A mund t’ia heqë ‘non grata-n’ Berishës administrata e re e Trump? Ja si përgjigjet zyrtari i lartë amerikan

20 Dhjetor 2024, 18:31Politika TEMA
A mund t’ia heqë ‘non grata-n’ Berishës administrata

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku të çojnë provat”. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kasanof thotë se në takimet që ai pati gjatë vizitës në Tiranë, ka vënë theksin te rëndësia që ka sundimi i ligjit duke nënvizuar se asnjë individ nuk është mbi ligjin.

Zëri i Amerikës: Zoti Kasanof, kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri, që pas marrjes së detyrës. A mund të ndani me ne cilat ishin çështjet kryesore të diskutuara me autoritetet shqiptare?

Alexander Kasanof: Së pari, Armand, është kënaqësi të jem me ju sot. Faleminderit për ftesën në programin tuaj. Dëshiroj të them se është kënaqësi e madhe të jem këtu në Tiranë. Është vërtet vizita ime e parë këtu, por nuk mund të isha më i lumtur që e bëj këtë vizitë të rëndësishme në një kohë të rëndësishme. E dini, bëjmë shumë në partneritet me Shqipërinë. E mbështesim qeverinë dhe reformat që ajo po ndjek në rrugën për anëtarësimin në BE saqë mendova se ishte e rëndësishme t’i kushtoja një udhëtim më vete Shqipërisë, në detyrën time të re, siç e përmendët, për t’u siguruar që të kishim mundësinë të bisedonim me qeverinë si dhe njerëz jashtë qeverisë dhe për të shprehur mbështetjen tonë për reformat në vazhdim, sidomos në sundimin e ligjit dhe sektorin e gjyqësorit si dhe mbështetjen tonë për pavarësinë dhe misionin e institucioneve të tilla si SPAK, të cilin, siç e dini e mbështesim fort, dhe duam të shohim ta vazhdojnë punën e tyre. Për këtë arsye si dhe disa arsye të tjera për të cilat do të flas pas pak, mendova se ishte e rëndësishme të vija në Shqipëri për t’i kryer këto diskutime.

Biseduam me zyrtarë të ndryshëm, përfshi Kryeministrin lidhur me udhëheqësinë e tij në procesin e reformave për në BE. Dhe lidhur me këtë, e përgëzova për përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të kryer ato reforma dhe rezultatet që ato kanë siguruar për Shqipërinë, përfshi hapjen e një grup-kapitulli të dytë, çka është vërtet e përgëzueshme.

Biseduam për reformat e sektorit të drejtësisë dhe rëndësinë që ka vazhdimi i tyre. Biseduam për partneritetin tonë në shumë fusha kudo në botë, përfshi në kontekstin e NATO-s, por sigurisht edhe për punën që bëjmë bashkë në një numër institucionesh shumëpalëshe si OKB-ja dhe se sa mirënjohëse janë Shtetet e Bashkuara që e kanë një partneritet të tillë me Shqipërinë.

Tek SPAK, u sigurova që të flisja për mbështetjen e vazhduar dhe shumë të fortë për punën e atij institucioni. Është për t’u theksuar se në takimet e mia publike dhe private, fola për rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe se asnjë burrë a grua nuk është mbi ligjin dhe se çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku çojnë provat dhe kjo është diçka që e mbështesim jo vetëm si proces, por edhe si një radhë faktesh në terren që ndihmojnë për të luftuar korrupsionin dhe çrrënjosur krimin e organizuar, një përpjekje që Shqipëria po e kalon dhe që e kanë kaluar edhe vende të tjera, përfshi vendin tim, dhe një përpjekje që duhet ta fitojmë dhe prandaj është me rëndësi ta shohim suksesin e SPAK-ut.

Pra, këto janë disa nga çështjet që diskutuam. E vlerësova vërtet të gjithë kohën që m’u dha nga zyrtarët me të cilët u takova. Pres me kënaqësi të kthehem.

Zëri i Amerikës: Ju dhe e përmendët se SHBA kanë qenë një mbështetëse e fortë e SPAK-ut. Por, duket se agjencitë e tjera ligjzbatuese janë ende duke u përballur me sfida. Si e vlerësoni sistemin aktual të drejtësisë në vend, 8 vite pas reformës në drejtësi?

Alexander Kasanof: Mendoj se siç e dini, Armand, është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojmë mbështetjen që po i japim qeverisë dhe institucioneve të pavarura si SPAK, por edhe të tjera, për të ecur përpara me punën për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit. Është sfidë e vështirë. Dhe është sfidë e vështirë për çdo vend. Dhe është një sfidë për të cilën nevojitet mbështetja jonë e vazhdueshme. Pra, është punë e papërfunduar. Sigurisht, kjo vihet në dukje edhe nga disa prej reformave që BE ka nënvizuar se duhet të kryhen këtu. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndihmojnë kudo ku mundemi, si qeverinë dhe paketat e saj të reformave, por edhe institucionet e pavarura që të mbeten të pavarura dhe të ndërmarrin masat e duhura për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat, siç e përmenda më herët, janë një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm që duam ta shohim të realizohet në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Kasanof, ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u përcaktua nga Departamenti i Shtetit në vitin 2021 për korrupsion madhor. Në atë kohë ai ishte vetëm deputet, ndërsa tani është kryetar i partisë kryesore opozitare. A mund ta ndryshojë kjo marrëdhënien mes Uashingtonit dhe zotit Berisha?

Alexander Kasanof: Dëgjo, Armand, normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një pritshmëri të lartë në gjirin e opozitës, se administrata e re e presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund të ketë një qasje të re ndaj zoti Berisha. Dhe ka zëra të opozitës që presin që përcaktimi “non grata” të mund të anullohet. A ekziston një mundësi e tillë?

Alexander Kasanof: Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Zëri i Amerikës: Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm. Disa nga shqetësimet kryesore në të kaluarën kanë qenë blerja e votave, shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet dhe ndikimi i krimit të organizuar në këtë proces. A ndani dhe ju të njëjtat shqetësime dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Alexander Kasanof: Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.

33 Komente

  1. k
    kxp

    Donald Trump eshte Sali Berisha i Amerikes. Imoral dhe i korruptuar deri ne palce. I dashuruar pas diktatoreve dhe autokrateve. Shanset qe Berishes ti hiqet non-grata jane shume reale nqs ai paguan cmimin qe i kerkohet nga familjaret dhe njerezit e afert te Trump.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Vetem nese futet mik Rama tek Trump ja heqin non grada saliut. Por Rama nuk e bemn dot kete gje, sepse i bie qe futet mik per nje te koruptuar, dmth eshte dhe vete nje i tille!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lot

        Pse Ana ke dyshime qe Rama ose padroni I Meros, është krye i korruptuari i Europes?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neser avazi

          Je per tu qarë me qyre jo me lot, siç vetëquhesh.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lenci

            Nuk ka nevoje te flase Kasanofi! Per veprimet e administrates se re amerikane monopolin per te folur e ka vetem Tak Tarallaku

            Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Tē nfjekēsh dhe besosh tē korruptuar in non grata, duhet tē jesh me tē meta tē theksuara mendore.

          Përgjigjjuni
        3. N
          Ne emer te se vertetes........

          Me administraten e Trump jo vetem Saliut qe do ti hiqet....non grata....por do te kete edhe zhvillime te tjera surprize....si kalimi i Veriut te Kosoves Serbise( si fillim)....dhe nje shtytje ceshtjes se....asociacionit.....te grekeve te Vorio Epirit ne Shqipri....nepermjet antareve te lidhjeve epiriote greke ne SHBA qe jane shume aktive ne administraten Trump.....madje edhe Erdogan "miku" albaneve eshte dakord me,,,,asociacionin,,,,e grekeve te jugut neqoftese....SHBA e lejon,,,,,te krte dore te lire,,,,,,ne territorin kurd te veriut te Sirise......

          Përgjigjjuni
          1. C
            Comments

            Berishën ne e bëmë të njohur te shtëpia barrdh duke i krijuar hapsir politike në PD, më pas president Republike, kryeministër dhe së fundi deputet dhe kryetar të PD (opozit).Por kur Amerikanët shohin si një mjek pensionistët ka kuptuar demokracin ( ne korupsion, me fyerje ndaj zyrtarëve të lart të administratës së shtëpis se barrdhë) ku së fundmi dhe me ambasadorin king smith të Anglis., dolën me konkluzionin që nuk kanë asnjë interes të merren me një mysliman llafazan.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Rruga e ndjekur deri më sot nga zoti Berisha "për të hequr njollën" që i vunë "Soros dhe Blinken" duket si e pashpresë. Kjo për faktin se ai po lufton vetëm në një drejtim. Por, po të gjykonim mbi konsiderata të marra hua nga informatika, zgjidhja e një problemi duhet parë dhe mund të vijë edhe nga drejtime të tjera. Ndaj gjykoj se zoti Berisha do të bënte gjënë e duhur në mund t'i drejtohej për ndihmë zotit Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, ose pse jo, edhe vetë zotit Putin për të shpëtuar prej këtij vendimi fyes. Shumë nga qëndrimet e këtyre viteve të fundit të zotit Berisha duhet të jenë parë me simpati nga ana e udhëheqjes Ruse, gjë qe e përligj një kërkesë për ndihmë nga zoti Berisha drejtuar atyre për këtë gjëmë që e ka gjetur, e cila po i ha shpirtin. Kjo do t'na lumturonte të gjithë ne që e presim me padurim atë ditë të uruar që t'a shohim luftëtarin e paepur për demokraci, idhullin tonë të ndritur, të panjollë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bumbum..bum

                O loni po ça e ke berishën ti o pabuks? Baba? Dje kishit enverin sot keni saliun. Ju ka kalb qëndrën e trurit komunizmi e nuk jetoni dot pa lider. Qoft edhe kta patronazhistat e drogaxhiut nuk shkojn më larg jo. Mendoni se ça po u lini brezave të ardhshëm o Loni... saliu zvarr do hiqet se e di mir se pas tij bien krejt familja e degjeneruar berishiane... o Loni po kfjellou pak o lopçar. Deri dje Salia i pagunte haraç Sorosit o qyp . Ju prisni nga amereka tju ngrej brekët se ju kan shtypur sot e 100 vjet o Loni shko me lop a me dhi se sdo shum mënd kafsha e di vet rugën e kthimit.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Loni

                  BumBum..bum, të lutem ji i vëmendshëm kur lexon. Dhe dreqi t'a marrë, mendo edhe një çikë më thellë kur do të merresh me politikë! Sepse që t'a marrë vesh zotëria Juaj, është pak e vështirë të merresh me politikë. Për politikë flasin të gjithë, por jo të gjithë e kuptojnë atë.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    antipatrea

                    Loni : Fale atë tipin e zhurmshëm më sipër , se nuk e kupton atë lloj shqipeje !

                    Përgjigjjuni
              2. P
                Puta

                Fuck berrishjaneve..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu dora vetë

                  Sali Berisha ka kerkuar strehim politik sebashku me familjen ne France ne kohe kur thoshte kam paditur Blinken.Amerikanet kan cuat te gjithe dosjen e non grates ne France dhe francezet ja kane refuzuat Berishes azilin politik,per kete gje eshte informuat dhe Rama i cili nuk e ka bere publike arsyen e di vetem ai

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    jevgu

                    Malok i pabes kriminel dhe i bezdishem mashtron qafiret qe i vine nga mbrapa qe te marri vota dhe te kontrolloje peden se po ja merr daj Samiu

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tualet Palla

                      Sa ju djeg bytha rripjellsve pederaste bythkuq qe do ja heqin apo jo Sales non sorrosin !!!! O rrota kari e ka apo se ka Salihu "non sorrosin" gjysmes se shqiptareve nuk I rruhet. Por siç duket ju ka ardh ngordhja. Hajdute muti. Kumbaro perkthyese mediokre, rrogetare e Sorrosit ka bere per 12 vjet 13 milion euro !!! Edhe sikur te shiste te gjitha organet funksionale te Sandrit perseri do te duheshin 100 Sandrine nga Vlora per te bere kaq euro ju vazhdoni "non sorros" "non sorros" . Pushta bythkuq

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali kerma

                        Gruaja jote e ka te zezez bythen nga qe e ka perdor shume!

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Trump

                        Do ta haje derron rama tani. Do shpallet non grata! Se te themi te verteten. Nuk eshte se e meriton me pak se Saliu

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati i tradhetuar

                          Sali qndro kalli kembet te dyja se nj fabul thote - " O Sali , Sali bukuria kalli kembet te dyja se ne te rreshiqte njera kembe shkove ne picket te sateme ( Shqeres ) ndersa ty Sali te kane rreshiqit te dyja ndaj ste ben derman Kadia "...... Je i pa shprese fare po fare fare....!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Nedse nuk do ta fali ne vitin e pare, saliu do ti mbaje me shprese te tijet se do ta beje ne vitin e dyte se ka pas shume pune tre tjera, pastaj ne vitin e trete, dhe pastaj ne vitin e katert. Pra 4 vjet i ka ne xhep justifikimin.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              STRUGA

                              Prit Gomar se do të bie bar! Gomari Bisha- Birisha do të presë deri sa të ngordhi për heqjen e njollës Non Grata. Edhe nëde Trump e ledhaton, shqiptarët dhe Shqipëria nuk ia heqin kurrë damkën e tradhëtarit. Ai është një tradhëtar i dëshmuar gjatë tërë qenies së tij në këtë botë. Mbetet përjetësisht i tillë, neveri, i pështirë, rrenacak, zhvatës etj, etj.

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                ccc

                                Amerikanet ben me dije se te deleguarit e tyre kane kontaktuar ne Damask-Siri me kreun e rebeleve qe rrezoi regjimin e Asadit. Ai dhe grupi i tij jane shpallur terrorist nga SHBA, bile jane ofruar 10 milion dollar per koken e tij. Keshtu qe me amerikanet asgje nuk eshte e sigurte, pervece interesave te tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Apo?

                                  Çudi e madhe se prisja qe zyrtari Amerikan ze shprehej se NUK KA ASNJE GJASE QE TI HIQET NON GRATA Berishes, por si duket ai e la te hapur mundesine.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vicidoli

                                    Njollen kafsha e eger me enrin Sali ia uri vetes me veprimete tij kunder vendit te tij dhe me hajdutlleqet e gjithe pervetesimet ne saj te pushtetit.Te gjithe i dime se cka bere ne gjithe vitet e hajduterise demokratike bashke me Giten Zenin e Lirine e kokerjepuri Jamserbi.Pse tolerohet ky palaco se behet fjale per miliarda lek.Po pronat qe i beri qellimisht rremuje ku njerezit te hanin njeri tjetrin the u bene me prona ata qe skishin si puna e vet Saliut qe vjen nga hici dhe eshte bere me saraje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      spata

                                      Nuk kam degjuar e lexuar, qe per vendime te nje President amerikan, ti anulloj ai qe vjen ne krye te administrates amerikane.Vendimet ose etiketimet si Non Grata jane konforme demokracise amerikane e jo preferenca personale te Presidentit.Tramp nuk ndryshon azgje por mund te mos penalizoje Pd edhe pse eshte Saliu kryetari i saje.Saliu ka marr rugen e ..... por ajo qe ka rendesi eshte qe pasuesit e tije te zhvishen nga metodat e tije antikombetare.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fadhi Badhiu

                                        Salmutit mund ti hiqet nongrada po dote eksradohet ne GUANTANAMO e do ta grijne te gjalle ta bejne mish per qente e antidroges se ka nuhatje te madhe . Salkari eshte tjetersur komplet eshte bere si ujk i cartur plak qe e mban ne kembe vetem e keqja qe do ngordhi e do i lere femijet me damke me te poshter nungrada per korrupsiion madhor .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dervishi

                                          Per Saliun këngë do këndohen, Se me të vërtetë ka bërë histori, Po jo për bëmat e heroizmat, Por për shpirtin e tij të zi. Do i këndojnë komunistllëkut, Që e mbajti thellë në gji, Do i këndojnë "Katovicës" Që i thanë krijo Parti. Dhe nëse vdes,që nuk ndodh kurrë, Shqipja do lumturohet aty lart mbi flamur, Lot për monstrën e Viçidollit,nuk do derdh Shqipëria, Por zi kombëtare do mbaj e gjithë Serbia. Do qajnë vetëm ca spiun e servil të tij, Që sot i ka lartësuar në atë parti, Do qajnë edhe ca komunst me dy flamur, Që e shkatëruan Shqipërinë e nuk u denuan kurrë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luani

                                            Sali Trapi po sheh ëndrra me sy qel. Jo që duhet me ja hjek NON GRATTA por duhet burgosur kete kriminel dhe vrasës serik.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. s
                                              salpordhesia nongrata

                                              Do ta shihni qe administrata e Trump-it as qyrret nuk do t'i hedhe sali stervines. Roli i sali shkaperdhates eshte percaktuar me kohe: te lehe si qen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Deshperim

                                                Ooooooo gazeta ooooooo shqiptar jeta e berishave nuk ka lidhje me publikun shqiptar ooooooo gazeta problemete sales Jane te sales vete I beri vete Le tu dal per zot sala ska program per te rritur mirqenien e shqiperis programi I sales eshte mosbindje dhe lufte ooooooooo gazeta shkruani per shqiperin dhe lere sal fukarain ne punet e pleqnis

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  vlonjati

                                                  Ja dhe ja hoqi NON GRATA sali berishes ,po krimet e saliut nuk i heq dot amerika .MIJERA TE VRARE NE 1997 DHE TE TJERE NGA TJETERSIMI I PRONAVE ,26 ne gerdec ,4 ne 21 janar ,supervjedhja e1997 dhe vjedhje pafund te saliut dhe familjes s etij nuk jane ber ne amerike por ne shqiperi dhe ketu duhet ti behet gjyqi per keto krime Sa kohe do vazhdojne gjykatat e tija te super korruptuara pa e denuar saliun ?Populli nuk e le saliun pa e denuar dhe bile dhe gjykatesit dhe prokuroret.Gjykatat lene padenuar zenin me mehdiun qe i kane duart me gjak per 26 te vraret egedecit

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    Cami nga Arpica.

                                                    Nese i hiqet njolla berishizmit, atehere ne Shqiperi do te mbeten vetem ai 30 % qe votojne kancerin e Shqiperise. Shpresa se Shqiperia do behet jo vetem qe do vdese perfundimisht, por kam firke se nuk do te kete me Shqiperi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Amerikani

                                                      Kjo eshte per te vene ulerimen ! Te gjithe : naive e maskarenj , "Te verber" e Ligavece rropaten me arsyetime : Do t'ia heqin , nuk do t'ia heqin S. B. Nongraten dhe kurrekujt nuk I shkon ne mend se KY komunist , bio duhet thene , te tillen ( Nongraten ) e shikoni dhe vlereson si dekoraten me te larte ! A nuk e Degjoni cdo dite ( kete e ka bere qe prej 22 Marsit , duke e shemtuar dhe telendisur LIRI -Demlkracine deri ne neveri , por te gjithe ne qelluam te verber dhe te shurdher ..) si shpraz urrejtje , shantazh e poshterim ndaj SPAKUT ?! Naivet , Jo te ligjte qe I bejne Amerikes karshillek me Berishen ( e urrejne AMERIKEN dhe Perendimin Po aq sa Berisha ) , duhet ta dine se prapa SPAKUT per berishizmin dhe zgjatimet e PP-se eshte Amerika . Pra , karikatoret e urrejtjes , sharjevs dhe perbetimeve ( ato te E. Hoxhes e M. Shehut duken demode , per skrap ) per hakmarrje objektiv Kane imperializmin Anglo - Amerikan ! ESHTE mire ta kuptojme kete gje kaq te thjeshte .,.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje