"Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që sot nuk e ka", Gjekmarkaj: Nuk e njoh Berishën si kryetar, Basha është bërë qesharak

7 Shtator 2023, 09:25Politika TEMA

"Shqipëria ka nevojë për një opozitë të

Partia Demokratike është në provën e saj ekzistenciale dhe finale, u shpreh Agron Gjekmarkaj gjatë një diskutimi për situatën në partinë më të madhe opozitare.

“Në këtë kontekst, e kam mbështetur zotin Bardhi. E shoh si mundësi eksploruese dhe ndoshta mundësia e fundit për t’i dhënë një fytyrë serioziteti Partisë Demokratike dhe për ta shpëtuar atë.

Që të jem i sinqertë, unë e kam konsideruar fatkeqësi të madhe shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe po kaq fatkeqësi mënyrën se si zoti Berisha reagoi. Dua të theksoj se unë nuk jam kritik me Lulzim Bashën sepse sot e kritikon Sali Berisha. Jam po kaq kritik sot me Berishën.

Por ka ndodhur diçka. Secili prej nesh reflekton. Por vjen një moment që prevalojnë disa interesa madhore… unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe serioze që sot nuk e ka. Unë mendoj që demokratët kanë nevojë ta shohin partinë e tyre të bashkuar, si të vetmen mundësi për të rinisur ringritjen”, tha Gjekmarkaj në “Top Story".

Bashkimi është minimumi që duhet të bëjmë thotë Gjekmarkaj, që sugjeron të mos injorohen mbështetësit e Sali Berishës.

“Ne të bashkuar kemi qenë dhe ose na kanë vjedhur, ose kemi humbur, por nuk kemi qenë fitues. Pra, bashkimi është minimumi nga duhet filluar.

Ka ndodhur diçka, 510 mijë njerëz kanë votuar për grupin e Berishës, ata e mendojnë ndryshe nga ne. Unë nuk mendoj që ata janë antiamerikan. 510 mijë vetë janë më shumë se sa Sali Berisha dhe më shumë se sa vetë ne. Nuk mund të mos e marrësh parasysh këtë realitet politik, këtë votë kaq masive. Nëse i përjashtojmë këta njerëz, sa shanse ka që opozita të jetë fituese?!”

“Unë nuk e njoh Sali Berishën për kryetar. Nuk e njoh as Lulzim Bashën”, thekson demokrati, që shprehet i zhgënjyer nga Basha, që sipas tij po bëhet qesharak.

“Berisha ka humbur përballë Ramës në vitin 2013 me 1 milion vota. Lulzim Basha iu bashkua vendimit për ta shpallur ‘non grata’, por jemi dëshmitarë që nuk ka bërë asnjë ditë betejë, u fsheh. Doli në tre intervista prej qyqari dhe nuk tha asgjë. Edhe sot nuk guxon t’ia zërë emrin me gojë Berishën. Nuk shkëputet dot.

Unë e dija serioz në mediokritetin e tij Lulzim Bashën, por të ishte shakaxhi kaq joserioz, nuk e mendoja. Të luajë një komedi të këtij kalibri, më vjen zor se e kam mbështetur me shpirt për 10 vite. Kam dashur të ketë sukses, të jetë kryeministër, por të shfaqet me këtë profil kaq qesharak…”

 

6 Komente

  1. K
    Kelmendi

    Nuk ta mban nga non grada dhe sperdridhesh si ngjale

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Më herët (në emisionin e Dudushit) Bardhi, deklaroi se midis Ramës dhe Berishës, zgjidhte këtë të dytin! Edhe pse nuk e pyeti njeri, ky teveqel bëri shejtan budallain. Sepse brënda stanit të tyre, këdo që të pyesësh, kështu do të përgjigjej. Atëhere, meqë përgjigjia dihet, dhe kjo pyetje s'ka pse të bëhet të bëhet dhe në fakt, askush nuk ia bëri. Nëse do i duhej të bënte një krahasim, pa futur Ramën në këtë mes, ta bënte për t'ju treguar shqiptareve, demokratiksave të tij, perëndimorëve (ShBA-BE-Britani), se brenda stanit të tij me kë ishte, me Berishën apo me Bashën. Thjesht fare, kushdo do ta merrte me mend se në këtë rast pa iu dredhur qerpiku, do zgjidhte përsëri Berishën, ndaj si skuth që është nuk mund të binte në atë kurth asgjësues. Po këtu fshihet hilja, shejtani budallai e di mirë se kështu i çirret maska, dhe përfundimisht ai do ishte i djegur. Sepse ky gagashi, thellë thellë e ka (e kishte) një synim. Ky duke iu afruar Foltores së "non gratës", e ka shumë të vështirë momentalisht, të shpjegojë faktin se pse i afrohet atij. Shkon me shpresë se së afërmi "monstra", që s'e duan por ju duhet, për shumë arsye do t'i vijë fundi qoftë ky politik apo biologjik. E gjitha kjo maskaradë e tij, mund të kuptohet me faktin se meqënëse në PD, ku ai ende figuron sekretar i Përgjithshëm, rikthimi i Bashës ia fiku shpresën se një ditë mund të Ishte ai kryetar i saj, dhe kushedi, i ri është, sidoqë të rrjedhin ngjarjet, mbas natës kur halla të bëhej me koqe, ai do na gdhihej dhe një kavajs kryeministër!?! Ec e mos qesh pastaj me këta karagjozë politikë të neveritshëm, ku padyshim për të njëjtat arsye si për Bardhin, futet dhe "shakaxhiu i përparimit" të Nolit, bejtexhiu Gjekmarkaj.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati

      Gjithmonë të pabesë malokët e mutit. Po kush të bëri deputet ti more sharlatan profesorleshi, që je bërë gazi i botës bashkë me atë pederastin Gaz Byth çpumi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Borsh

        Ti je nje kokerr kari qe vetem Basha i ka fajet qe na solli nje spurdhjak qe na duhet ta lexojme, ngelesh tek kauza e mosmirnjohjes tipik mirditor i celbur

        Përgjigjjuni
        1. t
          timo

          O Gjekmark, ju jeni të gjithë karagjozë seriozë!!!

          Përgjigjjuni
          1. u
            u shofshte rraca juaj

            Na ndyve ekranet mor mut ne shi !!!!!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje