“Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga partia”, Çfarë paralajmëron Salianji përpara zgjedhjeve për kreun e PD: Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë!

12 Maj 2026, 22:00Politika TEMA
“Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur sërish për situatën brenda Partisë Demokratike, në kushtet kur nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berishës.

Salianji deklaroi se do të nisë procedurat për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.

“E kanë dërguar të tjerë në gjykatë çështjen e statutit. Unë do të nis nesër procedurën për përjashtimin nga partia. Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë”, u shpreh ai.

Ish-deputeti theksoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë personale dhe se ajo përfaqëson sakrificën e demokratëve ndër vite.

“PD nuk mund të trajtohet si pronë dhe këtë nuk e pranoj. Është sakrifica, mundi dhe gjaku i shumë demokratëve, i shumë familjeve shqiptare dhe është pasuri e shqiptarëve. Nuk do ta lë lehtë këtë betejë”, deklaroi Salianji.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, duke pretenduar se kreu aktual i PD-së qëndron në mënyrë të paligjshme në drejtimin e partisë.

“Sali Berisha sot është uzurpator, nuk është kryetari i PD-së. E mban në mënyrë të paligjshme partinë. Ai është i paligjshëm në krye të partisë që nga shtatori”, tha Salianji.

5 Komente

  1. M
    Martin

    Dy jane emrat e partive te reja qe mund te fitojne zgjedhjet e ardhshme: "Partia Demokratike e Re" dhe "Partia Popullore".

    Përgjigjjuni
    1. Salianji nuk ēshtē mē i zgjuar se Basha, Alibeaj,Bardhi,Noka,Boçi,Xhupa., qē tē pretendoj postin e kryetarit, ndaj pērpjekjet e tijē shumēzohen me zero.Salianji bērē njē vit burg nē Fier me autorizim tē Berishēs.Sot deputetēt e PD-sē jan nga 100 kallzime nē prokurori, por nēse kupola e PD-sē nuk i ndez dritēn jeshile, padia ngelet nē vēnd numēro.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O Salihajni " me vonese delegatet iken".Eshte nje shprehje nga nje film shqipetare.

        Përgjigjjuni
        1. a
          alma nga tirana

          qenke me budalla se cfar mendoja

          Përgjigjjuni
          1. t
            tropojani

            ose beje proces gjyqesor , ose mbylle buqen se na cmende fare

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje