
Shqiptarja.com shkruan se publikimi i atyre përgjimeve zbulon një prapaskenë shumë të rëndë të ndodhur para një muaji, mbi të cilën prokurori Altin Dumani duhet të hapë një hetim
Më datën 9 mars 2025, brenda më pak se 48 orëve, përmbajtjet e përgjimit të realizuara nga SPAK brenda qelisë së Erion Veliajt, përfunduan në portalin Syri: si është e mundur? Kush e informoi median e familjes Berisha mbi atë që po përgjohej në burgun e Durrësit dhe që duhej të mbetej sekret? Publikimi sot i atyre përgjimeve në faqet e Syri.net, zbulon një prapaskenë shumë të rëndë të kësaj çështjeje mbi të cilën prokurori Altin Dumani duhet të hapë një hetim. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të identifikuar ndonjë "spiun" të mundshëm brenda strukturës së SPAK-ut të lidhur me një forcë politike, por për të mbrojtur imazhin dhe integritetin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Ngjarja nis më 7 mars 2025, kur Erion Veliaj, duke folur nga kabina telefonike e burgut të Durrësit, i thotë vëllait dhe gruas se ka mësuar nga 3 dëshmitarë se për "kokën" e tij është kërkuar një shumë e madhe parash. Janë ditët para gjyqit të Apelit që mund të rezultojë vendimtar për ndryshimin e masës së sigurimit. Sipas përgjimeve të atyre ditëve të publikuara sot nga portali Syri, gjatë bisedave të përgjuara nga SPAK flitet për një shumë "2 milionë euro", edhe pse kjo pjesë e përgjimeve me shifër konkrete nuk është publikuar si faksimile. Sipas përmbajtjes së publikuar gjithsesi, "në orën 09:31 të 7 marsit 2025, Erion Veliaj i kërkon Ajolës të bisedojë me Meron dhe me KM-në dhe t’u marrë një këshillë, pasi Erioni dëshiron të dijë nëse në postimin e fundit të së hënës duhet të tregojë, pa dhënë shumë detaje, se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, ai e përserit sërish frazën: ‘Pra është ofruar një shumë, erdhi dikush dhe tha: ‘ne po t’na e paguash këtë, sa ka paguar ai që do të të fusë brenda, e zgjidhim. Tani, pyetja është: ta nxjerrim këtë apo jo?’"
Përgjigjja i vjen më pak se dy orë më vonë: “Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbër Veliajn (vëllain), i cili i thotë se ka biseduar me 'shokun M' dhe se ky i fundit i ka thënë se është një lëvizje e dëshperuar dhe jo e mirë, pasi së pari duhet të bëhet kallëzimi, pastaj nga dëshmitarët, e më pas nga ti (Erioni)."
Pra, sipas këtyre bisedave të 7 marsit, rezulton se këshilla që ka marrë Veliaj ka qenë që të mos e publikojë fare historinë mbi kërkesën për pagesë, pasi do të dukej si një "lëvizje e dëshpëruar". SPAK regjistron gjithçka. Erion Veliaj e pranon këtë këshillë dhe nuk bën asnjë postim mbi pretendimin për pagesë, madje nuk e përmend as gjatë intervistës me Report TV, e cila transmetohet po atë ditë. Por dy ditë më vonë, është opozita që e nxjerr në dritë këtë informacion. Portali Syri, në orën 15:42 të datës 9 mars, publikon një artikull të dyshimtë me titullin: "Erion Veliaj, miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për ta liruar?". Në tekstin e artikullit, portali i familjes Berisha shkruan: "Disa burime konfirmojnë se Erion Veliaj po ofron miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për të ndryshuar masën e sigurisë. Burimet bëjnë me dije se shumat e ofruara nga Veliaj janë aq marramendëse, sa që gjyqtari Engert Pëllumbi, afërmendsh, mezi po pret të vijë dita e martë".

Artikulli i Syrit i publikuar më 9 mars 2025
Cilat janë "burimet" që i zbulojnë Syri-t përmbajtjen e një bisede të përgjuar nga SPAK vetëm dy ditë më parë në burgun e Durrësit? Sot është e qartë që në atë bisedë të përgjuar nuk bëhet fjalë për ndonjë plan të Veliajt për të korruptuar gjyqtarin e apelit Engert Pëllumbi, i cili do të vendosë mbi fatin e tij, por që dikush tjetër i ka çuar atij një ofertë për "ta zgjidhur". Një ofertë që, sipas asaj që shkruhet në përgjime, nuk është marrë as në konsideratë nga Veliaj: pyetja që Veliaj shtron është vetëm nëse ta denoncojë publikisht apo jo këtë ofertë korrupsioni. Kush është, pra, spiuni që informon portalin kryesor të opozitës për atë bisedë të përgjuar në burg? Kush ka qenë në dijeni të atyre përgjimeve, përveç SPAK-ut?
Një pikë tjetër e rëndësishme për të sqaruar është gjithashtu nëse ky informator ka transmetuar përmbajtjen e saktë të përgjimit (duke përfshirë edhe refuzimin e Erion Veliajt për të paguar), dhe pastaj Syri e ka shtrembëruar sikur të ishte një plan korruptiv i ideuar nga Veliaj? Apo nëse ka qenë vetë informatori ai që i ka ofruar Syri-t një informacion të manipuluar, edhe pse i bazuar mbi një përgjim real?
Një përgjigje mund të vijë nga mënyra se si Syri, dhe një media hibride e tij, e kanë paraqitur sot atë episod, i cili me shumë gjasë i referohet një oferte korrupsioni që ka mbetur në nivel thashethemi dhe të paprovuar. Saktësisht siç ndodhi dy ditë pas përgjimit, edhe sot Syri e paraqet atë bisedë nga burgu me titullin: "PËRGJIMET / Erion Veliaj inskenoi pagesën 2 milionë euro". Edhe këtu, pra, manipulimi i njëjtë si më 9 mars. Në realitet, siç kemi parë, nuk ka pasur asnjë "inskenim" pasi kjo ngjarje nuk është publikuar kurrë nga Erion Veliaj por vetëm nga Syri.
Por dallimi i madh është që më 9 mars, atë përgjim e njihte vetëm SPAK. Si ka mundësi që përfundoi menjëherë edhe në duart e gazetarëve të Sali Berishës?

Artikulli i Syrit i publikuar më 5 prill 2025
Dumani nuk mundet te hetoje vehten. Ai eshte koka e skandalit. Por tymi do ti dale atij dhe bandes se Saliut ne Spak. FBI do ta hetoje kete skandal.
FBI-ja ka pune me te rendesishme se re merret me thashefhemet shqiptare!! Amerikanet kane njerzit e tyre ne SPAK,dhe atyre qe u duhen informacionet e sakta,prapavijat e disave qe abuzojne me pozicionet e tyre ne SPAK,ata i marrin ato informacione,dhe me siguri arrijne konkluzionet e tyre,por nuk aktivizojne FBI-ne per lojra te pista politike shqiptare. Nje gje eshte e sigurt per mendimin tim,figurat kryesore te SPAK-ut,nuk kane interes te behen vegel e nje subjekti politik,dhe te rrine indiferente,diçka do bejne, per te siguruar,pikerisht, mbeshtetesit kryesore te SPAK-ut ne Shqiperi,qe se fundmi jane rikthyer aktive ne Shqiperi,se nuk lejojne te demtohen nga elemente te infiltruar ne organet e tyre per qellime politike,ndonje koke do bjere,sepse edhe pse po flitet per hakerim,gjithsesi te sigurosh informacione nga hetime ne vazhdim e te sekretuara,ne menyre kriminale, dhe ti publikosh duke i manipuluar pergjimet ne fjale eshte aksion penalisht i ndeshkushem,dhe besoj se kreret e SPAK-ut nuk kane interes te mbyllin syte,dikush do pergjigjet,ne nje menyre apo ne tjetren.
O Spak po ju del boja me keto lodra...dhe me vjen keq sepse besuam te ju por kishim harruar kengen * bij cobanesh neve jemi dhen e dhi kullotur kemi*
Nje fakt ne teper we verteton se drejtesia eshte organizem ne duart e bandes se non gratave.
Cfare te bej dum dumani me pare,ti sherbej saliut apo te hetoj.Dumdumi dhe drejtesia duhet te filloj nga INA RAMA qe ka ngritur ne detyre naziskinin DADO pa plotsuar kriteret dhe pastaj me keto pergjimet e arrestimet e PS dhe mos arrestimet e hetimet e dosjeve qe dumdumi i ka pasur me vite ne dore por qe nuk ja mban suma nga frika e sali kriminelit
E thene qarte ...E.Veliaj i kane kerkuar 2 milione per ta nxjere , pasi dikush ka paguar nje shume per te arrestuar E.Veliaj .....e thjeshte fare SPAK i Nesti Angonit duhet te pyesi kush eshte personi qe i ka kerkuar 2 milione , dhe kush eshte personne qe ka paguar per burgosjen e E.Veliaj ....dhe vepra e dyte penale eshte kush i ka nxjere komunikimet , nese SPAK nuk veprone del qarte qe eshte ne sherbime te familjes kriminale Berrisha.
Pse çfarë ka per tu çuditur????????????? Ushtarët e sali qenit janë 80% dhe domosdo ai do t'i marrë i pari. Le të bertase sa të dojë Rama e ka kot. Këtu as ka patur as do ketë ndonjëherë drejtesi. Këtu ka vetëm ngopje me lugë bosh.
Altin Dumani do te mbahet mend si kryeprokurori qe i trembur nga kercenimet e Berishes u vu ne sherbim te tij , biles ne pikun e fushates elektorale.
Mbase kot I paguen ato rroga SPAKUT. Nuk e bën dot . Të njëjtën gjë bënin edhe më përpara se të krijohej SPAK. Jepej fajësia apo pafajësia në bazë të parave që kalonin nën dorë . Në një sistem ku ZOTI është paraja , të luftosh kundra ZOTIT , është e pamundur.
Normal qe FBI mesiguri do te nxjeri te verteten mbi zbardhjen e ceshtjes ne fjale ! Por mos te harojme dhe hackerat e kriminelit penecilines sali ! jane aktive ne vite te tera ! mos tju duket habi qe mbasi askush nga Prokuroret e SPAK ska gishte ne kete ceshtje ! por mbase ? hackerat profesional te Serbise apo te Rusise qe jane ne sherbim te kriminelit penecilines sali !
Normal qe FBI mesiguri do te nxjeri te verteten mbi zbardhjen e ceshtjes ne fjale ! Por mos te harojme dhe hackerat e kriminelit penecilines sali ! jane aktive ne vite te tera ! mos tju duket habi qe mbasi askush nga Prokuroret e SPAK ska gishte ne kete ceshtje ! por mbase ? hackerat profesional te Serbise apo te Rusise qe jane ne sherbim te kriminelit penecilines sali !
E pamundur të pastrohet drejtësia shqiptare nga kërmat e sali malokut,të cilët janë të shumtë gjersa kanë arritur të depërtojnë edhe në SPAK.I pafalshëm ky qëndrim i kryeprokurorit që në stafin e tij ka prokurorë që dekonspirojnë dosjet sekrete të prokurorisë së posaçme dhe ky nuk hap një hetim për ta gjetur atë pis prokuror që është në shërbim të malokut nga Viçidoli.Nqse ke vullnet e merr përgjegjësi mbi vete e gjen menjëherë atë maskara të tipit Ols dado apo bulloni.Nuk ndodh kështu në asnjë vënd të botës.SPAK-u po i zhgënjen shqiptarët,kështuqë po u daravitet besimi që kishin tek ai.sali maloku ka më shumë se një vit që është akuzuar për korrupsion dhe akoma nuk po e çojnë në gjykatë për ta gjykuar qenin.Çfarë. bëjnë,mos flejnë mbi dosje ?Nga ky veprim i prokurorisë së posaçme që po e zvarrit çështjen dyshimet janë se po e bën me qëllim,për ta nxjerrë shpellarin me afate të tejkaluara në gjykim,dmth për ta liruar nga akuzat.Turp për atë prokurori që nuk po e bën punën për të cilën u krijua.
Nuk ju bejne pershtypje faktet e miliona eurove ?, ju djeg me teper pyetja "nga e mori vesh opozita" ??!! Ju qofshi....