“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

18 Dhjetor 2025, 21:52Politika TEMA
“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama: Sigurimi më

Në një intervistë ndryshe, si një reflektim të 35-vjetorit nga Lëvizja e Dhjetorit, kryeministri Edi Rama dhe gazetari Blendi Fevziu, treguan në “Opinion” treguan se kur vranë frikën gjatë asaj periudhe.

“Kur po ngjitesha në fakultet mëngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit të studentëve dhe meje zbritën forcat speciale, vetëm hedhja e tyre nga kamionët më bëri të më lëkundeshin gjunjët. Mu deshën 10 minuta të shmangesha, por kur u ktheva te studentët jo vetëm që nuk ekzistonte frika, por më dukej një gjë që ishte shumë larg”, tha Fevziu duke rrëfyer një histori personale.


Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka pasur pak a shumë të njëjtën histori edhe vetë. Ai u shpreh se përgjithësisht nuk ndjente frikë, por ka qenë ndryshe kur u zhvillua një prej refleksioneve të tij në sallën e Akademisë së Arteve.  

Blendi Fevziu: Qarkullonte se ty Sigurimi të mori të qethi flokët…

Edi Rama: Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës. Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu. Kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj. kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola edhe thashë do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos salla ishte përgjysmë.

8 Komente

  1. A
    Alfred

    Fevzo llustraxhiu te cilit nuk i ka mbetur cipe ne lekure! Perrallat per femije tregohen nga mbremja heret, e shumta rreth ores 6! Sepse ora 9 e ne vijjm eshte vone! Femijet flene gjume!!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vvv

      Rama mashtrues apo vellai siamez i mashtruesit Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaho mblidhja babit se ka lajthitur.

        Ramut apo si quhesh ndryshe Palloshi i Gjate, mos dil jashte teme kerkon te largosh vemendjen nga mega-vjedhjet, o CEO i grupeve Kriminale, i PPP, i investitoreve Strategjik si Gaz Paja etj. Po na del luftetar si Lul Basha qe 14 vjec me pantallona te shkurtra ne muajin e ftahte shkurt rrzoj Mononumentin e diktatorit Enver. Erdhe per te varrosur Kristaqin firmetarin e pushkatimit te dy poeteve te rinjj desidente dhe pijaneci bixhozci Fatosi i Nexhmije Hoxhes te beri Minister te Kultures, e gjete qyl te shtruar tek Partia Komuniste me enrin PS o antikomunist se tek PD te vune hune ne bythe dhe shkove ne Paris poshte urave te Lumit Sene ku me nje mbushje piruni kullufisje 1 kg makarona me nje kapuc arixhiu ne koke.

        Përgjigjjuni
        1. I
          INJORANTI

          Nje pyetje kam une injoranti, qe nuk po m'i pergjigjet askush tash 35 vjet: Si shpjegohet qe, pothuajse, te gjithe antikomunistet po na dalin hajna ? Kush eshte i menceur, te ma jape nje pergjigje.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cajupi

            Histori me bema antikomunistesh. Te gjatin e ka zene deliri I madheshtise. Eshte ne mode sot te jesh antikomunist . Jeni thjesht VK

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Etnike

              35 vjet prostitutat e Shqipërisë që hiqen si Adem Jasharë që kanë sakrifikuar jetën dhe familjen e tyre për lirinë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bake

                Po kur ben dhe blendi faqeziu si trim vari LESHTE kesaj pune...... Fiks DEMOKRASHURRE

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti

                  Po cfar sigurimi o djali i Kristaqit. Po sigurimi te kishte veshur pardysyn e bardhe ty dhe Saliut. O mashtrues.Qe nenkuptohej asaj kohe qe te mos prekeshit se ishit vete dora e Ramiz Alise. Plere.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje