Nikollë Lesi zbulon skenarët: Balluku do të dorëhiqet si zëvendëskryeministre

18 Dhjetor 2025, 22:10Politika TEMA
Nikollë Lesi zbulon skenarët: Balluku do të dorëhiqet si

Në një intervistë për Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, Nikollë Lesi ka treguar skenarët e asaj që pritet të ndodhë me Belinda Ballukun. Sipas Lesit, deputetët nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit dhe Balluku mund të japë dorëheqjen nga pozicioni i zëvendëskryeministres.

"Nga informacionet që kam unë, deputetët nuk do të votojë heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Mesa di, mundet që pasi të kalojnë në Këshillin e Mandateve, edhe të ndahen raportet, PD-ja raport për heqjen e imunitetit dhe PS-ja jo për heqjen e imunitetit, Balluku do të japë dorëheqjen. Në seancat para parlamentit do japë dorëheqje si zëvendëskryeministre, që t’i japë shkas PS-së që të thotë që bie akuza e SPAK-ut që Balluku do të prishë provat. Edhe kështu ata nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit. Ajo do të hetohet si deputete me imunitet, do shkojë në SPAK-u dhe do kalojë në gjyq si deputete.”, tha Lesi në DritareTV./K.C/dritare.net

4 Komente

  1. F
    Fahriu

    Po ky ke Top chanel me Gridën tha qe Maxhoranca nuk do ja heqe imunitetin

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Jo more lehes. Ajo e ka marre peng palloshen,e ka fut ne thes dhe leviz gjithkund me te, njesoj si presidenti amerikan me valixhen nukleare.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daniel

        Po lehesi eshte komplet rrotae cari, kush i merr mendte e ketij letyre nkoll lehusi...

        Përgjigjjuni
        1. S
          St.tagani

          Nikua...gjithmonë bën ndonjë vezë për ç'do ngjarje politike dhe kur pritet që të dalë zogu ,Nikos i dalin të gjitha vezët lluka pa farë e gjelit....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje