin filologjik apo në atë të çështjeve sociale .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ne fakt po sulmon vetem bythqirat e BE o profelesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje