Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ministri Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë në Lindjen e Mesme

14 Prill 2024, 10:27Politika TEMA
Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ministri Hasani:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër Izraelit.

Me një shënim në platformën “X”, ministri Hasani thotë se “ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit”.

Po ashtu, Hasani kërkon nga shqiptarët që ndodhen aktualisht në atë rajon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.


“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.

Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan kryediplomati shqiptar, Igli Hasani.

4 Komente

  1. A
    Alex

    Shqiperia satellite bythe lepires qe del e para te denoje, po pse nuk denuat kur ndodhi sulmi ne ambasaden Iraniane be Siri se qe aty fillon ,aaaa ik mor

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baromi

      Hasoni mire ban qe denon, i vetmi minister ne bote,dhe nga Albanistani...lol

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kape hipokrizine, o toniii

        Dakort me ty mer plak, kercenim i rende! Po na thuj pak, sulmi i Izraelit ndaj nje selie diplomatike ca ishte, kercenim i lehte?! Kur e denove kete te fundit?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Ky Igli Hasani është një hipokrit i pashoq.Po kur çifutët sulmuan konsullatën e Iranit në Damask me raketa duke vrarë të gjithë njerzit që ndodheshin atje ku ishte fshhur ky liliput ?Pse nuk e dënoi sulmin çifut,sepse të sulmosh ambasadat dhe konsullatat e një shteti tjetër është agresion ndaj atij vëndi.Ky gjoja diplomat i lart shqiptar është një servil. Se kush është regjimi i ajatollahëve në Iran tashmë dihet,por çifutëve kush ua jep të drejtën t’i sulmojnë ata.Izraeli ka vrarë gati 35 mij burra,gra e fëmij të pafajshëm palestinez,ka shkatërruar shtëpit e tyre,i ka lënë ata në mëshirë të fatit duke bërë që popullsia civile të mos ketë ushqime sepse ata kanë bllokuar hyrjet e ndihmave nga Egjypti.Izraeli po bënë që shumë fëmij të vdesin nga uria.Ka shkatërruar spitalet,ujsjellsat,furnizimet me energji elektrike ,pra gjithë infrastrukturën e Gazës.Beniamin Netanjahu është një fashist.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje