“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën!

18 Dhjetor 2025, 18:49Politika TEMA
“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Mashtrim

Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

21 Komente

  1. Z
    Zaza

    Meta me 21 janar beri nje video me tak brahon dhe mjeket e spitalit ushtarak. Meta po ndihmon saliun qe eshte krimineli qe i vrau

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Fjalet e ketij krimineli:"Vrit nja 4-5 kokepalare dhe te tjeret ja fusin vrapin". Ky duhet te jete nder te akuzuarit e 21 Janarit pasi video e korrupsionit te tij ishte arsyeja kryesore e protestes popullore. Por Kraja e Dumani nuk paten kohe 6 vjet te ngrinin akuza pasi Nesti Angoni nuk ka bere denoncim.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;"',,;:

        Ore ti ke te drejte. Problemi eshte : Kush do thote qe Berisha dha urdher per hapje zjarri ?....Basha ??? Mendon se ka kellqe ta beje ???....Komandanti i gardes ??? Po ai qe ate dite kur doli me Saliun e kishte syrin e nxirre , kishte ngrene ndonje dru te mire....Ai tjetri gardisti qe u filmua duke qelluar te ndjerin Ziver....beri 2 vjet burg , dhe mori edhe nje apartament dhurate nga Saliu e kushedi cfare tjeter.....!!! Ky eshte celesi i kesaj ceshtje !!!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tpc

          Na cave trapin me keto idiotesite e tua. Berisha e pranoi vete ne interviste me Sokol Ballen qe kishte 4-5 snajpera gati per te vrare Ramen.Eshte mburrur disa here ne parlament duke kercenuar socialistet se do ja u bej edhe me zi se me 21 Janar. https://www.gazetatema.net/2018/03/05/sali-berisha-une-eci-me-kanun-ramen-do-e-vrisja-me-snajper-ne-21-janar-ia-thashe-zyrtarit-te-klinton-qe-me-erdhi-ne-zyre-te-me-largonte-dhe-iku-si-pule

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:.!,:"

            O i nderuar , qetesohu ,ore nuk mund te diskutoni njehere pa sharje ! Nese do kishte ne nje interviste te filmuar pohim te qarte te Saliut se kishte dhene urdher per te qelluar , Spak do e kishte arrestuar. Dergoja intervisten e filmuar atehere se mbase nuk e kane !!! Por deshmite e komandantit te gardes dhe te atij gardistit qe qelloi do ishin vendimtare. Por p.sh cfare ka thene ai gardisti ne gjyqin e tij ku e denuan 2 vjet , se me siguri do e kene pyetur : Pse qellove , Kush te urdheroi ???!!!..

            Përgjigjjuni
        2. M
          Munika

          Vazhdon loja e skuthave te Argites te cilet akoma s'guxojne te marrin te pandehur Sali qenin si krimineli me I madh I ketij vendi.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zuzari

            Po ky krim eshte i zbardhur. Mamluku i Tropojes e ka pranuar, ska nevoje per deshmi.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Kurse ky ishi i shikut nje kriminel qe don te mbuloje krimet qe ka bere gjate ushtrimit te detyres. Sa ishte Meta ne qeveri ky ka qene bythe lepirsi me i zellshem i tija.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tironci

                Alfred Shehu ki mendjen se po perpiqet qe te justifikoje vrasjet e 4 protestuesve ne bulevard nga srb ne emer te bllokut te LIke floririt!!!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lal Plehu

                  Vade retro Satana

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LORA

                    Krimi shteteror i 21 janarit 2011(nga kulla e ngujimit kryeministror) eshte me transparenti ne historine boterore te krimeve shteterore. Gjoja-procesi hetimor ,per kete krim shteteror ,i spak-save dhe bkh eshte deri tani krim me vete.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cubi

                      Se marr vesh per çfar duhet deshmia?????? Eshte çdo gje e qarte me ze dhe figure. Kj eshte forma mashtrimit te ketij mut sistemi. Sistem kriminelash dhe hajduterish. Te dhj...... drejtesin.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        T

                        Arben Mece e ka kap demin nga briret,ai tha se eshte krijuar korporat midis Spak- GJKKO dhe Saliut. Eshte me se e vertet. Spaku po meret me kerkimin e gjelperes ne kashte per zyrtaret socialist,dhe ka gjasht vjet qe nuk heton krimet e Saliut.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Silva qe ha suxhuk kosove

                          Ben Meçja po, është Inxhinier i zoti

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          V

                          Deri tani kam pas mendimin se ne Spak vepron nje bande berishiste,por tani u binda se Spak eshte nje monster ne sherbim te monsters Sali kriminelit.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhulio

                            Prof/Klosi, jeni i saktë, vetëm meta qe i thotë këto ëndrra do ti besonte. Berisha dhe meta, nuk është se duan njëri tjetrin, ato shantazhojnë njëri tjetrin sa herë jua do interesi. Berisha di shum për metën, ku në një inat e sipër ai deklaron dhe se ka terhequr kurrë këtë deklaratë ku e mban metën me mut nëpër këmbë dhe ku thotë: Mbi Metën rëndojnë dy varre “Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy kr.ime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të bur.gjeve. Prandaj dhe meta, kërkon ta lajë mutin me shurre.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              U

                              Alfred Shehu,prokurori qe po c'heton 21 Janarin eshte nje nga banditet kryesor te Saliut ne Spak.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pis milet

                                Kush eshte Meta? Ai tipi i Ngjalave qe e beri President shoku Ram si shperblim per 4 fatkeqet e 21 Janarit? Ku kane moral keta te kerkojne drejtesi per 21 janarin.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  IDA

                                  Mbi Likeflori Ilir Meten rendojne shume krime, pra me shume se nje krim. Por, per kete qe thote se "jam vene ne dijeni nga sherbim et e huaja"..., une besoj se mund te jete e vertete. Eshte e vertete qe sherbim et e huaja nuk informojne presidenti, kryeministri, etj. Por agjente e tyre, sidomos Ata qe Jane ne poste te rendesishme shteterore, qe lidhen drejtperdrejt me ngjarjen qe pergatitet, Ata I njoftijne. Keshtu ka ndodhur. Fatos e di mire besoj, se Ilir Metà ka qene agjente I zbulimit Italian, rekrutuar nga nje agent I zbulimit Italian, I. K., ish keshilltarit i tij. Fatos i duhet ta dije qe ky, I. K, si agjente i Shish, eshte infiltruar ne rrjet in E zbulimit Italian, ku eshte rrefyer per emisionin e tij dhe ka pranuar bashkepunimin. Madje, kohet e fundi, eshte dekoruar per sherbimet e shquara ndaj italise. Pra, e dhena nuk ka ardhe nga Cia, por nga KY sherbim I rendesishme aleat.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Julia

                                    Edhe kur të vdesësh do jesh një kufomë e shëmtuar. Sa vajza janë përdhunuar nga kjo unmatched monstër

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Emigranti

                                      Ore Fatos, derdellis dhe vetem derdellis... Sherbimet e huaja janë ulur kembe kryq ne Shqipëri. I ke kudo, neper am asada, në Kryeministri, Ministri, polici, Shik etj. Po informacionet e ambasadave nga vijne Fatos deboli, nga zyrat apo sherbimet.... Po bashkepunetoret që kanë nuk informojne? O profesor Kar që ke qënë dhe mbete Kar gjithë jeten...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje