USB me provat e SPAK për Ballukun do të merret nga deputetët

19 Dhjetor 2025, 16:10Politika TEMA
USB me provat e SPAK për Ballukun do të merret nga deputetët

Deputetët pjesëmarrës në Këshillin e Mandateve, ku po diskutohet prej disa orësh heqja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, do të mund të marrin në dorëzim, për të shqyrtuar provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre në një USB.

A2 CNN mëson se palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) ta shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete. Por me sa duket palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në.

Burime bëjnë me dije se prokurorët kanë sqaruar se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Prokuroria ka dhënë dakordësinë që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

Dosja që SPAK ka përgatitur për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut mësohet se është 10 mijë faqe. Për këtë arsye, avokati i saj ka kërkuar që të marrë 3 javë kohë për t’u njohur me të, por SPAK thotë se 5 ditë është koha maksimale.

A2 CNN mëson se Partia Socialiste është dakord me avokatin e Ballukut kërkon që mbledhja të shtyhet për në datë 19 janar, propozim që kundërshtohet nga PD, që kërkon ta zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri mësohet të ketë pyetur prokurorin e çështjes, Prençi: “Duke pasur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?”.

Ndërsa Prençi është përgjigjur: “Afati mendoj të jetë 3-5 ditë”. I të njëjtit mendim ka qenë edhe prokurorja tjetër Dorina Bejko.

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-ut, e donit ju ndërsa ne kishim frikë... Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike. Ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte... Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç'ju gjen...?”. (A2 Televizion)

5 Komente

  1. M
    Me thone sali berisha mue o budallenj

    Po e mori saliu e ka mare gjithe bota,llapaqeni komunist shpik usb si plakat e lagjes

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:.?!;:"

      Publikojeni usb online !! Edhe te Beles edhe te Lalit, Le ta mesoje populli a kane futur duart keta ne leket e popullit apo i kane akuzuar kot dhe ....... fajin e ka Saliu !!!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luli

      USB e prokuroreve TE gjygjtare e te inkuizaxionit Me pas fakte reale keto TE pregadisin dosjen e ta hedhin ne gjygje ashtu pastrohet pak korrupsioni dhe Jo me inluizoxion

      Përgjigjjuni
      1. a
        afati

        afati 5 dite per 10 000 faqe me 2 000 faqe ne dite duhet te keshe intelgjencen e bardhit, te strazimir alltise ose te flamur nokes . dumi e klodiani e kane kete nivel kapaciteti si vartes te prenchit. jane pa rendesi kalohen , po pyeten berishen e klodiana lalaen e shmsi prenchin kalohen. keshtu i gjykojne klodiani, dumani e prenchi kundershtaret u vene detra avokatve sa duhet te lexojne e jo te studiojne dosjn. ku eshte pare kjo ne cilen drejtesi. ndoshta edhe me veliajn keshtu bejne. bravo prokuror ia kaloni rrapi mninos e aranit celes per qendrimin e drejtesine ndaj kundershtareve politik, ndoshta marrin mesataren e bardhit strazimir alltise e klodiana lale. perpara drejtesia e re urraaaaa. urrraaaaa. rrofte sekretari i pare i partose komuniste demokratike sali ram sllobodanka

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mona

          Me qe keto prokuror qenkan kaq TE zgjuar ne imagjinate une propozoj qe keto te punojne ne maternitete qe ti eleminojne korrupsioni qe ne lindje qe ne brezin tjeter te kete vetem te ndershem

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje