“Statuti ndalon kandidimin e Berishës, jo timin”, Salianji: Kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i PD

12 Maj 2026, 21:45Politika TEMA
“Statuti ndalon kandidimin e Berishës, jo timin”, Salianji:

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas vendimit për të mos e lejuar të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berisha.

Salianji deklaroi se statuti i PD-së nuk e pengon kandidimin e tij, ndërsa sipas tij, vetë kandidimi i Berishës bie ndesh me rregullat e partisë.

“Statuti ndalon kandidimin e Sali Berishës dhe ai kandidon, ndërkohë nuk ndalon kandidimin tim, por mua nuk më lejohet kandidimi”, u shpreh ai.

Ish-deputeti solli në vëmendje garat e mëparshme në PD, duke theksuar se ato kanë qenë më të hapura dhe me kushte të barabarta për kandidatët.

“Nëse do të kishte garë në PD si në garat e kaluara, kur kanë kandiduar Eduart Selami apo Agron Shehaj, ka pasur garë reale dhe burimet e partisë kanë qenë të barabarta. Kandidatët kanë pasur të njëjtën mundësi. Në seli dilte njëri kandidat dhe po ashtu edhe tjetri. Madje ka pasur zona ku ka fituar edhe Agron Shehaj”, tha Salianji.

Ai shtoi se, pavarësisht kushteve aktuale, do të pranonte të hynte në garë, pasi sipas tij ekziston një pakënaqësi e madhe mes demokratëve.

“Sot problemi është se unë pranoj garë edhe me këto kushte, sepse ka aq shumë pakënaqësi te demokratët sa ata do t’i ruanin vetë votat. Në demokraci duhet të funksionojë parimi që kryetari që humb zgjedhjet largohet nga drejtimi”, deklaroi ai.

Më tej, Salianji kujtoi deklaratat e vetë Berishës pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke theksuar se ai kishte kërkuar asokohe largimin e kryetarit në rast humbjeje.

“Sali Berisha ka thënë në shtator të vitit 2021 se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se Edi Rama nuk mund t’ia vidhte atij zgjedhjet. Ai tha se do të vendosej ‘neni Basha’, që nëse PD nuk del forcë qeverisëse pas zgjedhjeve, kryetari humbet menjëherë mandatin dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë”, tha Salianji.

Sipas tij, bazuar në këtë logjikë dhe në statut, Berisha e ka humbur mandatin politikisht dhe ligjërisht që në shtator dhe nuk duhet të rikandidojë për drejtimin e partisë.

9 Komente

  1. S
    Saliu do ta bluaje Salianjin

    Mos ha mut por shko ne gjykate o Salianj burgaxhiu.

    Përgjigjjuni
    1. S’e ke kuptuar mirë STATUTIN .

      Nuk e ke kuptuar mire mor djalë , statuti thotë :- kryetari që humb ZGJEDHJET NË PARTI , nuk është kryetar . Sa i paduruar që je , po prit pak ditë ja erdhi 23 maji , nqs Doktori nuk zgjidhet kryetar , do shkoni në zgjedhje të PARAKOHËSHME , pastaj shpall kandidaturën që me siguri , PO TË LANË , ti do bëhesh KRYETAR .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cubi

        Or çun rri urt e mos e kruaj,se sdihet ku mund te gdhish e ku mund te ngrysesh. Eshte loje e rend o çun. Sa te jet krimineli gjall nuk lejon njeri me kenu. Ti meqe e ke me pasion lut zotin te largohet sa me shpejt nga kjo bot,se shpeton dhe pd,por edhe shqiperia.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Burgaxhiu BABALE

          Ketej e tutje., kesaj gazete i shkon titulli: ” tema e lozhanit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire **_***___Straits

            Po çfar jane jeta trapa mbledhur te portali i Mero qerosit qe I paguan Palloshi i gjate? Duan te heqin, dhe ke, pr dr Sali Berishen!!!!!!!. Po Partia shpirterore e shqiptareve, Partia Demokratike e Shqiperise, themeluar ne kulmin e terrorit komunist, qe te krijohej pervec deshires, donte edhe nje shpirt VIGANI LIBERATOR qe se plotesonin dot as nje milione shqiptare se bashku, dhe kete shpirt, kete sakrifice sublime e kish vetem nje njeri ne glob, e kish dr pr Sali Berisha. Kur shqiptaret anembane globit thone PARTI DEMOKRATIKE, nenekuptojne SALI BERISHA, dhe kur thone SALI BERISHA, nenekuptojne PARTIA DEMOKRATIKE. Spurdhjaket e sponsorizuar nga Palloshi i gjate dhe Sorrosi per te asgjesuar OPOZITEN KONSERVATORE DHE TE DJATHTE te perfaqsuar me DINJITET, AFTESI, DREJTESI, LIGJSHMERI nga dr pr BERISHA KURRE, PO KURRE, nuk do arrijne te shkulin VERMOSHIN, SHKELZENIN nga vendi qe me plote te drejte, me plote mirenjohje HISTORIA i ka caktuar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Straitis- imamballajdi

              Por cfare do ti mor mut-muti, qe nga nje sali te kemi dhe nje kakerdhi sali, tani dhe nje katundar te hurit dhe litarit, nga juga .

              Përgjigjjuni
              1. 3
                33 cm

                Diarre kurva shoqja e Karmines!

                Përgjigjjuni
              2. C
                Cubi

                Ore ti dire leshi,ore spo te kuptoj,se nganjeher ti e godet sali mutin,nganjeher ti ke levdata te pa para. Here here e sulmon kete spo e marr vesh. Ore mos shkruan tjeter njeri ne emrin tend. Opozita se ka dhjer sorossi se ata prara se te vinte palloshi ne pushtet ishin te gjith ushtaret e sorosit,as palloshi I gjate opozita jon e ndritur ka asgjesuar ka asgjesuar veten edhe siç duken bathet akoma me per dreq do shkoj,populli se shikon dot me sy jo me te votoj sali kriminelin. E megjithate ne qofsh me te vertet simpatizant i sali kriminelit te uroj suksese ne 2037.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire **_***___Straits

                  "Cubo"! Megjthese ti nuk je I tille, ti je I bute, I ndjeshem, je fiks si UNE dhe si DR PR SALI RAM BERISHA qe zoti I shtofte ymrin dhe takatin per te mire te globit. Une se rruj fare per ça thote komenti im, per mua kane rendesi "upvote dhe downvote"-t qe mar pas çdo komenti. Sa per DR PR SALI RAM BERISHA, deklaroj ne pergjegjesi te NDERIT TE DR PR SALI RAM BERISHA se ai eshte I vetmi dykembesh ne glob (pas tij vijne Putini, dhe e them pa qef por fakti eshte fakt, pas Putinit vjen Tramp) qe bejne terbjet ata qe nuk duan qe Partia Demokratike te jete e familjes Berisha sepse ajo eshte prone private e trasheguar nga gjyshi nga ana e lokes se Zenit dhe Argits

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje