“S’ju përgjigjet Rama në telefon dhe shtyni mbledhjen”- Zbardhet debati mes Bardhit dhe Peleshit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor 2025, 17:42Politika TEMA
“S’ju përgjigjet Rama në telefon dhe shtyni

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend, për të shqyrtuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK.

Partia Demokratike kërkoi që mbledhja e radhës për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të zhvillohet të hënën, ndërkohë që mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë.

Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, duke i kërkuar që të caktojnë datën e mbledhjes.

Bardhi-Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp”. 

1 Komente

  1. ka bek por dhe hendek , SPAK u mbaroje

    Ka mbaruar ajo kohe kur Rama i besonte Nesti Angonit , koha tregoje qe eshte ne sherbime te Bufit....... Ajo qe i bene Erion Véliajt ishte nje hakmarrje e paster e femijeve spakist.....tani déra u mbylle , tre muaj zvaritje dhe mirupafshim Nesti Angoni te rroje Bufi kenetes dhe familja kriminale Berrisha...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje