“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë," Erion Braçe denoncon rrugët e bllokuara në kryeqytet: Këto lagje janë një kurth

12 Maj 2026, 21:20Politika TEMA
“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë," Erion

Socialisti Erion Braçe ka denoncuar me anë të një videoje një tjetër problematikë që ai ka konstatuar në kryeqytet.

Me anë të videos së shpërndarë në Facebook, Braçe shpreh shqetësimin e tij për një lagje në Tiranë, ku rrugët e ngushta dhe të bllokuara nga makina të dala jashtë funksionit nuk lejojnë që nëse bie zjarr aty të kalojë një zjarrfikëse.

“Jam këtu tek “Libri Universitar”, këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot në asnjë anë, as nga këtej ku hyra unë. Këto makinat e braktisura prapë. As nga kjo anë tjetër këtej, që me thënë të drejtën nuk ke rrugë sepse bllokohet, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkundi.

Domethënë, gjëja më e rëndësishme në këtë rast është të lutemi që të mos bjerë zjarr. Njerëzit e pallatit të bëjnë kujdes. Urdhëro, nuk ke ku hyn, pastër është, por për zjarrin është tmerr. Do piqen të gjallë kështu siç janë bllokuar hapësirat dhe rrugët. Duhet të vijë dikush t’i heqë këto makina që janë për në varreza”, u shpreh socialisti Erion Braçe.

 

6 Komente

  1. S
    Sass

    Ky ben si deputet i ri jo qe ka 30 vjet qe eshte ne ate salle, tani kur na ben dhe te pafajshmin levizin zorret me pa deshire, Brace ke marr nje rol qe nuk e loze dote.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperi te kam dhjere.....

      Te pash ketej nga komuna parisit sot o Brace,por ti nuk i ke par trotuaret e bllokuara nga parkimi makinave.... Kalo nga mbrapa shkolles vasil shanto,kalo te kopshti botanik,apo nje lagje qe del nga rruga kosovare ne stadiumin dinamo,kembesori apo nenat me karroca duhet te kalojne te rruga makinave...

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ccc

        Tiranën e prishën të gjithë bashkë. Çdo njëri bëri nga një mëkat. Por Rama e dhieu fare. Luli e qelbi. Lali e pshurri

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          Ku ri me shpi o Miu I gjirizeve??? Ke 35 vjet qe leh, sot I pe rruget e Tiranes si I katandisi mashtruesi dhe hajni veliaj me shoke!?? Sot u kujtove se do te behesh kryetar bashkie!? TIRANEN nuk e regullon as Zoti o gore , ashtu sic eshte katandisur, plehra, pluhur, trafik, pa ruge ,pa parqe, pa torture, pa uje, pa regull, fruta e perime ne rruge, kafe ne rruge, fast fude gjithashtu etj etj. Dhe nje llapaqen tregon peralla a thua se I besojne qente e rruges......

          Përgjigjjuni
          1. .
            .......

            ky na tregon gjithnje e me shume qe as ja kane idene cbehet se aty tek tuneli tek posta qe tregon ne video nuk u be sot apo dje por ka 20 vjet .......

            Përgjigjjuni
            1. S
              Socialisti i vertete

              O CONE ,poroblemi i madh i Shqiperise eshte ajo makina e madhe me emrin Rilindje dhe timonieri i saj qe i kane zene rrugen Shqiperise,kane bllokuar te ardhmen e saj dhe jane kthyer ne fatkeqesi kombetare. Populli te mban prej 30 vitesh si veshken ne mes te dhjamit pa bere asnje pune,ka ardh koha qe te besh nje gjest mirenjohje, te distancohesh nga kjo klike antikombetare me emrin Rilindje .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje