Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat që la komunizmi.
Pjesa më e madhe e drejtuesve politikë të vendit, por edhe biznesmenëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë janë të edukuar në vitet ’70-’80. Por a ka lënë kjo një dëm në formimin e klasës drejtuese të vendit?
Sipas Ramës, dëmi më i madh ka ardhur nga fakti që nuk është lejuar që kundërshtari të shprehë mendimin e tij ndryshe, por përkundrazi është degjeneruar publikisht.
“Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një mënyrë ndryshe të të menduari dhe pikërisht pse e ka duhet zhdukur, asgjësuar, ka bërë që të kemi trashëgiminë më të errët nga pikëpamja e marrëdhënieve mes njërit dhe tjetrit nga pikëpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi të konsiderohet armik me ndryshimin që në vend të pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit”, tha Rama.
Pa përmendur emra, por duke nënkuptuar Sali Berishën, drejtuesin e Partisë Demokratike, Rama e konsideron si një fatkeqësi sepse ktheu në metodë “teknikat e degjenerimit” dhe “luftën me çdo lloj kundërshtari”.
“Kjo është e thellë, por lidhet me fatkeqësinë e madhe që një komunist ultrafanatik u kthye në një konservator ultrafanatik dhe gjuhën e urrejtjes, teknikat e degjenerimit të tjetrit, luftën me çdo lloj kundërshtie brenda vathës së vet dhe me çdo lloj kundërshtari e ktheu në metodë. Mund të thuash çfarë të duash për të tjerë se Fatos Nano vinte nga e njëjta parti, por Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori që ishte sistematik se pati edhe ai momentin e vet kur e ktheu degjenerimin publik të tjetrit në metodë për pushtetin brenda partisë, por nuk mund të thuash për të tjerë, që kanë pasur mundësinë të ushtrojnë pushtet, nuk e kanë pasur kurrë. I vetmi njeri konseguent që e ka mishëruar këtë rrezatimin negativ që thashë të Çernobilit komunist ka qenë ai që tani s’po ja them emrin për respekt të vetes. Linçimet në parti kanë nisur dhe kanë vazhduar në mënyrë konseguente me ato metoda të degjenerimit të kundërshtarit. Gjithë ajo dhunë që e karakterizonte atë regjim në mentalitet dhe e rrënjosur në të gjitha nivelet që kush të shfaqet ty përballë dhe nuk është si ti duhet degjeneruar u transpozua në këtë fazë nga ai atje”, tha Rama.
Sa të drejtë ka shoku Rama!!! Jo, or vëlla, të bëhet zëmra mal kur dëgjon shokun Edi të nxjerrë mjaltë nga goja për kundërshtarët politik. Edhe goditjet që i jep kundërshtarit, në të gjitha rastet, brënda dorezave të boksit kujdeset të fusë një dorë pambuk për t'a bërë goditjen sa më të butë, si mëndafsh. Pa le kur e rrëzon në tapet me nockout, i shkon me vrap te koka dhe e pyet se si ndihet, ka dhimbje apo jo, e ndjen të nevojtorshme të lajmërojë urgjencën e për plot hollësira të tjera. Dhe kur merr vesh për dhimbjet që kundërshtari ndjen nga goditjet e tij edhe pse aq dashamirëse atëherë zëmra e tij e butë dhe thellësisht njerëzore me të cilën e ka pasur Zoti,nuk mban më, gjë e cila bënë që shoku Edi t'ja plas vajit dhe lotët ti rrjedhin rrëke.
Po sikur gazeta tema të hapë një sondazh: A mendoni se Emisioni Opinion i Fevziut (në Klan TV) është sallon pushteti, pra një studio "lavazhi" i figurave politike sidomos kur bëhen "pis" nga raste korruptive?________________ Shënim: E mer Ramën në intervistë dhe në vend ta pyesë për korrupsionin galopant e sidomos për mbrotjen e Ballukut, Fevzo rri e bën propagandë e tregon si ka qënë Rama në poste të ndryshme qeveritare apo bashki. Reklamë më të mirë për pushtetin në kohë krize nuk ka. Prandaj ato sondazhet ku thuhet se Saliu ka dalje televizive më shumë se Rama dhe që Rama nuk ka kapur mediat janë pa vlerë, sepse varet për ça del në TV. Nëse Fevzo del e i bën "lavazh" Ramës, le të dalë Saliu të grijë sallatë kot te Syri i Zeni TV. Edhe pse Berisha në fakt duhet të kishte ikur nga politika me kohë, por shfrytëzon partinë për mbrojtje nga drejtësia, për halle personale. Janë TV si Klan dhe gazetarë si Fevzo që i mbajnë gjallë në politikë me propagandë akoma Saliun dhe Ramën. Dhe e gjitha aigurisht nuk nëhet falas. Mos të harrojmë që Sandri ka përfituar reklama shtetlrore dikur kur Saliu qe në pushtet.
Po qendrimi yt ne publik ne fillimet e kesaj palo demokracie, qe kulmoi me -Refleksionet-, ku njerezit nuk ishin mesuar me kete standart shkrimesh, dhe duke i ballafaquar me hartimet e kl 7-te qe po i perdore sot per te mbrojtur vjedhjet e qeverise, se punet po mbesin pa u kry, se linja me Kanadane pret firmen e nje hadudeje,jane tregues mutuacioni i hipokrizise te ka perthithur,dhe te ka kthyer ne nje mjeran te veprimeve te tua ne pushtet. Nuk ke asnje dallim me personazhet e tjera, sepse sh Ramiz ju kishte veshur te gjitheve me perdysy te bardha. Po ,ke nje dallim,je monster ne vjedhje .