Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

19 Dhjetor 2025, 08:00Politika TEMA
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste

Avokati Ili Gërdupi, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka deklaruar se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra nga SPAK, është një ngjarje e paprecedent, që ka ndodhur në raste të ngjashme vetëm në vendet afrikane.

“Në botë rezultoi se kishte patur raste në vendet e afrikës, por padyshim nuk rezultojnë raste në Evropë. Është rast i paprecedent”, tha avokati.

Lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe ashpërsimin e masës ndaj saj, avokati tha se mund të ndodhë vetëm nëse Balluku ka kryer shkelje që prej momentit kur SPAK ka kërkuar masën e parë ndaj saj.

“Ashpërsimi i masës mund të ndodhë vetëm kur nga dhënia e masës së parë, ka patur veprime që janë në cënim të asaj mase.

Pra, do të duhet që nga ana e zonjës Balluku të jenë marrë veprime që ose shkelin masën e dhënë fillimisht, ose të ketë marrë veprime që prishin prova, ose tenton të largohet nga vendi, ose tenton të bëjë vepër tjetër penale. Por kjo duhet të ketë ndodhur pas dhënies së masës së parë, ndryshe nuk kërkohet dot nga prokuroria masa e dytë.

Kjo nuk mund të vijë nga dhënia e vendimit të GJK. Prokuroria e posacme duhet të argumentojë se cfarë kushtesh kanë ndryshuar”, tha Dyrnjaja.

5 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjere gerrrko servi arrixhinji avokati qimekuqi arrixhinji qe skane te bejne fare me rracen tone hynore pelasge ......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Nje "copez" e vertete ose gjysem e vertete ben dem me shume se genjeshtra e kulluar! Ky qe kerkon te na "mallengjeje" me kete krahasim, me Afriken, ta thote edhe gjysmen tjeter te vertetes! Qe vetem ne Afrike nuk e cojne nepermend, nuk e kane ne fjalor fjalen "doreheqje"!!! Thuaje kete, pra plotesoje fjaline dhe jemi ne rregull!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Shume e vertete . Ajo eshte akuzuar per shkelje ne barazi ne tendera dhe e kam neni 258 i Kodit Penal.. Çfar ka ndryshuar vec kesaj akuze , pretendohet se eshte shtuar numri i tenderave por ne fakt neni 258 eshte ska nje akuze te re. Mendimi im eshte nje tregim force nga prokurori , me qe Ghykata Kushtetuse e pezulloj vwndimin e GJKKO atehere keta ashpersuan masen e sigurise, shkelje flagrante e Kushtetutes dhe e Kodit Penal..prokurori duhet te mbaje pergjegjesi

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kavaja

          kur vepra penale behet me shume se nje here trashet zullumi Mondi dhe nuk denohet si me nje here. Mos u ngaterro te degjosh mbrockullat e Idajet Beqirit, i cvili si avkat duhet tejete kohertent ne mendimet e tij. Per Sali Berishen thote se ka bere me shume se nje vrasje por dhe ajo ne nenin 76 te Kodit Penal parashikohet dhe duhet denim maksimal, ndersa per Belen thote si nje si dhjete shkelje te barazise ne tender dhe korrupsion nga i njejti nen parashikohet. Mondi sa per sqarim secila veper qe konsiderohet se behet me korrupsion ka demin financiar te vet, qe shkojme tek fjalia e pare pastaj. Keshtu qe rri e mos u ndje dhe mos degjo Idajet Beqirin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Balluku me bashkepunetoret e saj zyrtare te ministrise, eshte sjelle si bande ne dem te fondeve publike. I jane kapur 6500 mesazhe dhe urdhera ne cellular per devijime te fondeve dhe fitues tenderash te paracaktuar. Ka perdorur gjithe aftesite e saj personale dhe interpretime aktoreske me ze te bute dhe "llogjik" per te mashtruar opinionin publik qe ne ministrine e saj behej pune serioze. Kemi perpara nje nga megavjedhjet e shekullit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote per nga shkalla e guximit, sasia e parave dhe cilesia e tyre (si fonde publike) por edhe nga abiliteti i organizimit dhe perfshirje e rekrutim te punonjesve te saj ne "Money Heist". Ky idioti avokat qe shpreson te marre ndonje qime nga peliçja e trashe e Ballukut tregon edhe njehere se cfare klase pa integritet moral jane nje pjese e madhe e ketyre korbave te drejtesise qe ushqehen me cfaredo kerme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje