Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

19 Dhjetor 2025, 11:20Politika TEMA
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë,

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka përmbyllur vizitën e saj zyrtare në Athinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali bën me dije se është takuar një ditë më parë me ekspertë, akademikë dhe Ambasadorë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Europiane në Athinë, ku ka biseduar për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Spiropali theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi nuk është një ushtrim burokratik, por një mekanizëm zhvillimor dhe mbrojtës që forcon thellësinë strategjike të Europës.

“Bisedë përmbajtësore në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Europiane në Athinë, me ekspertë, akademikë dhe Ambasadorë mbi momentumin e procesit të zgjerimit të BE, si një instrument i fuqishëm gjeopolitik për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit ekonomik të kontinentit.

Për Shqipërinë, zgjerimi nuk është një ushtrim burokratik. Është një mekanizëm zhvillimor dhe mbrojtës që forcon thellësinë strategjike të Europës, ku vendi ynë mund të kontribuojë me gjithë potencialin e tij”, shkruan Spiropali.

8 Komente

  1. P
    Profesori

    Sdi as vete cfare flet kjo e shkreta, permbajtesore zhvillimore.

    Përgjigjjuni
    1. n
      niko kalemi

      Si gjithnje pas cdo vizite fjale boshe,kjo kujton se Shqiperia do pranohet ne Bashkimin Evropian nga Fondacioni Helenik,nuk e kuptoj ku e gjetet kete ministre qe vetem fotot e takimeve te shohesh e kupton sa mend ka.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi

        Ti profesor i bythës , nuk vlen as sa maja e thoit e kësaj ministre . Lexo se çfarë i ka kërkuar Greqisë , hapur fare , si asnjë zyrtar tjetër shqiptar , që nga ligji i luftës , çështja çame e çdo problem tjetër i mbetur pezull me Greqinë . Të lumtë goja Spiropali , një ministre e vërtetë .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demi

          Nuk eshte e veshtire per ti dhene gojes kot me kot pa asnje fije diolomacie. Kur te arrije ndonje gje vertet flasim. Po deri tani vetem duke rregulluar floket e kemi pare.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati

          Ajo nuk di çfarë flet ? Hajde loqe hajde . Ajo ka mbaruar Universitetin në SHBA dhe dy mastera po aty, ndërsa në Shqipëri nuk e ka njojtur notën nëntë, por vetëm dhjeta , gjimnaziste me medalje ari . Bjeri legenit ti profesor leshi .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Profesor dybek dudum

            Po cmeresh me idjota , mos i prish nervat me zabrahane lango dava inorantesh ….

            Përgjigjjuni
            1. P
              Profesori

              Vlonjati kjo jo dy po 20 mastera te beje eshte po injorante servile dhe fshatare po ashtu sic je dhe ti me fjalorin qe ke. Por do jeni nga e njejta familje.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Spiropali injorante dhe ti je i zgjuar dmth ?? Ik o loqe se le kokren e namit …debil lulishtesh …. Ti vetem profesor nuk je , nje profesor nuk shkruan kurre ne menyre anonimesh dhe te sfidoje shkollimin e ministres ne fjal …na mbyten qyqaret dhe idjotet…

                Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje