Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë, Alexey A. Zaitsev pas sulmit raketor që dëmtoi ambasadën shqiptare në Kiev.
Diplomati rus ka qëndruar për disa minuta në ambientet e MEPJ-së, ku është njohur me protestën e qeverisë shqiptare mbi ngjarjen e ndodhur në kryeqytetin e Ukrainës, raporton AP.
Një sulm raketor rus në Kiev dëmtoi një sërë ambasadash të huaja të premten e 20 dhjetorit.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi.
Shefja e BE-së Ursula von der Leyen dënoi menjëherë sulmin rus në një ndërtesë në Kiev që pret shumë misione diplomatike, duke përfshirë ato të Portugalisë, Argjentinës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Një tjetër sulm i neveritshëm rus kundër Kievit”, postoi presidentja e Komisionit Evropian në X si përgjigje. “Mos respektimi i ligjit ndërkombëtar nga Putin-i arrin lartësi të reja”.
Si pasojë e këtyre sulmeve u dëmtua pjesërisht Ambasada e Shqipërisë në Kiev, si dhe ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik, thekson MEPJ-ja.
Deri tani, diplomacia shqiptare ka raportuar vetëm për dëme materiale.
Anglia dhe Amerika kanë disa muaj që kan larguar stafin diplomatik nga Ukraina, ndërsa ne rrexikojm te një mashtrues si Zelensky që prej shkurtit 2024 deklaroj se do njoh Republikën e Kosovës duke u tallur jo vetëm me atë popull që humbi 14 000 burra gra dhe fëmij por dhe me Tiranën zyrtare që sinqerisht ka bërë përpjekje që Bashkimi Sovjetik të jetë si SHBA.
ca flet o shok ,lexo e mos keput dokrra .... ambasada amerikane eshye funksionale ne kiev Message for U.S. Citizens in Ukraine Security Alert: U.S. Embassy Kyiv, Ukraine (November 20, 2024) Location: Ukraine, all districts Event: The U.S. Embassy in Kyiv has resumed services following a temporary shelter-in-place suspension earlier today. We continue to encourage U.S. citizens to remain vigilant, monitor official Ukrainian sources for updates, and be prepared to shelter in place if an air alert is announced. Actions to Take: Monitor local media for updates Identify shelter locations in advance of any air alert Immediately take shelter if an air alert is announced Follow the directions of Ukrainian officials and first responders in the event of an emergency Assistance: U.S. Embassy Kyiv 380 44 521 50 00 [email protected] https://ua.usembassy.gov/
Largoni ruset nga Shqiperia...jane te gjithe spiune...
E ca do i bejne, do i hane karin Rusise?
...ka thirrur ambasadorin rus!...e po Mero, nuk i le shakate e kripura..LOL
Ministri organizziamo nje dreke pune me Ambasadorin Rus .