Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor 2025, 15:59Politika TEMA
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të

Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të vendoset heqja ose jo e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është shtyrë, pa u lënë një datë për mbledhjen e radhës, shkruan A2 CNN.

Gjatë mbledhjes deputetët pjesëmarrës ranë dakord që të merrnin në dorëzim, për të shqyrtuar provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre në një USB.

A2 CNN mëson se palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) ta shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete. Por me sa duket palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në.

Burime bëjnë me dije se prokurorët kanë sqaruar se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Prokuroria ka dhënë dakordësinë që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

Dosja që SPAK ka përgatitur për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut mësohet se është 10 mijë faqe. Për këtë arsye, avokati i saj ka kërkuar që të marrë 3 javë kohë për t’u njohur me të, por SPAK thotë se 5 ditë është koha maksimale.

A2 CNN mëson se Partia Socialiste është dakord me avokatin e Ballukut kërkon që mbledhja të shtyhet për në datë 19 janar, propozim që kundërshtohet nga PD, që kërkon ta zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri mësohet të ketë pyetur prokurorin e çështjes, Prençi: “Duke pasur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?”.

Ndërsa Prençi është përgjigjur: “Afati mendoj të jetë 3-5 ditë”. I të njëjtit mendim ka qenë edhe prokurorja tjetër Dorina Bejko.

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-ut, e donit ju ndërsa ne kishim frikë... Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike. Ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte... Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç'ju gjen...?”. 

9 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:.!,;:

    Publikojeni usb online , edhe te Beles edhe te Lalit , ta marre vesh populli a kane futur duart keta ne leket e popullit apo i akuzojne kot dhe fajin e ka Saliu !!!

    Përgjigjjuni
    1. i
      ismail qemali

      10,000 faqe per tre dite??? Arrogance a dhjere. tendnencjoze.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dibra e Madhe

        Patllakja familje e njohur bp te UDB dhe sig shtetit me role te dyfishta.Mjere shteti dhe njerezit nga kush perfaqesohet

        Përgjigjjuni
        1. i
          idioti

          si mund te studiohet nje material me 10 000, e perseris me 10 000 faqe per 5 dite, bije te lexohen e mbahen shenime per cdo faqe 2000 faqe ne nje dite tani per sa dite i ka pergatite dumi. nuk jane te gjithe me intelekt si bardhiu (vrasesi) I PJERIN XHUVANIT OSE TE ZGJUAR SA STRAZIMIR ALLTIA. ME SIGURI SPAK-SKA[PI IA KA DHENE GRUPIT TE BERISHES NEPERMJET ZEDHANSES SE BERISHES NE SKAP KLODIANA LALA. edhe nje here te na spjegoje prenchi(jo shemsi) si studiohen 2000 faqe per nje dite dhe duhen mbahen shenime. nuk jane te gjithe te zgjuar sa prenchi, bardhi braho e strazimir alltia, a k ndonje specialist te te lexuar qe te na spjegoje propzimin idit : 10 000 faqe mund te studiohen per 3-5dite. nje njeri i tille ose eshte injorant ose i mohon te drejte te pandehurit te njifet me akuzen po ndiqet e njeejta rruge persekutimi si me veliajin

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spaku Berrishes

            Nuk i hiqet as mandati dhe as posti ..... SPAK eshte vegel e Bufit te kenetes. Réflexion. Saimir Tahiri ministri i brendeshme nga me te sukseseshmit ne burge. Erion Véliajt kryebashkiaku me i sukseseshem ne burge Belinda Balluku ministre me e suksesesheme ne burge... Kjo tregone qe njerzit nuk duan zhvillim duan baben , eshte nje sinjal i keq qe kush kerkone te punoje burge burge burge. Spakist mos u béni qesharak si shefi juaj shoku Sali ... Bufi i pandehur per korrupsion ku denimi shkone 7-12 vjet burgim i lejohet dalja jashte, ndersa zonja per mos barazi ne tender ku denimi shkone ne 1 vite burgim i ndalohet kur eshte dhe ministre....haaaaaa do ta kujtoni Aranit Çelen keta jane me diktator

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Pse ngutet SPAK-u?Kur provat i ka ne dore,si ka mundesi ti prishe Znj.Belinda?Zoterinj prokurore dhe ju opozitare,lerini problemin te qete,jepuni kohen qe kerkohet dhe pastaj te vendoset.Do te jeni me profesional dhe te sigurt ne veprimet tuaja.Vetem hakmarrja behet e nxituar ndeshkimi behet duke i degjuar e arsyetuar ngadale

              Përgjigjjuni
              1. s
                skap-i

                kujdes strazoja nuk hyn ne mbledhje pa allti qysh kur e ujdisi me rryp noka(arben)

                Përgjigjjuni
                1. L
                  L

                  Cerja ketyre horrave te Saliut tregon qe jan keta per ne burg,jo Belina.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    G

                    Bravo ju kjoft ketyre horrave te Saliut ne Spak,paguhen 90 mij dollar ne vit per te kopjuar thashethemet e tij.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje