“Shqipëria mbyll negociatat në 2027” - Komisionerja për zgjerimin e BE e konfirmon: Janë pararojë bashkë me Malin e Zi

27 Mars 2025, 19:58Politika TEMA
“Shqipëria mbyll negociatat në 2027” - Komisionerja

Mbyllja e negociatave me BE-në brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri i vendit Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos.

Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur për prioritetet e Komisionit Europian tha se gjatë mandatit të saj janë dy vendet që do të përmbyllin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027”, shprehet Kos.

Në këtë drejtim, Komisionerja Kos tha se vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.

Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, shton Kos.

Sinjalet pozitive për Shqipërinë, zonja Kos i dha edhe gjatë vizitës së saj të parë si komisionere në Tiranë pak javë më parë, ku vlerësoi rrugën e integrimit të Shqipërisë, dhe mbështetjen me 1 miliard euro për reformat në Shqipëri.

5 Komente

  1. e
    e po...

    PO tani çfare te themi?! Duhet ta kete paguar Rama kete. Megjithate e ka paguar s'e ka paguar, ne na intereson perfundimi qe na siguron kjo zonja. PO sikur opozita me Sali Berishen te "fitoje" zgjedhjet qendron kjo fjale? Prandaj, avantazhet dihet tani, e ç'na duhet Saliu me gjithe ata palaçot e tij qe ka kaq vjet qe i fshijne bythen e lajne breket e qelbura krykriminelit, sido qe te behet Edi rama na e garanton kete, perveç ca inaçijve qe duken aty ketu dhe duan te flene me millonain se si duket e kane kotheren dhe kan intatin me te madh se vetja dmth jane shpirtkazem e cmirezinj. Ne s'kemi me ngé te presim se po perendon dielli.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banda

      Ik vlla, sufllaqe me mish sot. Kur te besh dush sot ne darke, mos harro sapllakun...

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Po c'do thone halenistat tani qe dritare me dritare po mundohen ti thone njerezise se Edi po mashtron shqipetaret? Madje disa nga keta llapanistat kerkojne tu thone njerezise se nuk kemi nevoje te futemi ne BE, sepse per vete te tyre i bejne leket duke bere llapataret nga leket qe i paguajne Saliu me shoke. Shqipetare, per te miren tone dhe te ardhmen e femijeve tane duhet te votojme me nje vote peblishitare PS'ne, kesaj here me teper se kurre. Mbas kesaj here, shkoni aty ky keni shpirtin tuaj ideal, por kesaj here ideali yne i perbashket duhet te jete mesazhi i forte per nje vote drejt BE.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

        Nje lajm i gezueshem,madje ne diten e Ramazon kurbon: Albaniston m'evropi!

        Përgjigjjuni
        1. b
          bukuroshja elb

          po ikni ore se lat koqen e namit , do hyj shqiperia ne be ??? ha ha ha.... me 21 mije leke te vjetra qe marrin njerzit asistence sociale , me kto leke do i pranoje ne gjirin e vet europa ??? ha ha ha sa kom.qesh....ha ha ha... doli kryeministri ne televizor , 2 muaj rrjeshr duke bucitur per Bonusin e Pranveres , por duke filluar nga Elbasani dhe gjithe qytetet e ktij qarku , asnje Invalid nuk ka marre kokerr leku. vetem pencionistet i moren...invalideve u thone qe qeveria i ka shperndare , por nuk i xhirojne kryetaret e bashkive... a thua ka byth njeri ti dali kundra Rames kto 40 dite...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje