
Shqipëria ka rënë me katër vende në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit, nismë e organizatës “World Justice Project”, që organizohet prej vitit 2008.
Organizata e rendit Shqipërinë në vendin e 87, nga 140 vende në total. Në analizë merren tetë faktorë, që nga kufizimi i pushtetit të qeverisë, deri te drejtësia penale e civile.
Për drejtësinë penale, Indeksi vëren se faktorët kryesorë pengues janë korrupsioni dhe ndikimi i politikës.
Në kriterin e korrupsionit, vendi ynë renditet i 107 në rang global me rënie në krahasim me vitin e kaluar.
Treguesi nëse zyrtarët e qeverisë dhe ata të drejtësisë përdorin zyrën dhe pushtetin për përfitime personale është më i ulëti, ku Shqipëria renditet e 126-ta nga 140 vendet.
Renditje të ulët ka edhe në treguesin nëse deputetët e përdorin postin publik për përfitime private, duke u renditur e 108-ta.
Renditjen më pozitive Shqipëria e ka në kriterin e zbatimit të të drejtave themelore të njeriut dhe rendin e sigurinë.
Pak ka rene...per mua dhe 40 pak I ka...keni ndonje dosje ne gjykate e ta shikoni si eshte realiteti
Te krijohet nje parti e re nga njerz te shkolluar dhe te shporret gjenerata e potikanve te vjeter Si ka mundesi Shqiperia me gjith at turizem dhe me porte detare qe furnizohen shumica e vendeve ballkanike te cilat paguajn tatim,nje popull i vogel rreth 3 milion banor te jen kaq te varfer,paga te ulta qytete pa kanalizim ,eshte qudi ma te varfer se nje Kosove e dal nga lufta pa det pa turizem,nuk di populli si voton njerzit e njejt qe na 90 e ketej
Ska ndonje gje per tu cuditur. Lignin e ben Mero bythqiri