Bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, gjatë dëgjesës që po zhvillohet në Fier, deklaroi se një nga sfidat më të mëdha të pushtetit vendor mbetet eficenca e funksioneve dhe garantimi i një zhvillimi koheziv mes bashkive, duke ofruar shërbime cilësore dhe të barabarta për qytetarët
Sipas tij, reforma duhet të adresojë aftësinë reale të bashkive për të përballuar funksionet që kanë, burimet financiare në dispozicion dhe mënyrën si mund të përmirësohet cilësia e shërbimeve në të gjithë territorin e tyre.
"Sfida kryesore mbetet eficenca e funksioneve dhe mundësia reale e bashkive për të ofruar shërbime cilësore e të qëndrueshme. A kanë bashkitë të ardhura të mjaftueshme? A ia dalin t’u përgjigjen siç duhet nevojave të qytetarëve?Një tjetër sfidë është zhvillimi koheziv, pra i njëjtëtrajtshëm dhe garantimi i shërbimeve të barabarta për qytetarët, ndërsa ndryshimet demografike dhe lëvizja nga fshati drejt qyteteve kërkojnë një qasje të re për fuqizimin e bashkive", theksoi ai.
Mazniku u ndal edhe te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e legjislacionit të Bashkimit Europian zbatohet në nivel vendor, çka kërkon struktura më të forta dhe më të përgatitura për të përthithur fondet dhe programet europiane të zhvillimit.
"Nëse në vitin 2029 Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian, atëherë një pjesë e madhe e legjislacionit europian do të zbatohet në nivel vendor. Kjo ngre pyetjen se si do të ndërtohen strukturat e pushtetit vendor për të absorbuar fondet europiane dhe për t’u përgatitur për programet e kohezionit social dhe zhvillimit që ofron BE-ja."
"Të gjitha këto krijojnë nevojën për një reformë të re: nga kompetencat që duhet të kenë bashkitë, te mënyra si do të funksionojë financimi, në kombinim me organizimin territorial. Sfida është të gjendet pika e balancës mes eficencës dhe afërsisë me territorin, në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme është se simund të krijojmë ekonomi shkalle, duke ruajtur njëkohësisht identitetet lokale?", u shpreh Mazniku.
Në fund të fjalës së tij Mazniku vlerësoi gjithashtu faktin që dëgjesat për reformën po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, duke e cilësuar procesin si të rëndësishëm për të ardhmen e organizimit vendor në vend.
Po ça lesh eficence thua mer mjekerrcjap 95% ne bashkite i ke analfabete ose dhe ata qe dine te shkruajne jane me deficenca te intelektit. O Maznik nuk dini te beni shtet jo ti jo e jo por asnje nga sorrollopi qe ke rreth vetes dhe ne parlalesh. Pis milet. Pa breke ne bythe me citjane qe vine era shurre e mut dhe hajdut qe ne gjeneze.
Emri i ketij Maznikut eshte i asocuar pergjithmone me biftekun nje mije euro tek Nusreti pra shoku Maznik kullufiste me nje kafshate 7 pensione pa ndjere as me te voglen brejtje ndergjegje. Sigurisht qe nuk behet qameti per njemije apo dhjete mije euro, se ka vjedhur ne bashki me mijera here me shume, por ky bifteku njemije eurosh ka bere aq buje sa sa here permendet emri i Maznikut gjithkujsh e paraftyron si nje zyrtar llupes e te pangopur qe me nje kafshate kullufit bistekun me cmim 1000 euro ose sa 7 pensione mesatare.
Domethene nuk jane parate se ne jemi nje shtet i pasur, mbetet problem vetem cilesia e sherbimeve. Bravo Shqiperia, ja kaluam dhe Evropes.