Kryeministri Edi Rama njihej për angazhimin e tij publik atipik që në vitin 1990. Megjithatë në vitin 1998 ai i hyri zyrtarisht politikë ku u bë ministër i Kulturës. Për emisionin “Opinion” ai ka rrëfyer se për disa muaj me radhë që kur mori këtë detyrë nuk flinte dot natën.
“Të them të drejtën, në fillim, kur u bëra ministër kam kaluar një periudhë tre-katër muaj që nuk flija. S’flija. Isha në një hall shumë të madh. Më dilte gjumi në orën 2 të mëngjesit. S’flija më. Më dukej e gjitha një çmenduri. Përpiqesha gjithë ditën dhe pastaj më dukej çmenduri. Çfarë bëj unë këtu. Çfarë merrem. Çfarë është kjo. Kur e sheh nga jashtë është tjetër gjë. Kur fillon ta bësh vetë, është komplet tjetër gjë”, tha ai.
E vështirë zbuloi Rama ishte edhe propozimi për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Ai rrëfeu se për ta kaluar këtë dilemë e ka ndihmuar një mik italian.
“Pastaj më bënë propozimin tjetër të shkoja në bashki. Mu duk edhe ajo një tmerr. Dhe atë dilemë ma ka zgjidhur një mik italian. Unë i thashë mezi u ambientova këtu. Ai punonte këtu në Tiranë, ishte profesor letërsie shumë king. Mezi u ambientova këtu me këtë dhe tani më thonë bëhu kryetar bashkie se vetëm me ty mund ta fitojmë Tiranën. Ç’punë kam unë çfarë t’i bëj kësaj Tirane. Nuk fola fare. Në mëngjes gjeta një email që më kishte çuar, asnjë koment. Vetëm një pasazh nga Makiaveli, është një moment aty, por pak a shumë është ky që i bën një përshkrim të Italisë, jo epidemitë, jo plehrat, si të thuash, një pamje si me qenë Tirana dhe pasi ti e sheh këtë tmerr, ti nuk e pret atë që thotë. Çfarë dhurate të madhe mund të të sillte Zoti sesa mundësinë që duke pasur pushtet mbi këtë realitet, sa herë që të ndërhysh do të të duket një ndryshim i madh. Ajo më ktheu”, tha Rama.
Psiko!
E Gono, ke nai plan me I bo naj gojore Edit se ja ke pa sa e ka, a tkeqen.
Kuptohet te vish nga nentoka e Frances i palare me muaj. Nje refugjante i rendomte qe endej di barbon rrugeve te Frances. I pa shprese per jeten. Sa nuk kishte as para per blere nje prerese thojsh . Sa kur e pa dhe Fatos Nano ashtu ngeli i tmerruar sa e permendi dhe ne televizor. Dhe direkt me katapulte minister. Sdo mend i dukej cdo gje sikur po jetonte nje enderr.
Wellcome! Albania me fat tju kete kryetar bashkie apo qeverie! Vërtet, nuk keni ngjyrë Ju i nderuar! Ju uroj familiarisht suksese!