“Është e konfirmuar”, deputetja e PS-së zbulon kandidatin për Durrësin

23 Janar 2023, 11:19Politika TEMA

“Është e konfirmuar”, deputetja e PS-së zbulon

Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu ka zbuluar gjatë një interviste për Euronews Albania kandidatin e të majtës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit.

Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke komunikuar në takime me qytetarët.

“Patjetër që është e konfirmuar! andidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.

Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit.

Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët.

E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët", u shpreh deputetja. 

8 Komente

  1. K
    Krt.Bashkise Durres ngjan si Kryebashk e Romes

    Kan nji ngjashmeri jovetem ne moshe .Shpresoj qe E . Sako te vazhdoje detyren si Kryetare Bashkise Durres .

    1. R
      Rilindja e Lenka Cukove

      Asgje e re, nje Lenka Cuko e rradhes ne Durres.

      1. r
        raul

        Hajdeni ne lagjen 12 Durres si eshte demtuar asfalti dhe si jane bere rruget me gropa qe presin prej vitesh te mbushen . Gropat qe hap ujsjellsi ne trotuare jane bere gangrene se rrijne nga 6 muaj apo 1 vit pa u mbyllur , ka gropa te hapura nga ujsjellsi qe rrijne dhe 2 vjet e me shume si ne rruge e trotuare. shume prane tregut ujsjellsi ka demtuar rende trotuaret dhe nuk eshte bere asgje. Po per pallatet tek 30 vjetori ndertuar ne vitet 70 kur do nderhyje bashkia per te bere suvatimet se jane shume te amortizuar dhe me pamje te shpifur per nje qytet turistik. Jane veshur me kapot pallate me perzgjedhje qe kane qene te suvatuar dhe ne gjendje shume te mire , kurse tek blloku 30 vjetori jane lene ne meshiren e fatit. Ato pallate mezi i rezistuan termetit dhe u premtua se do behej meretim suvatim veshje me kapot por vetem per fushate.

        1. T
          Taulant

          Po ato mijra apartamente te reja e shtepi te ndertuara mbas termetit dhe te dhuruara banoreve pse nuk e permend. Mendo se ka edhe shume keq po te mos ishte kjo qeveri. Nen cadrat e diellit to te banonit.

          1. p
            pilo lala

            Eshte e vertete, por mos harro qe Durresi po behet me trotuare, asfalt, kanalizime. Plazhi Durresit po behet plazh modern, me Lungomare, me lulishte. Durresi po behet qytet Metropol, njesoj si Tirana. Pensionistet e huaj Italiane preferojne te jetojne ne Durres.

          2. S
            Shtriga

            Durresi ishte nje perle, por e shqyen hijenat! Mundesia eshte humbur...as E.Sako dhe askush me se ndreq demin e bere.

            1. L
              Lym kepi i rodonit

              PO QEN TE ÇMENDUR DURRSAKET QE TA VOTOJNE KETE BIBEN SAKO VAFSHIN NE DJALL ME GJITHE TE E TUTORIN E SAJ VANGJUSH XHUXHIN NON GRATA. DURRSAK ZGJOHUNI...

              1. T
                Teut e Modhe

                Durrsi per Durrsaket.....sa mire do ishte por vetem ne enderr...nejse ishte tjesht nje nostalgji, qe te mos me keqkuptojne te ardhurit e para dhe mbas viteve 90'.

                Lini një Përgjigje